• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A po i del zot Berisha “trumpizmit” edhe për Kosovën?

by Mero Baze
17/03/2025 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

E dëgjova dje duke komentuar mbylljen e Zërit të Amerikës. Tha pak a shumë se është një luftë kundër censurës shtetërore.

Sa për dijeni, për një amerikan, Zëri i Amerikës nuk ka fare rëndësi. As “Evropa e Lirë”. Janë radio që nuk dëgjohen në SHBA dhe shumë amerikanë nuk e dinë që ekzistojnë. Ato janë radio që përcjellin politikën e SHBA-ve në botë, bazuar mbi operime profesionale dhe liri të plotë raportimi, dhe kanë luajtur një rol më shumë se historik në Luftën e Ftohtë, duke e kthyer SHBA-në simbol të shpresës dhe mbijetesës nën diktaturën komuniste në Lindje.

Sali Berisha ka qenë komunist dhe ndoshta s’e ka dëgjuar kurrë Zërin e Amerikës si radio reaksionare, por së paku ka dëgjuar nga miqtë e tij antikomunistë që e kanë dëgjuar. Atëherë ajo sfidonte censurën e diktaturës në Shqipëri dhe më pas edhe censurën e pluralizmit. Ai së paku e di shumë mirë këtë.

Unë kam punuar për të dyja radiot në fjalë, në vitet ’90 dhe jam ndjerë më i lirë se në gazetën Tema që jam vetë pronar. Nuk kam pasur ndonjëherë censurë apo autocensurë. Këtu në biznesin tim edhe kam ndonjëherë autocensurë.

Tani t’i thuash Zërit të Amerikës dhe Evropës së Lirë që kanë pasur censurë, ndaj i mbylli, është injorancë, por mbi të gjitha inferioritet për të mos qenë kritik me një vendim të çmendur të presidentit të SHBA-ve, që, siç tha ish-drejtori i përgjithshëm i VOA, “asnjë amerikan i SHBA-ve nuk ia ka bërë këtë të keqe”.

Por akoma më e turpshme është heshtja e Berishës si trumpist për deklaratat e rënda të djalit të presidentit Trump, Trump Jr, i cili tha se bombardimi i Kosovës ishte i stisur nga Bill Clinton për të mbuluar skandalin me Levinskin.

Deklarata e cila, natyrisht, nuk përfaqëson politikën amerikane, por një pjesëtar të familjes presidenciale të SHBA-ve, ashtu siç e konceptojnë tani ata pushtetin, është e rëndë, e pavërtetë, e padenjë dhe mbi të gjitha poshtëruese për tmerret e popullit shqiptar në Kosovë. (Jo në Lindje të Mesme).

Sa për koherencë kohore, skandali Levinski ka shpërthyer në fund të vitit 1997 dhe është mbyllur me impeachment në janar të vitit 1998, ndërsa bombardimi i Serbisë ka ndodhur në mars 1999. Por kjo ka pak rëndësi për atë që e tha. Kjo ka rëndësi për këta që i kanë dëgjuar dhe janë gati të marrin përsipër çdo marrëzi të Trumpit, meqë kanë deklaruar se Trumpi do shpëtojë Berishën nga izolimi, nga “non grata” dhe nga humbjet e njëpasnjëshme.

Tani Berisha, në vazhdën e justifikimeve idiote që bën për gjërat e Trumpit, duhet të dalë dhe ai ta revizionojë historinë e Kosovës, të thotë që bombardimi ishte gabim, se ndodhi për shkak të Levinskit. Njësoj e bëri për USAID-in, duke i shpallur kriminelë punonjësit shqiptarë të USAID-it, a thua janë fajtorë pse kanë bashkëpunuar me qeverinë amerikane. Njësoj e quajti si Trumpi radio censure “Zërin e Amerikës” dhe “Evropën e Lirë”. Le ta quajë dhe Serbinë viktimë të skandalit seksual të Clintonit me Levinskin.

Dhe të nxjerrë Floriana Garon, ta thotë me fytyrën që i ndrit nga buzëqeshja, në raste të tilla.

Next Post
“Stres zero, gjumi top, 7×7…”/ Rama nuk ik kursen sërish batutat për Bashën: E kam ditë gëzimi sot se jam lidh me Lulin…

“Stres zero, gjumi top, 7×7…”/ Rama nuk ik kursen sërish batutat për Bashën: E kam ditë gëzimi sot se jam lidh me Lulin...

Comments 1

  1. L.Xh says:
    11 months ago

    Thuhet nën gojë, se Sali Berisha ka mbetur me barrë virtuale, nga marredhenia me Tramp, kështu që e ka të sigurt heqjen non ngrata.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Batuta e Orban për zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë në takimin me Trump: A mund ta marr me vete në Hungari?

Përplasjet e diplomacisë në Budapest

February 15, 2026
Detaje nga vetëplagosja e 18-vjeçares/ Nga gjurmët e gjakut te provat, ja si u përfshi familja e të dashurit të saj në ngjarje

Detaje nga vetëplagosja e 18-vjeçares/ Nga gjurmët e gjakut te provat, ja si u përfshi familja e të dashurit të saj në ngjarje

February 15, 2026
I ka vënë çelësin zyrave të ‘Euroatlantikëve’? Reagon Basha: Jemi në proces ndryshimi të ambienteve, beteja për PD-në vazhdon

Ku ka “humbur” Lulzim Basha? Fotografia e ministrit rikthehen vëmendjen mbi ish-kreun e PD-së

February 15, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Duhet të jesh i verbër ndaj të keqes tonë

February 15, 2026
Harta e re gjyqësore dhe drejtësia e mohuar

Domosdoshmëria e rikualifikimit të një dispozite

February 15, 2026
Lara Colturi: Gabova në lëshim e dytë, shpresoj të jap më të mirën në garën e ardhshme

Lara Colturi: Gabova në lëshim e dytë, shpresoj të jap më të mirën në garën e ardhshme

February 15, 2026
Shi e dëborë, e enjte me mot të paqëndrueshëm, çfarë ndodh me temperaturat

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 15, 2026
“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

February 15, 2026
Deklarata që ndez alarmin, Orban paralajmëron se Europa po shkon drejt luftës

Deklarata që ndez alarmin, Orban paralajmëron se Europa po shkon drejt luftës

February 15, 2026
I riu përplas me makinë të miturën në Ballsh, 7-vjeçarja dërgohet në spital

Po riparonte makinën në një servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari në Librazhd

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In