• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A po flet Berisha edhe në emër të Bashës?

by Plator Nesturi
06/08/2021 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Daljet mediatike të Berishës vërtet përbëjnë lajm, por gjithësesi pak elementë të panjohur kish në konferencën e tij të fundit. Madje dhe surpriza nuk kish. Qëndrimin e tij për padinë në gjykatat franceze, ish-kryeministri i shpallur non grata nga sekretari i Shtetit Blinken, e kish bërë të qartë prej kohësh. Po ashtu dhe vendimi për të qenë pjesë e parlamentit shqiptar duke hyrë në sallë si deputet i PD, ish deklaruar prej disa javësh nga Berisha. Që në ditën e Kongresit të PD ku u prit me brohorima nga delegatët, pak kohë pasi ish shpallur non grata.

Elementi i vetëm i ri ishte qëndrimi i ashpër ndaj kryediplomates së SHBA në Tiranë pas deklaratës së saj në oborrin e PD ku i bënte thirrje Bashës për të mbajtur qëndrim dhe për ta ndarë rrugën e PD nga ajo e Berishës, për të cilin vendi në parlament nuk duhet të jetë me statusin e deputetit të PD. Berisha, siç pritej e sulmoi ashpër për këtë qëndrim të hapur të ambasadores për fatin e tij si deputet, por dhe për editorialin e saj në media. Tek kjo e fundit për ta treguar të njëanshme për qëndrimin ndaj zgjedhjeve dhe njohjen e rezultatit të 25 prillit. Gjithësesi, deklarata e Berishës dhe pozicionimi i tij nuk përbëjnë surprizë përderisa ka një damkosje nga Departamenti i Shtetit gjë për të cilën ka hapur dhe luftë. Në këtë rast ai thjesht shfrytëzoi mundësinë për të ripërsëritur vendimin për padinë në gjykatën franceze dhe për vajtjen e tij në parlament. Ajo çfarë ishte e re në konferencë, ishte miklimi dhe falenderimi që i bëri Bashës që i paska kërkuar ambasadores “dokumenta e prova për akuzat e SHBA mbi Sali Berishën për shpalljen “non-grata”

Berisha përshëndeti qëndrimin e deritanishëm të kreut aktual të PD dhe duket i kënaqur nga pasuesi i tij. Ky falenderim vjen ndërkohë që Basha ka tre muaj që hesht për këtë çështje. Ka tre muaj që asnjë institucion në PD nuk ka marrë në analizë rastin Berisha dhe të ketë një qëndrim se cili do të jetë pozicionimi i partisë lidhur me ish liderin non grata. Ndërsa ka një gojëqepje në PD, a mund të besosh se Berisha në konferencën e djeshme ka folur edhe në emër të Bashës? Mesa kuptohej në këtë periudhë Basha ka qenë i pafuqishëm ti dalë përballë Berishës, ndonëse distancimin ndaj tij duket se ua ka premtuar ndërkombëtarëve. Kjo pritshmëri e Bashës ndoshta vinte pse vetë Berisha do ta gjente vetë një zgjidhje daljeje, dhë kështu nuk do i bënte pis duart.

Por Berisha foli siç di ai të flasë, luftë ndaj gjithkujt për këdo që e ka prekur. Dhe për këtë nuk ngurron të përdorë as PD dhe as Bashën. Ndaj, çfarë pritet të shohim është nëse kreu i PD do të mbetet në vorbullën e Berishës apo do e ndajë fatin e tij nga ish lideri.

fjala.al

Next Post
Pas Italisë edhe Franca vendos përdorimin e detyrueshëm të Green Pass në vendet publike

Pas Italisë edhe Franca vendos përdorimin e detyrueshëm të Green Pass në vendet publike

Comments 1

  1. leka says:
    5 years ago

    Basha para Saliut eshte nje ic

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

November 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

November 9, 2026
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In