• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A po i vjen radha presidentit më banal në historinë e Shqipërisë?

by Alfred Lela
21/04/2022 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Lela

Kryeministri Rama po ia del që, ndërsa flet për proces të hapur, demokratik e përfshirës, dhe anatemon kreun aktual të shtetit si më të keqin, të banalizojë kryekrejet një procedurë që deri dje ka qenë me plot të meta, por sërish ka mbetur politike në gjithë gjerësinë.

Po e bën këtë, më së pari, duke ‘hapur thesin’ me anë të ‘demokratizimit’ të përzgjedhjes. Ky tejdemokratizim nuk është gjë tjetër veçse një hi syve për të gjithë ata që hutohen nga spektakli, ndërkohë që kali i Trojës futet nga porta kryesore në formën e dhuratës në mes të ditës.

Partia Socialiste mund ta zgjedhë Presidentin pa kurrfarë andralle, duke djegur tri etapat e para ku kërkohet shumicë e cilësuar dhe duke e kaluar me shumicë të thjeshtë, pas ‘dështimit’ në përpjekjet e para. Sidomos kështu në kushtet e një opozite të frakturuar dhe që nuk flet dot me një zë për Presidentin. Edhe më shumë kështu kur ndërkombëtarët nuk pipëtijnë asnjë parregullsi apo nevojë për lëshime nga mazhoranca. Gjë e herës së parë edhe kjo, sepse dërgatat dhe trysnitë ambasadoriale kanë qenë të shpeshta e vokale, thuajse në të gjithë rastet para këtij.

Në gjithë këtë mjedis, që nuk e lejon shakanë, kur pushtetet janë në një dorë, kur vartësit e tij shkojnë deri aty sa ta thërrasin ‘Zeus’ dhe ‘marka e vetme ndërkombëtare e Shqipërisë’, lideri suprem luan ‘Portokallinë’ e radhës për hatrin e popullit. Ai e përmend mundësinë e një Presidenti nga populli, për të cilin duhet ndryshuar kushtetuta, dhe në mungesë të tij prodhon një president gjysmëpopullor, duke hapur konkursin për kreun e shtetit, si në Kuvend ku ulen përfaqësuesit e popullit, ashtu edhe në Facebook ku populli voton, vetëkandidohet, luan presidentash në mëngjes, dhe bën Umberto Econ e të gjitha dijeve në mbrëmje.

Ndryshe nga koha e Berishës kur procedura kishte rëndesën thuajse të një marshi funebër, edhe pse Doktori gjithaq e tepronte më yshtjen që i bënte ndonjë kandidati, kryeministri i kohës së Ramës e tepron me të gjithën, duke banalizuar procesin. Sidomos kur mundohet ta paketojë si më të mirin e proceseve, më të hapurin etj., etj.

Pa përmendur edhe atë tjetrën, që thotë diçka, edhe pse nuk është kryesorja: ai e ka ndërkohë në kokë Presidentin, me emër, mbiemër e gjini. Meqë është mbiquajtur Zeus nga herat e tij ministrore, aq gati e ka emrin dhe njeriun, sa do ta qesë nga kryet ashtu si Zeusi lindi Athinën pas një migrene të padurueshme.

Por, nuk jemi në mitologji, edhe pse miti i një demokracie funksionale, të hapur, likuide është më i rrejshmi ndër disa mitologji që Rama dhe të tijtë mundohen të instalojnë, ashtu siç bëjnë anekënd qytetit me instalacionet artistike të Rilindjes së tyre, më i fundit ndër ta kuajt e zinj te portat e Kryeministrisë.

Ky President nuk do të jetë, nuk ka se si, më ndryshe nga emërimet arbitrare të ministrave nga Kosova. Nuk ka se si të jetë më i pranuar dhe iluminuar se ministreshat e reja, inteligjenca dhe shqipja demente e të cilave bën edhe dijetarët e Facebook-ut të skuqen. Nuk ka se si të jetë më adapt/e dhe statist/e se partnerët në politikë apo në biznes të kësaj qeverie.

Sa më shumë Kryeministri përpiqet të na hapë para syve procese magjepsjeje që nuk i kemi parë kurrë, ato nuk janë politike, por marketuese. Ato duan të marketojnë një brand personal të Edi Ramës, por jo të vlerësojnë dhe të fuqizojnë shtetin.

Ilir Meta ka qenë një President me teprimet e veta, por ai që vjen pas tij do të ketë më shumë të meta sepse do jetë lindur me teprimet e Ramës. Republikat para Ramës nuk kanë qenë më të mirat. Republikat e Ramës duket se nuk mund të jenë më shumë se butafori të më së mirës së tij artistike.

Next Post
FOTOT/ Krimi që shokoi botën: Lirohet babai që burgosi për 24 vite vajzën e tij në bodrum dhe kishin 7 fëmijë bashkë

FOTOT/ Krimi që shokoi botën: Lirohet babai që burgosi për 24 vite vajzën e tij në bodrum dhe kishin 7 fëmijë bashkë

Comments 3

  1. Lilo says:
    4 years ago

    Thona corba eshte si droga, po e konsumove shpesh krijon varesi! Lela e soji i tij jane rezultati i kesaj gjendje!

    Reply
  2. Rigerta Fi, says:
    4 years ago

    Mbete gjithë jetën kriç femër, pa integritet, dhe si i tillë, mungesë të theksuar karakteri.
    Nuk është e thënë që të jeshë patjetër “partizan” (vëre edhe “ballist”) po të duash, i qeverisë, por në se ke integritet intelektuali sigurisht edhe atë moral, të lind e drejta, të shkruash e flasësh sa të të kërcasë, por në kushtet e tua, si “sahanlëpirës”, çdo gjë që flet e përflet, shkruan apo xhiron, sfumohet, duke mbetur një lëtyrë kazani…….

    Reply
  3. Na ruajt zoti says:
    4 years ago

    E lexon..e I duket vetja erudit.
    Mjaft të fyejë zeusin që shpik..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In