• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A po keqtrajtohet në burg? Reagon sërish Ilir Meta: Edhe Matteo Renzi u shokua…

by A R
30/04/2026 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë së Lirisë dhe ish-presidenti i Republikës Ilir Meta, ka folur në një intervistë për drejtuesin e emisionit “Opinion” Blendi Fevziu, për kushtet e tij në paraburgimin e Durrësit, ku po qëndron prej gati 2 vitesh.

Duke kujtuar konstatimet dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit, Meta thotë se i janë shkelur të drejtat e njeriut. Ish-presidenti pretendon se që nga 2 korriku 2025, pas një interviste, është vendosur në izolim ekstrem dhe se, sipas tij, nuk i është dorëzuar as vendimi i dënimit, duke ngritur pikëpyetje për të drejtën e ankimit.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: A ka probleme me trajtimin tuaj? Avokati i Popullit ka deklaruar se tek ju janë shkelur të drejtat normale të çdo personi në izolim. A është çdo gjë ok?

Ilir Meta: Besoj se konstatimet dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit kanë qenë të qarta dhe publike për shkeljen e të drejtave të mia. Së fundmi, pata rastin të vizitohesha në ambientet e ajrimit nga Drejtori i Përgjithshëm i ri i Burgjeve, Z.  Adriatik Kupi.

Biseda ishte konstruktive dhe unë do t’ia parashtroj me shkrim kërkesat e mia që bazohen vetëm në të drejtat kushtetuese dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Por është fakt se që nga 2 korriku 2025, kur unë iu përgjigja disa pyetjeve të gazetares Znj. Aida Toncica, jo vetëm që u dënova me izolim ekstrem, por kurrë nuk mu dorëzua vendimi i dënimit në dorë (!!!). Po e drejta e ankimit a ekziston në Republikën tonë?


Në lidhje me procesin gjyqësor ndaj tij, Meta e ka cilësuar atë si të ndërtuar mbi standarde të papranueshme dhe ka hedhur akuza për shkelje proceduriale gjatë arrestimit dhe hetimit.

Ai pretendon se ka pasur vonesa dhe parregullsi edhe në ekzekutimin e urdhrit të ndalimit dhe se ka munguar dokumentacioni i plotë i procedurës së arrestimit.

“Me bindje të plotë ju siguroj se standardet e rrëmbimit që shokuan edhe ish-Kryeministrin, Z. Matteo Renzi e çdo njeri me mend në kokë, kanë qenë edhe standardet e kallëzimit, procedimit, hetimit, gjykimit dhe vetë paraburgimit.

Ju mund të pyesni Avokat Genc Gjokutaj, i cili erdhi vetë te Drejtoria e Policise të Tiranës pas lajmit në media. Ai mund t’ju tregojë se sa kohë na u desh që të vinte oficeri i policisë gjyqësore për të sjellë urdhërin e ndalimit. Vetë gjykata më vonë konstatoi diferencën 1 orë e 58 minuta midis kohës së rrëmbimit (12:18) dhe arrestimit të ligjshëm (14:16).  Pra 1 orë e 58 minuta ku isha unë? As procesverbali i hyrjes e daljes time nga Policia e Tiranës nuk ekziston. Më e bukura është se dy ditë më vonë kur gjykatësi Erion Çela i pyeti tre prokurorët e pranishëm se si ishte kryer arrestimi, Z. Kraja plot krenari u përgjigj: Sipas ligjit (!!!).

Por edhe gjykatësi, meqënëse nuk e kishte parë në media si Z. Matteo Renzi, nuk pati asnjë vërejtje edhe pse vendimin për arrestimin e kishte marrë ai. Pastaj ju e dini që hetimet janë mbyllur që në qershor 2025. Siç e dini besoj se ‘shorti’ për seancën paraprake i ra Znj. Irena Gjoka, e cila jo vetëm ishte në hetim nga prokurori i çështjes time, por e cila kishte gjykuar çështjen DIA në 2016.

Edhe pse ajo e kaloi çështjen për gjykim në themel, përsëri konstatoi mangësi serioze të hetimit, si mospyetja e personit kyç shqiptaro-amerikan që përmendet nga 200 herë në akuzë dhe plot të tjera.

Ndërsa kur kërkesa për rishikim të masës së sigurimit shkon në Gjykatën e Lartë i bie gjithmonë ‘shorti’ Z. Ilir Panda, i cili është dy herë në konflikt interesi pasi jo vetëm është shkarkuar nga unë si Ministër në vitin 2000, por edhe ka qenë relator në gjykimin e çështjes DIA herën e parë.”, u shpreh Meta në këtë intervistë.

Megjithatë, më tej Meta shton se pavarësisht faktit që ndodhet në izolim, ai nuk ka hequr dorë nga politika.

Next Post
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Partia është e imja, topin e gjuaj vetë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Institucionet nuk duhet të konkurrojnë, por të bashkëpunojnë”, Begaj reagon pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare

“Institucionet nuk duhet të konkurrojnë, por të bashkëpunojnë”, Begaj reagon pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare

September 28, 2026
Pentagoni deklasifikon 71 dosje për UFO-t: Objektet misterioze mbeten pa shpjegim

Pentagoni deklasifikon 71 dosje për UFO-t: Objektet misterioze mbeten pa shpjegim

September 28, 2026
Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

“Jeni vend me të kaluar të dhunshme!” CNN vë në siklet Vuçiçin për luftërat e Serbisë dhe Mlladiçin

September 28, 2026
“Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro”, si dy tentuan t’i marrin Armando Dukës 100 mijë dy mashtruesit në Tiranë

“Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro”, si dy tentuan t’i marrin Armando Dukës 100 mijë dy mashtruesit në Tiranë

September 28, 2026
Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë, i pranishëm edhe kreu i SPAK: Pritet deklarata e Presidencës!

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë, i pranishëm edhe kreu i SPAK: Pritet deklarata e Presidencës!

September 28, 2026
Italia vendos çmim tavan për naftën: Një litër, jo më shumë sesa 2,19 euro (…201 lekë)

Italia vendos çmim tavan për naftën: Një litër, jo më shumë sesa 2,19 euro (…201 lekë)

September 28, 2026
Organizatori i pritjes së Ramës në Michigan: Nëse vendos të kandidoj në Pukë, do ta shohim në fushë

Organizatori i pritjes së Ramës në Michigan: Nëse vendos të kandidoj në Pukë, do ta shohim në fushë

September 28, 2026
Ish-presidenti François Hollande bie pre e një grabitjeje, dy të arrestuar

Ish-presidenti francez rikthehet në skenën politike: Të bashkohemi për të mundur Le Pen

September 28, 2026
Hiri nga Etna, vijon për të tretën ditë radhazi pezullimi i fluturimeve në aeroportin e Catanias

Hiri nga Etna, vijon për të tretën ditë radhazi pezullimi i fluturimeve në aeroportin e Catanias

September 28, 2026
Anëtarësimi/ Ambasadorja e BE në Shqipëri: Arritje të mira dhe ecuri konkrete, bashkëpunimi rajonal i rëndësishëm

Anëtarësimi/ Ambasadorja e BE në Shqipëri: Arritje të mira dhe ecuri konkrete, bashkëpunimi rajonal i rëndësishëm

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com