• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

A po kërkon Shqipëria ndryshim kufinjsh me Greqinë?

by
19/05/2015 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi

Shtypi grek vijon të pickojë nervin e zbuluar të marrëdhënieve shqiptaro-greke, duke i paraqitur ato nën optikën e një komploti tresh, i cili përfshin tashmë edhe Turqinë. Këtë thoshte dje gazeta e njohur Kathimerini në një shkrim të sajin. Reagimi normal i Tiranës zyrtare ndaj kërkimeve për naftë në bregdetin Jonian, është përjetuar si një sfidë e hapur nga një palë e cila rregullisht është mësuar t’i shohë shqiptarët si bujq ose shërbëtorë, pa dinjitet kombëtar dhe të qeverisur nga forca politike që nuk janë mësuar të ngrenë zërin kundër Athinës zyrtare.

Greqia e sotme e konsideron me rëndësi dyfishe kërkimin e naftës në detin Jon. Megjithëse mes dy vendeve nuk ka ende një marrëveshje detare, pala greke, e ndodhur në nevojë urgjente për burime financiare, sheh tek kuadratet e Jonit, një mundësi të artë për të shtuar të ardhurat në buxhetin e rrënuar të shtetit. Nga ana tjetër, duke ngulur platformat e çpimit të naftës në detin para Himarës, fqinjët tanë jugorë afirmojnë indirekt edhe të drejtën që reklamojnë mbi këtë pjesë të territorit shqiptar. Një prani platformash detare në horizontin përballë brigjeve të Qeparoit, Borshit e Vunoit, do të transmetonte tek banorët e kësaj zone një ide edhe më të fortë të “helenizimit” të kësaj toke. Tani grekët po e paraqesin veten si viktimë e një komploti të stisur shqiptaro-turk, duke futur në valle vizitën e fundit të presidentit Rexhep Taip Erdogan. E cila, për hir të së vërtetës, la në opinionin publik shqiptar një vazhdë polemikash, më shumë sesa tregoi ndonjë lloj aleance të fshehtë kundër Athinës.

Përtej notës së protestës që pala shqiptare bëri ndaj kërkimeve për naftë në detin Jon, Tirana duhet të jetë e përgatitur për shpërfilljen që Athina mund t’i bëjë pretendimeve shqiptare për respektim të ligjeve e konventave ndërkombëtare. Situata mund të përshkallëzohet mes dy vendeve dhe nuk përjashtohet që presioni politik grek të vijë në rritje. Në raste të ngjashme, shumëkujt i vjen në mendje Fshesa e famshme, që mbushte autobusët me emigrantë shqiptarë të përzënë nga policia greke. Por nëse kjo qasje ka vite që s’përdoret, kartat në dorën e palës greke mbeten ende të shumta, për të rritur trysninë mbi qeverinë shqiptare. Duke nisur nga ecuria e procesit të integrimit të vendit tonë në BE, e deri tek presionet nga më të ndryshme ekonomike e financiare.

Next Post

Rrëshen/Rama: Basha është modeli i mbrapshtë (kujton 21 janarin)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com