• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

A po kërkon SHBA-ja ta kontrollojë Bjellorusinë kundër Rusisë dhe Kinës?!

by S T
15/09/2025 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eljanos Kasaj*

Minsk,Bjellorusi-Pak dite me pare mbërriti në kryeqytetin bjellorus, në emër të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, një delegacion i kryesuar nga përfaqësuesi i tij, John Cole.

Delegacioni pati një pritje zyrtare dhe një takim tété-a-tété me presidentin bjellorus Aleksandr Lukshenko(Аляксандр Лукашэнка) dhe me kabinetin e tij presidencial.Vlen të theksohet se ky është takimi i dytë i presidentit bjellorus, brenda më pak se një muaji, me një delegacion zyrtar amerikan të nisur posaçërisht prej presidentit amerikan.

Le të kujtojmë se më 15 gusht,në prag të takimit midis presidentit rus Vladimir Putin në Alaska, presidenti Donald Trump telefonoi presidentin Lukashenka, për të dikutuar mardhënket midos dy vendeve, por dhe çështjet e sigurisë rajonale. Më vonë, udhëheqësi bjellorus pati një bisedë telefonike me përfaqësuesin amerikan John Cole.

Sipas informacioneve të publikuara nga Agjencia e Ljameve Bjelloruse BELTA takimi i sotëm raportohet të ketë zgjatur rreth pesë orë.

Gjatë takimit, zoti Coale i dha gjithashtu presidentit Lukashenka një dhuratë me butona manshete nga presidenti Trump, si dhe një letër urimi të nënshkruar personalisht nga presidenti amerikan.“Ai e nënshkroi ‘Donald’. Ky është një akt i rrallë miqësie personale”, i tha zoti Coale Lukashenkos pasi ia dorëzoi letrën, ku Trump dhe bashkëshortja e tij Melania e uronin udhëheqësin bjellorus për ditëlindjen e tij të 71-të muajin e kaluar,ku ndër të tjera, presidenti amerikan vuri në dukje fitoren e fundit të tenistes bjelloruse Arina Sabalenka(Арына Сяргееўна Сабаленка) në US Open.

Ndër temat e diskutuara gjatë takimit ishte dhe mardhëniet ekonomike. Presidenti Lukashenka e quajti atë çështjen më të rëndësishme:”Unë mendoj se ju keni interesa në Bjellorusi dhe nëpërmjet Bjellorusisë në Rusi në sferën ekonomike. Natyrisht, ne kemi një interes të madh në vendin tuaj global për sa i përket ekonomisë”.

Në fjalën e tij zoti Cole,theksoi se Uashingtoni dëshiron të normalizojë marrëdhëniet me Minskun. Përfshirë kthimin e ambasadës amerikane në Bjellorusi. Si shenjë e këtij vullneti të mirë të pesidentit Trump, gjatë takimit, u bë e ditur se SHBA-të hoqën plotësisht sanksionet ndaj linjës ajrore bjelloruse “Belavia”. Sipas zotit Cole, “ky është vetëm fillimi”.

Ky takim duket se ka bërë të qartë agjendën individualiste diplomatike të presidentit Trump, i cili është duke u munduar me çdo mënyrë të krijoj ura komunikimi me shtetet ku Bashkimi Evropian ka dështuar të krijojë aleanca ose të arij ruajtjen e status-quo rajonale, duke u prezantuar atyre(si në rastin e Marëveshjes së Paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit të nën shkruar në Shtëpinë e Bardhë) një alternativë balancuese kundrejt Bllokut të BRICS(sidomos kundrejt influencës politiko-ekonomike të Rusisë dhe Kinës)-duke treguar qartë se tashmë amerikanët e kanë marrë vetë në kontroll situatën dhe nuk do të përdorin më kanale filtruese si NATO ose aleatët evropian për të arritur objektivat e tyre.

*Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni

Next Post
Sula: Mbi 65 vjeç s’të japin kredi në bankë, ne i japim partinë një 81-vjeçari

Sula: Mbi 65 vjeç s'të japin kredi në bankë, ne i japim partinë një 81-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi ndaj bazës anglo-amerikane në Diego Garcia, Teherani mohon përgjegjësinë

Sulmi ndaj bazës anglo-amerikane në Diego Garcia, Teherani mohon përgjegjësinë

March 22, 2026
Kancelari gjerman i kërkon Kurtit përparime të tjera në dialogun e Kosovës me Serbinë: Para jush qëndrojnë detyra sfiduese

Kancelari gjerman i kërkon Kurtit përparime të tjera në dialogun e Kosovës me Serbinë: Para jush qëndrojnë detyra sfiduese

March 22, 2026
Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes

Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes

March 22, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

March 22, 2026
Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

March 22, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

March 22, 2026
Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

March 22, 2026
Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

March 22, 2026
Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

March 22, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In