• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A po luhet një version i ri i filmit “Ballë për ballë”?

by Alfred Peza
28/03/2019 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza/

Arben Imami nuk është më pjesë e “kastit” të aktorëve politikë të Tiranës, për të menduar automatikisht se mund të jetë protagonist, edhe në versionin ri postkomunist të filmit “Ballë për ballë”. Regjisorët e opozitës akutale në Shqipëri, preferojnë prej disa vjetësh, të provojnë talentet e reja që ato kanë promovuar në skenën kombëtare të aktrimit politik.

Ismail Kadare, nuk ia ka ngenë sherrnajave të përjetëshme, ndaj edhe kur rikthehet nga Parisi në Tiranë, preferon shëtitjet dhe meditimet e tij për gjërat sipërane të një bote tjetër. Ndaj, as nga gjeniu i letrave shqipe, nuk pret kush që të ulet për të shkruar. Skenaristët e rinj të politikës shqiptare, nuk kanë shumë kohë për të shkruar. Në epokën e teknologjive digjitale dhe të raporteve të reja gjeapolitike, e rëndësishme me sa duket është që të veprosh.

Ka disa kohë që në qiellin e zhvillimeve shqiptare, përveç erërave euratlantike, ka nisur të thuhet nga “sinoptikanët” e realpolitikës e të sferave më të padukshme të diplomacisë dhe shërbimeve të sigurisë, se kanë nisur të ketë vranësira të ndryshme me ndikim rus. Plot një vit më parë, më 26 mars 2018, ministria për Europën dhe Punët e Jashmte të Shqipërisë njoftoi se i kishte komunikuar ambasadorit të Federatës Rusë në Tiranë, Aleksandër Karpushin, notën verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, “veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik”.

Pak muaj më vonë, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, se “ne jemi të shqetësuar nga dëshira për të hapur një linjë tjetër konfrontimi në Europë, kësaj here në Ballkan. Shteteve të rajonit po u kërkohet me insistim të futen në NATO. Duke përsëritur mantrat për papranueshmërinë e çdo lloj ndërhyrjeje në çështjet e tyre të brendshme, liderët europianë dhe amerikanë janë duke bërë personalisht fushatë për futjen e vendeve të Ballkanit në Aleancën Euroatlantike”, NATO.

Një vit përpara kësaj, në qershor 2017, Mali i Zi ishte bërë vend anëtar i NATO-s. Disa muaj pas deklaratës së Lavrov, në shkurt 2019 Parlamenti i Shqipërisë votoi protokollin e pranimit të Maqedonisë së Veriut, në NATO. Në të dyja këto vende, përpara këtij hapi historik për stablitetetin e Ballkanit, u zhvillua i njëjti skenar: Në Parlamentet e Podgoricës dhe Shkup, u sulmuan forcat pro perendimore në pushtet apo në opozitë, me skenarë eleminimi fizik, me qëllim destabilizimin e këtyre dy vendeve fqinjë.

Ministri i Jashtëm malazez Srdjan Darmanoviç i tha Zërit të Amerikës se “vendet e NATO, të udhëhequra nga SHBA, mbështesin hetimet e autoriteteve të vendit të tij për “komplotin e organizuar nga Rusia për rrëzimin e qeverisë malazeze dhe për bllokimin e anëtarësimit të vendit në NATO”.

Në qershor të këtij viti, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin të marin datën e çeljes së negociatave për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Europian. Përpara kësaj, Shkupi dhe Athina arritën pas mbi dy dekada negociatash, një marrëveshje historike që i dha fund problemeve dhe pretendimeve historike mes tyre. Serbia dhe Kosova janë në ngërç për procesin e dialogut për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët, për problemet dhe pretendimet e së shkuarës, për ti hapur rrugë në këtë mënyrë, të ardhmes.

Parlamenti Europian votoi pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët janë të fundit në Ballkanin Perendimor që nuk përfitojnë nga lëvizja e lirë. Serbia sipas Presidentit Vuçiç dhe për shkak të lidhjeve historike me Moskën, nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO. Por Beogradi kërkon të avancojë me procesin e anëtarësimit në BE, ku është përpara Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në gusht të 2018, Kryeministri Edi Rama shkruante në profilin e tij në Facebook se “Këshilli i Atlantikut të Veriut i NATO, institucioni kryesor politik vendimarrës, ka vendosur të investojë 50 milionë euro, për të modernizuar bazën ajrore në Kuçovë”. Kjo bazë do ti shërbejë Shqipërisë si dhe do të mbështesë operacionet ajrore të NATO-s për furnizim, mbështetje logjistike, mbikqyrje ajrore, trajnime dhe ushtrime.

Disa javë më parë, në Komisionin Parlamentar të Sigurisë mediat cituan shefin e shërbimit sekret shqiptar (SHISH) Helidon Bendo, që të jetë shprehur me dyer të mbyllura, se gjatë vitit 2018 është vërejtur një rritje e tentativës nga Rusia, për të rritur influencën në vendin tonë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se “nuk është e rastësishme që më 16 Shkurt (2019) të organizohej protestë edhe në Tiranë, edhe në Podgoricë, edhe Beograd. Nuk është e rastësishme që edhe më 16 Mars, të kishte protestë edhe në Podgoricë, edhe në Beograd, edhe në Tiranë. Madje dhe formën e protestës tashmë po e spostojnë sipas formës së protestës atje. Nuk do ta bëjnë më 13 Prill ditën, por do ta bëjnë natën. Ashtu siç janë porositur për t’u bërë edhe atje”.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës që po heton “vërtetësinë e shpenzimeve monetare të kryera nga subjekti politik Partia Demokratike në fushatën elektorale të vitit 2017”. Sipas saj “nga letërporositë e mbërritura nga SHBA dhe Skocia rezultojnë në mënyrë të qartë pagesat e bëra dhe të padeklaruara, çfarë nënkupton se subjekti nuk ka bërë deklarime për këto veprime në shumën prej 650 mijë dollarësh për efekt lobimi në SHBA, në kundërshtim me ligjin. Përveç kompanisë “Stonington Strategies” pjesë e “Muzin Capitol Partners” të lobistit Nik Muzin, ka dalë në skenë kompania “Biniatta Trade LP”, në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në parajsa fiskale e me pronarë shtetas rusë, që ka paguar 150 mijë dollarë dhe që është kontraktuar për një shërbim prej 950 mijë dollarësh.

Revista amerikane “Mother Jones” që e botoi e para skandalin, shkruan se “lidhjet nuk tregojnë përfshirjen e qeverisë ruse, por mbështetjen financiare që “Biniatta Trade” i dha PD erdhi pasi Lulzim Basha filloi të bashkohej me retorikën nacionaliste anti-Europiane që Rusia po përhap në Ballkan.” Mediat ruse pranë Kremlinit kanë qenë shumë më të pranishmë muajt dhe javët e fundit në Shqipëri ndërsa RT pranë Putinit ka transmetuar live protestën e opozitës shqiptare pas djegies së mandateve dhe daljes nga sistemi Parlamentar, si kurrë më parë në historinë e ndonjë demokracie tjetër në botë. Rastësi ose ironi e fatit, por edhe kolona zanore e filmit “Skënderbeu” që shoqëron momentet kulmore të protestavë të opozitës përpara Parlamentit, është xhiruar në pjesën më të mirë të skenave në Rusi dhe nga regjisore e aktorë rusë.

Kjo është fabula “politike” e një versioni të ri të filmit “Ballë për Ballë”, që tregon historinë e dashurisë dhe ndarjes së Shqipërisë së Enver Hoxhës, nga rusia komuniste. Nëse në versionin monist, filmi mbyllet me skenën e largimit të nëndetëseve sovjetike nga baza e Pasha Limanit. Në versionin pluralist, nëse ka vërtetë një dorë të padukshme ruse në të gjitha zhvillimet që po ndodhin në Tiranë në prag të marjes së dates për çeljen e negociatave me BE, atëherë vendin e nëndetëseve do ta zenë liderët e partive që me apo pa dashjen e tyre, po marin drejtimin e gabuar në raport me projektin strategjik euroatlantik të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një lolo në oborrin e shtypit të oligarkëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

April 2, 2026
“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

April 2, 2026
Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?

April 2, 2026
Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

April 2, 2026
Ahmeti: Shumica e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut nuk përfaqëson legjitimitetin e shqiptarëve

Ali Ahmeti letër të hapur: Shqipja nuk negociohet. Çdo tentativë për ta kufizuar, minon rendin kushtetues

April 2, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

“Kam që në shkurt që kërkoj ministrin e Bujqësisë”, Braçe: M’u deshën 6 javë të mesoja se sot ndodhet në Kosovë

April 2, 2026
150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

Brussels Morning: Përdorimi i tepruar i paraburgimit në diskutimet mes BE dhe Shqipërisë

April 2, 2026
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

Tentoi të vriste me armë zjarri një 21-vjeçar, arrestohet autori dhe përkrahësi i tij

April 2, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Dosja “Partizani”, Malltezi: Është hequr CD-ja me fjalët e Ramës e Ballës. Kjo tregon frikë!

April 2, 2026
“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In