• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A po ecën Rudina Hajdari në gjurmët e të atit Azem, si rebele në PD?

by Java News
24/02/2019 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Karvanit me deputetë dhe protestues të udhëhequr nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi më 21 shkurt nga godina e seancave plenare të Parlamentit në drejtim të Kryesisë së Kuvendit, ku u dorëzuan zyrtarisht kërkesat kolektive për dorëheqje nga mandatet e deputetëve, u mungonin disa emra.

Mungesat ishin me dhe pa arsye. Lefter Koka dhe Myslym Murrizi refuzuan publikisht heqjen dorë nga mandatet e tyre. Por, emra të tjerë mungonin gjithashtu. Mes tyre ishte edhe Rudina Hajdari, vajza e udhëheqësit të lëvizjes studentore të Dhjetorit ’91, Azem Hajdari.

Ditën që Basha dhe të tijtë dorëzonin mandatet, Rudina Hajdari ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky ishte argumenti që u përdor nga zëra brenda Partisë Demokratike për të shuar lajmet e një përplasjeje mes Bashës dhe të bijës së Azem Hajdarit.

Por, prej mëngjesit të së premtes, Rudina Hajdari është rikthyer në Shqipëri. Gazeta “Si” u përpoq përgjatë gjithë ditës së premte që të marrë një koment nga deputetja duke e kontaktuar atë në numrin e saj të telefonit. Kontakti ishte i pamundur.

Interesimi i medias për të mësuar se çfarë do të bëjë ajo me mandatin e saj mbetet i madh, ndaj për t’u shlodhur nga udhëtimi i gjatë, Rudina Hajdari mund të ketë zgjedhur që të fikë telefonin dhe të injorojë thirrjet për koment. Por, ajo nuk ka injoruar vetëm mediat. Burime të sigurta nga opozita thonë për gazetën se Rudina Hajdari nuk ka komunikuar as me partinë.

Ajo që shton akoma më shumë dyshimet është mungesa e saj prej disa kohësh në mbledhjet e grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe forumeve të tjera drejtuese të demokratëve. Këto elementë të bëjnë të dyshosh se ka një përplasje të pa shfaqur ende publikisht mes deputetes dhe Lulzim Bashës.

Nëse kjo përplasje ekziston, atëherë ajo po zhvillohet larg vëmendjes së mediave dhe publikut, ndryshe nga përplasja me Myslym Murrizin. Deri para vendimit për dorëheqje, Murrizi perceptohej si njeri besnik i Lulzim Bashës dhe i besuari i tij. Megjithë këtë status që gëzonte, të paktën në publik, Murrizi jo vetëm që refuzoi vendimin e kryetarit dhe forumeve drejtuese të demokratëve për t’u dorëhequr, por shpërtheu në sulme e akuza ndaj anëtarëve të Kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

“Këta që janë në Kryesinë dhe në Këshillin Kombëtar, po të ishte sistem tjetër, ai me lista të hapura nuk do t’i votonte njeri as për kryeplak. Po i votoi njeri këta, mua më varni te kali Skënderbeut. Janë njerëz që nuk i njeh njeri. Nuk kanë qenë në asnjë varrim, nuk i kane dhënë dorën askujt. Këtyre edhe rrogën ua mban gruaja”, deklaroi ai në një intervistë dhënë për News24.

Pas këtyre deklaratave, Kryesia e PD-së u mblodh dhe e përjashtoi nga partia pa u menduar dy herë. Përballë aksionit opozitar, Myslym Murrizi është një “humbje” pa shumë peshë. Rudina Hajdari nga ana tjetër nuk ka dalë hapur kundër dorëheqjes, por as e ka firmosur atë. Për vitet që kanë mbi shpinë, Myslym Murrizi ka më shumë kontribute se ajo në Partinë Demokratike. Megjithatë, pas Rudina Hajdarit qëndron simbolika. Ajo jo vetëm që është e bija e Azem Hajdarit, por shihet edhe si një zë i rinisë, qëndrim që e përforcoi gjatë protestës së studentëve në dhjetori të vitit të kaluar.

“Sot dua t’i bëj një betim tim ati, t’iu bëj një betim të rinjve se jam gati të lë mandatin për t’iu bashkuar të rinjve sot për luftën e tyre”, deklaronte ajo më 8 dhjetor të vitit të kaluar në ceremoninë përkujtimore të nisjes së protestës së studentëve më 1991.

Megjithëse studentët e refuzuan mbështetjen e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ishte e gatshme që të dorëhiqej si mbështetje për kauzën e tyre. Po sot? Sot, me heshtjen e saj dhe shkëputjen e kanaleve të komunikimit me Partinë Demokratike, Rudina Hajdari ka ngritur dyshimet se në mos është kundër, ta paktën është e dyzuar për të lënë mandatin për kauzën e opozitës për zgjedhje të reja.

Ka edhe një element tjetër, por që qarkullon më shumë në kuadër të thashethemeve të ngritura kryesisht përmes memeve dhe postimeve në rrjetet sociale. Fatmira Hajdari, e ëma e Rudinës, është gjyqtare apeli në Tiranë. Ajo ende nuk ka kaluar në sitën e vettingut. Këtë fakt s’e kanë kursyer shpotitjet ironike nëpër rrjetet sociale, që e lidhin vendimin e saj për të mos dorëzuar mandatin me kalimin në vetting të të ëmës.

A po ecën Rudina Hajdari në rrugën e babait të saj Azem Hajdarit, që njihej si një zë rebel brenda Partisë Demokratike? Përsa kohë vetë Rudina Hajdari nuk ka dalë në një komunikim publik dhe as nuk ka firmosur dorëheqjen, këto janë hamendësime mediatike, që u shtohen hamendësimeve për një pjesë të aleatëve të vegjël të Partisë Demokratike.

Fatmir Mediu dhe Nard Ndoka janë që të dy deputetë të dalë nga listat shumëemërore të Partisë Demokratike, por deri më tani as i pari dhe as i dyti nuk kanë dorëzuar mandatin. Mediu ka një alibi të fortë. Ditën që opozita dorëzoi në grup dorëheqjet ai ndodhej në Vjenë për të ngritur zërin e opozitës shqiptare gjatë punimeve të Asamblesë së OSBE-ës. Nard Ndoka nga ana tjetër, përveç deklaratës se ndodhej në Bruksel për arsye pune nuk ka dhënë asnjë sqarim tjetër./gazetasi.al

Next Post
Horoskopi ditor, e Shtunë 23 Qershor 2018

Ja çfarë ju nervozon, sipas shenjës së horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Drafti i PS për referendumet, eksperti Kume: Një hap drejt demokracisë së drejtpërdrejtë

March 25, 2026
Krah Koçiut, Rama ndan pamje nga mbledhja e qeverisë! Edhe ministrat e rinj në tryezë pas betimit para Presidentit

Rama vijon analizat me ministrat, të shtunën mbledhje e zgjeruar me Grupin dhe Kabinetin

March 25, 2026
Ambasadori i BE dorëzon progres raportin për Shqipërinë: KE, gati t’ju mbështesë për mbylljen e negociatave deri në fund 2027

Platforma e dialogut të hapur, Gonzato: Parlamenti ka rol kyç në procesin e integrimit të Shqipërisë

March 25, 2026
U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

March 25, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Mars 2026

March 25, 2026
Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

March 25, 2026
Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

March 25, 2026
Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

March 25, 2026
U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

March 25, 2026
“Neni 210 është tradhti kombëtare”, partia e Ilir Metës: Kodi i ri Penal i hap rrugën shitjes së vendit nga Rama

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, PL i përgjigjet Peleshit: Presim vendimin e Kushtetueses

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In