• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A po largohet sërish Ilda Bejleri nga programi në televizion?!

by Java News
07/06/2020 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një video e re, që tregon rikthimin e emisionit “Procesi sportiv” në ekran, ka nxitur dyshimet se moderatorja Ilda Bejleri është larguar nga “Top Channel”.

Aty thuhet se pas tre muajsh pezullim për shkak të pandemisë do të fillojë sërish transmetimi, por do të jetë vetëm Edi Manushi, Alesia Bami dhe analistët. Në postim mungon Ilda Bejleri dhe kjo shton dyshimet e zërave që qarkulluan disa ditë më parë, se do të largohet nga ky televizion.

Kujtojmë se verën e kaluar i dha fund rrugëtimit më shumë se 10-vjeçar në “Digitalb”, pas një përplasjeje me Dritan Shakohoxhën. Mbetet për t’u parë nëse Ilda do të mungojë te “Procesi” apo jo, ndërkohë që flitet se ka nisur negociatat me televizionin “Klan”.

Disa ditë më parë, ajo deklaroi se nuk po shfaqej në ekran, pasi programi ishte pezulluar nga pandemia e koronavirusit, por nuk dihet çfarë ndodhi që nuk u përfshi në postimin e Manushit. Aludimet se Ilda mund të largohej nga “Top Channel” erdhën pasi u pa në një foto pranë Ardit Gjebresë, në studion e tij në “Tv KLan”.

Më pas rezultoi se ajo ishte bërë pjesë e sfilatës së stilistit Joni Peçi. Kësaj here në rolin e modeles, ajo dëshmoi se i ishte rikthyer buzëqeshja pas javëve traumatike që kaloi gjatë karantinës, ku mes lotësh deklaroi se po vuante nga ankthi dhe depresioni. Tashmë që jeta po rifillon pak nga pak, edhe Ilda ka lënë pas jetën e zymtë dhe lotët, për t’iu rikthyer haresë së jetës dhe biznesit, një qendër estetike ku flitet se ka investuar shumë para.

Ilda është komentuar jo pak para karantinës, duke filluar nga largimi prej vitesh nga “Digitalb” dhe konflikti me Dritan Shakohoxhën, aksidenti i përfolur i një gruaje, edhe deri te biznesi luksoz. Të gjitha këto ngjarje në jetën e saj nuk kaluan pa bujë dhe reagime nga vetë Ilda, deri në momentin e izolimit në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit. Le të shohim nëse Ildën do ta shohim në ekran me tjetër projekt dhe tjetër televizion.

Panoramaplus.al

Next Post

Transporti publik në Shqipëri rihapet në 15 qershor, dalin detaje se si do të funksionojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj nderon Ismail Qemalin: Aspirata e etërve themelues, e vetmja strategji kombëtare

Begaj nderon Ismail Qemalin: Aspirata e etërve themelues, e vetmja strategji kombëtare

January 16, 2026
Analiza/ Çfarë do ta rrëzonte regjimin në Iran?

Analiza/ Çfarë do ta rrëzonte regjimin në Iran?

January 16, 2026
Kthesë në marrëdhëniet Kinë-Kanada, kryeministri Carney takohet sot me Xi Jinping

Kthesë në marrëdhëniet Kinë-Kanada, kryeministri Carney takohet sot me Xi Jinping

January 16, 2026
SHBA-të mund ta blejnë Groenlandën? S’është çudi. Tradita amerikane në blerjen e territoreve

SHBA-të mund ta blejnë Groenlandën? S’është çudi. Tradita amerikane në blerjen e territoreve

January 16, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Vendimi i Trump për vizat, Zogaj: Duket sikur hanë qyl, por shqiptarët drobiten me 3 punë në Amerikë

January 16, 2026
U zgjodh drejtuesi i SPAK, Dumani “i dorëzon çelësat”, Klodjan Braho merr detyrën në krye të Prokurorisë së Posaçme

Vendimi i GJK, gazetari: SPAK u merrte njerëzve telefonin në rrugë dhe nxirrte të dhënat në pazar, tani kufizohen

January 16, 2026
Hartat/ Çmimet e reja të referencës do të zbresin edhe në fshat; Barazohen me referencat e rretheve

Hartat/ Çmimet e reja të referencës do të zbresin edhe në fshat; Barazohen me referencat e rretheve

January 16, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS në Pallatin e Brigadave, zbardhet axhenda e plotë

January 16, 2026

Nga monarkistët te muxhahedinët, kush janë grupet opozitare që sfidojnë Ajatollahun në Iran?

January 16, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat në rritje

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat në rritje

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In