• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A po kthehen në politikë ish gjyqtarët e flakur nga Vetting-u?

by A R
24/01/2021 16:44
FOTO ILUSTRUESE

FOTO ILUSTRUESE

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokrat Hoxha/

Vetëm pak orë më parë në Tiranë, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, lëshoi një apel të fortë në drejtim të partive politike shqiptare, që në zgjedhjet e 25 prillit, të mbajnë larg nga lista e kandidatëve për deputet individë të korruptuar. Shqetësimi i ambasadores amerikane në Tiranë, duket se lidhet me një seri emrash që kanë filluar të qarkullojnë në listat për kandidatë për deputetë, të cilët mbartin mbi supet e tyre afera korruptive duke filluar që nga sistemi i drejtësisë, e deri në fushat e biznesit apo sfera të tjera. Apeli i ambasadores duket se i bashkangjitet edhe një shqetësimi gjithnjë e më të gjerë publik, pasi është vërejtur se shumë personazhe të botës së drejtësisë, duke filluar që nga ish-prokurorë apo ish- gjyqtarë, po tentojnë personalisht, apo duke mbështetur persona të trungut të tyre familjarë, që të hyjnë në politikë, duke marrë fillimisht një mandat deputeti në zgjedhjet e 25 prillit.

Mjafton të shqyrtosh pa ndonjë lupë të madhe listat e prezantuara nga eksponentë të opozitës, sidomos të LSI, për të vërejtur se mjaft familjarë të ish prokurorëve apo ish gjyqtarëve, të cilët, falë vettingut, kanë dalë jashtë sistemit të drejtësisë si të korruptuar, për të kuptuar se kjo armatë të korruptuarish që bënte para duke bërë biznes me drejtësinë, tashmë po riorganizohet për të shtënë në dorë politikën. Sidomos në nivelin legjislativ. Problemi nuk qëndron vetëm në faktin se ata po përpiqen për hakmarrje ndaj vettingut që i nxori ‘lakuriq’ në sytë e publikut se sa të korruptuar ishin. Por ata synojnë në thelb minimin e të gjithë procesit të reformës në drejtësi, duke filluar së pari me kapjen e votave në parlament.

Grupimi ‘Ish prokurorët dhe ish gjyqtarët e Bashkuar’ dhe ‘Opozita e Bashkuar’

Përpara se të vijmë te synimet e këtij grupimi që po përpiqet të riorganizohet, fillimisht duhet të shohim drejt e në sy faktin se ‘krekosja’ e tyre vjen nga një mbështetje e fuqishme politike në kampin e opozitës. Vetë liderët politik të opozitës, duke filluar nga maja e piramidës së shtetit, e deri te partitë politike të “Opozitës së Bashkuar”, duhet t’u shlyejnë borxhet që kanë ndaj tyre. Për disa dekada në vend, këta ish prokurorë dhe ish gjyqtarë kanë qenë mburoja e parë e tyre ndaj aferave korruptive të këtyre politikanëve. Ishin pikërisht këta ish prokurorë dhe ish gjyqtarë që i kthyen këta politikanë në të ‘paprekshëm’ nga ligji, pavarësisht bëmave dhe gjëmave të tyre ‘ditën për diell’. Kjo solli në zhbërje të fuqisë së ligjit ndaj kësaj kategorie politikanësh.

Në këmbim të heshtjes si ‘fija e barit’, ish prokurorët dhe ish gjyqtarët të nxjerrë jashtë sistemit si të korruptuar, filluan të vinin pasuri duke bërë biznes me drejtësinë. Prishja e kësaj skeme me hyrjen në fuqi të reformës në drejtësi, e posaçërisht të vettingut, bëri që politikanët e opozitës, bashkë me ‘ish prokurorët dhe ish gjyqtarët e Bashkuar’, të ktheheshin në armiqtë më të egër të reformës në drejtësi. Të bënin shantazhe nga më të ultat për ta sabotuar atë. Të sulmonin me dhunë institucionet e shtetit, vetëm se ishin kundër reformës në drejtësi. Gjeneruan dhunë dhe konflikt social në shoqërinë shqiptare, vetëm se ishin kundër reformës në drejtësi. Tentuan të deligjitimojnë proceset kushtetuese dhe institucionale të vendit, duke ikur nga Kuvendi dhe duke bojkotuar zgjedhjet, vetëm se ishin kundër reformës në drejtësi.

Tashmë është koha që grupimi ‘Ish prokurorët dhe ish gjyqtarët e Bashkuar’, t’i kërkojnë borxhin “Opozitës së bashkuar”, që t’i fusë në lista si kandidatë për deputet. I gjithë ky turravrap aleance qartëson se në thelb, sistemi i drejtësisë, para reformës në drejtësi, ka qenë thjeshtë një instrument në dorën e politikës, dhe tashmë politika po tentohet të kthehet në instrument të grupimit ‘Ish prokurorët dhe ish gjyqtarët e Bashkuar’.

Përse ky shqetësim?

Në fakt, kjo aleancë e re që po kristalizohet mes personazheve të flakura nga sistemi i drejtësisë si të korruptuar dhe partive të opozitës, nuk është diçka që duhet të neglizhohet. Kjo aleancë ka mjete monetare në miliona e miliona euro. Influencë me botën e krimit me të cilën ka filtruar dhe bërë biznes. Kanë dosje për shantazh. Duke pasur këto asete, por sidomos miliona euro, mund të përpiqen të blejnë zgjedhjet, me po atë lehtësi që shitën drejtësinë.

Dy ditë më parë, kryeministri Rama, ngriti shqetësimin e kësaj aleance mes ish prokurorëve dhe ish gjyqtarëve të korruptuar me partitë e opozitës, e deri dhe me kreun e shtetit. Kjo duket se është vetëm ‘maja e ajsbergut’. Damkosja e tyre si të korruptuar dhe nxjerrja nga sistemi i drejtësië i këtij grupimi është një hap pozitiv. Por duket i pamjaftueshëm për t’i ndaluar të bëjnë dëme siç kanë bërë deri më tani. Ata vijojnë t’i kenë pasuritë e tyre e milionat e deklaruara dhe të padeklaruara, pavarësisht se janë nxjerrë nga sistemi si të korruptuar. Janë pikërisht këto miliona që dyshohet se do të hidhen në zgjedhje me qëllim zhvatjen e mandateve parlamentare.

Ky grupim kërcënon seriozisht jo vetëm sistemin parlamentar, por mbi të gjitha reformën në drejtësi. Për sa kohë ata vijojnë të gëzojnë pasuritë e ndërtuara mbi korrupsionin, për aq kohë ata do vijojnë që milionat e tyre ti fusin në lojë për të mos dalë tërësisht jashtë loje. Individët e certifikuar si të korruptuar janë një problem serioz jo vetëm për shoqërinë, por dhe për vetë sistemin demokratik të vendit. Ata e njohin mekanizmin dhe për këtë arësye do tentojnë të ‘blejnë zgjedhjet, ashtu siç shitën drejtësinë’.

Next Post
Basha ‘harron’ akuzat për lojërat e fatit, vendos PD-në e Vlorës në pronat e atij që i lakonte emrin

Basha 'harron' akuzat për lojërat e fatit, vendos PD-në e Vlorës në pronat e atij që i lakonte emrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

July 31, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Time Out”: Nga frika te mahnitja, përshtypjet e një turisteje britanike në Shqipëri

July 31, 2026
Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

July 31, 2026
Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

July 31, 2026
Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

July 31, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

Fund karburanteve anonime? Çdo litër do të gjurmohet nga importi deri te pompa! Qeveria aktivizon sistemin e ri

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com