• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

A po futet Greqia mes dy shteteve shqiptare?!

by
14/07/2015 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/ 

Është një lajm i mirë, por edhe shumë i pritshëm, që Kosova shpejt të njihet dhe nga Greqia. Artikulimet e Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë në Kosovë kanë qenë tejet të ngrohta diplomatikisht, që lënë të nënkuptojnë se vendi i tij vërtetë po gjen të gjitha mekanizmat të njohë shteti e ri. Në ditët e fundit, mbushur me lajmet e hidhura për Greqinë, diplomacia e tyre jo vetëm nuk ka ndalur por ka vazhduar të punojë njësoj si më parë. Madje, kryediplomati grek Kotzias tha se e ka ftuar homologun e tij Thaçi në Athinë për të hapur Zyrën e Kosovës.

Një veprim, që me sa duket i paraprin edhe “de jure” njohjes. Por e veçanta është se Kosova po e merr vetë kalanë e njohjeve ndërkombëtare, pasi ka fituar verdiktin për pavarësinë e saj nga Gjykata Ndërkombëtare. Së shpejti, do të bëhet anëtare edhe e INTERPOL­it, UNESCO­s, FIFA-s, dhe…s’mbaron këtu janë një sërë vendesh, përfshirë dhe Greqinë që do ta mbështesin këtë në të gjitha mënyrat. Ku kuptohet se thembra e Akilit për momentin është liberalizimi i vizave, një fakt që Greqia është e gatshme t’ia hapë, por edhe duke i ofruar Kosovës ekspertizën dhe kapacitetet burokratike. Ndërkohë që Greqia duket se është duke lëshuar pe dhe ndaj Shqipërisë dhe nuk e ka më atë zë të fortë, që kishte para disa muajve. Lajmet e fundit tregojnë se është duke u përpjekur realisht të negociojë për të marrë më të mirën në këtë kohë për Paktin Detar. Ndërkohë kanë parashtruar dy kritere që duhet të kalojnë për njohjen e Kosovës, që lidhen me interesin e tyre kombëtar: në kuadër evropian dhe rajonal. Ky i dyti i ezauruar sepse Kosovën e kanë njohur pothuaj të gjithë fqinjët dhe më gjerë në Ballkan veç Serbisë, kurse në Evropë janë mbi 20 shtete që kanë lidhje diplomatike.

Anipse, Greqia ka kohë që s’është aq indiferente ndaj kosovarëve, pasi bankat e saj kanë qenë prezentë, kurse biznesi grek po kërkon udhë të reja në Kosovë, pasi Shqipërinë e kanë çarë prej kohësh.

Një mëndje e thjeshtë të thotë se Greqia me këtë lloj lëvizje, që duket “e diktuar”, po shkurton rrugën për t’u vendosur pak nga pak si partnere me shtetet shqiptare të Ballkanit, që do të thotë të marrë më të mirën nga të dyja dhe pse jo të përfitojë sa më shumë nga një treg goxha i madh. Dhe, s’do shumë të kuptosh që grekët kanë mësuar botën para Makiavelit sesi bëhet politika. Kurse në kohët tona, janë duke u vendosur në rajon duke dashur të marrin realisht rolin e liderit. Deri më tash, këtë rol e kanë mënjanuar duke pretenduar se Ballkanit i përkasin gjeografikisht, por jo realisht. Derisa kriza i bëri të mendojnë realisht si Ballkanas. Dhe, më mirë se në dy tregje vitale se ato të shqiptarëve nuk ka. Problem është nëse do fusë një shemri midis tyre, sepse gjithnjë çdo gjë të grekëve e paragjykojmë kur dhurojnë diçka…

Next Post

Kjo adoleshente është në fund të jetës...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politikanët në kafaz? Avokati: Standard i gabuar, të izolohen vetëm ata që janë të rrezikshëm

Politikanët në kafaz? Avokati: Standard i gabuar, të izolohen vetëm ata që janë të rrezikshëm

April 30, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Akuzat ndaj tij për CEZ-DIA, Meta: Rekord Guinness, çështja po gjykohet për herë të katërt!

April 30, 2026
“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

Çfarë raporti keni me Kryemadhin? Meta: S’kam rakordim me të. Ja kur nisi “krisja”

April 30, 2026
“Je i komanduar nga krimi”, Salianji i përgjigjet Berishës: Po shpik armiq për të fshehur frikën nga gara

U la jashtë garës për drejtimin e PD, Salianji: Akt i padëgjuar në historinë politike, PD nuk është pronë!

April 30, 2026
VIDEO! Momenti i parë publik i Metës që pas arrestimit: Shpifje, gënjeshtra e kallëzues të rremë!

I sëmurë apo…? Meta pranon ndryshimin drastik: Jam dobësuar, por…

April 30, 2026
Ilir Meta flet nga paraburgimi: Edhe të dënuarve përjetë u jepet mundësia të flasin…

“Kisha plan të largohesha nga politika, por…”, Meta nga burgu: S’kam asnjë betejë me drejtësinë

April 30, 2026
Edhe Bjellorusia në Bordin e Paqes, Lukashenko i përgjigjet pozitivisht ftesës së Trump

Bjellorusia në prag të një “marrëveshje të madhe” me ShBA-në

April 30, 2026
Berisha pengon rivalët, ish-kreu i KQZ: Mund ta çojnë në gjykatë për shkeljen e “Nenit Basha”

Berisha pengon rivalët, ish-kreu i KQZ: Mund ta çojnë në gjykatë për shkeljen e “Nenit Basha”

April 30, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Partia është e imja, topin e gjuaj vetë!

April 30, 2026
Pamja e Ilir Metës, antireklama më e madhe e reformës në drejtësi

A po keqtrajtohet në burg? Reagon sërish Ilir Meta: Edhe Matteo Renzi u shokua…

April 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In