• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A po kërcënon prishja e marrëdhënieve të Turqisë me BE? Kush është Osman Kavala dhe pse ai u bë ‘çështje e nxehtë’

by Java News
25/10/2021 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Osman Kavala ndodhet në paraburgim nga viti 2017. Së fundmi 10 ambasadorë nga vende të ndryshme kërkuan lirimin e tij. Presidenti turk reagoi i zemëruar. Kërcënon prishja e marrëdhënieve të Turqisë me BE?

Osman Kavala nuk është dënuar asnjëherë për ndonjë krim, e megjithatë ai qëndron në paraburgim prej katër vitesh. Kjo megjithë një vendim të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Këshilli i Europës në shtator kërcënoi Turqinë me masa disiplinore, duke u bazuar tek vendimi i Gjykatës Europiane, në rast se nuk e liron 64 vjeçarin.

Turqia nuk e njeh vendimin e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut nga viti 2019. Aty thuhet, se Turqia në procedurën kundër Kavalas ka shkelur konventën për të drejtat e njeriut, e ai duhet të lirohet menjëherë. Arrestimi është i motivuar politikisht, nuk ka prova të qarta për fajësimet. Turqia u kundërpërgjigj, se vendimi i gjykatës nuk është përfundimtar. Presioni ndërkombëtar për rastin Cavala është rritur ndërkohë.

Türkei Osman Kavala, prominenter Angeklagter in Istanbul
Osman Kavala

Deklarata e ambasadorëve

Ambasadorët nga Gjermania, Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Franca, Holanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Suedia, SHBA kërkuan më 18 tetor një vendim “të shpejtë dhe të drejtë” në rastin Kavala. Në një deklaratë të përbashkët ata kërkuan që Turqia të zbatojë vendimin e Gjykatës Europiane. “Vonesat e vazhdueshme në procesin e Kavalas së bashku me bashkimin e disa procedurave penale të ndryshme dhe fajësimet e reja pas lirimit hedhin hije mbi respektimin e demokracisë, shtetit ligjor dhe transparencës në sistemin turk të drejtësisë”, thuhet në deklaratë. Presidenti turk e hodhi poshtë deklaratë dhe reagoi i zemëruar. Në fillim ai kërkoi që ata të thirren në Ministrinë e Jashtme, kërcënoi me dëbimin dhe i shpalli së fundmi “persona non grata”. Sipas rregullave diplomatike pas këtij hapi vjen dëbimi.

Për çfarë akuzohet Kavala?

Më 12 tetor 2017, Kavala u arrestua gjatë një aktivitetit të organizatës së krijuar prej tij, Anadolu Kültur me Institutin Goethe. Akuza kundër tij: Ai ka financuar protestat e Parkut Gezi në vitin 2017 dhe ka dashur me këtë të shkatërrojë rendin kushtetues. Kavala u dërgua menjëherë në burgun e sigurisë së lartë në Silivri, para Stambollit. Në shkurt 2020 ai u lirua, por pak orë më vonë u paraqit një urdhërarrest i ri kundër tij. Këtë herë ai akuzohet, se ka qenë i përfshirë në përpjekjen për puç ushtarak në vitin 2016. Një muaj më vonë akuza të tilla u rrëzuan, por ai ka mbetur në paraburgim, këtë herë me akuzën e “spiunazhit politik dhe ushtarak”.

Türkei Recep Tayyip Erdogan in Eskisehir

Në maj 2020 Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut hodhi poshtë kërkesën e Turqise për ta dërguar në një instancë tjetër për sqarim vendimin e vitit 2019.

Procedurat kundër Osman Kavala

Turqia vazhdon të veprojë kundër Kavala. Në shtator 2020 autoritetet e drejtësisë në Stamboll ngritën akuza të reja; Kavala akuzohet se ka bashkëpunuar me Henry Barkey, një shkencëtar turk të njohur në SHBA. E sërish bëhet fjalë për “rolin në puçin ushtarak”. Në janar 2021 drejtësia turke tërhoqi lirimin nga akuzat për parkun Gezi. Kjo akuzë trajtohet tani në një procedurë të përbashkët për përpjekjen për puç ushtarak dhe akuzat për spiunazh. Kavala mbetet në burgim.

Procedura për akuzat në lidhje me Parkun Gezu u bashkua në korrik 2021 me një procedurë tjetër penale. Aty akuzohen 35 anëtarë të klubit të futbllit, Besiktas për organizimin e një përpjekjeje për puç në protestat Gezi. Procesi pritet të fillojë më 26 nëntor. Avokatët e Kavalas thonë, se akuzat bazohet vetëm në supozime dhe mungojnë të gjitha provat.

Türkei Istanbul | Gezi-Prozess: Proteste vor Gerichtsgebäude
Protesta para gjykatës në Stamboll, kur një gjykatë nisi gjykimin kundër Osman Kavala për organizimin e protestave të Parkut Gezi, 21 maj 2021

Kush është Osman Kavala?

Kavala është një nga personalitetet më të njohur në shoqërinë civile turke. Sipërmarrësi turk ka ndikuar nga fillimi i viteve 80-të në krijimin e disa shtëpive botuese në Turqi dhe më vonë ka mbështetur një sërë organizatash të shoqërisë civile në Turqi. Në vitin 2020 ai krijoi Anadolu Kültür. Tek qëllimet e kësaj organizate bëjnë pjesë prodhimi dhe nxitja e artit dhe kulturës në Turqi, mbështetja e iniciativave lokale, larmia kulturore dhe të drejtat si edhe forcimi i bashkëpunimit lokal dhe ndërkombëtar. Kavala bënte pjesë tek themeluesit e degës turke të Open Society, fondacionit të filantropit, George Soros, një armik i shpallur i populistëve./ DW

g.kosovari

Next Post
FOTO/ E kafshon në gojë centipeda, 21-vjeçarja mbetet me buzë të ënjtura…

FOTO/ E kafshon në gojë centipeda, 21-vjeçarja mbetet me buzë të ënjtura…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qarkullonte i armatosur me armë zjarri/ Pranga 41-vjeçarit në Fier, arrestohet dhe pasagjeri për moskallëzim krimi

Qarkullonte i armatosur me armë zjarri/ Pranga 41-vjeçarit në Fier, arrestohet dhe pasagjeri për moskallëzim krimi

February 22, 2026
Dhunuan një agjent policie dhe një qytetar gjatë protestës, nisin hetimet ndaj Flamur Nokës dhe Xhelal Mziut

Dhunuan një agjent policie dhe një qytetar gjatë protestës, nisin hetimet ndaj Flamur Nokës dhe Xhelal Mziut

February 22, 2026
Dyshohet për falsifikim, bllokohen 3100 pajisje elektronike/ Tregtoheshin pa autorizimet përkatëse

Dyshohet për falsifikim, bllokohen 3100 pajisje elektronike/ Tregtoheshin pa autorizimet përkatëse

February 22, 2026
Dëmtimi i aksit Përrenjas-Librazhd/ Stakohet linja e tensionit të lartë, shtylla do të çmontohet pasi po rrëshqet

Dëmtimi i aksit Përrenjas-Librazhd/ Stakohet linja e tensionit të lartë, shtylla do të çmontohet pasi po rrëshqet

February 22, 2026
E rëndë në familjen shqiptare në Itali, djali dhunon nënën në ditën e lindjes së tij dhe më pas zhduket

E rëndë në familjen shqiptare në Itali, djali dhunon nënën në ditën e lindjes së tij dhe më pas zhduket

February 22, 2026
Juglindja mbetet e paralizuar, rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende e bllokuar

Juglindja mbetet e paralizuar, rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende e bllokuar

February 22, 2026
Euro në minimum të ri, ekspertët: Remitancat në fillimvit po e zhvlerësojnë, presim ulje edhe gjatë sezonit turistik

Euro në minimum të ri, ekspertët: Remitancat në fillimvit po e zhvlerësojnë, presim ulje edhe gjatë sezonit turistik

February 22, 2026
Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

February 22, 2026
Tirana lë pas Beogradin, aeroporti “Nënë Tereza” me rekord pasagjerësh! 300 mijë udhëtarë drejt SHBA-ve çdo vit

Tirana lë pas Beogradin, aeroporti “Nënë Tereza” me rekord pasagjerësh! 300 mijë udhëtarë drejt SHBA-ve çdo vit

February 22, 2026
Europa në prag krize? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë

Europa në prag krize? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In