• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A po e pëson teatri nga kjo kakofoni zërash?!

by Ben Andoni
13/07/2018 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ashtu si mund të merrej me mënd, politika nuk e ka lënë t’i rrëshqasë nga duart momenti i protestës së artistëve për Godinën e Teatrit Kombëtar. Protesta, e filluar me patos, me një kauzë të drejtë, e me shumë idealizëm, është bjerrur pak nga pak. Qenia e shumë zërave përfaqësues nga komuniteti i artistëve, pluralizmi-anarkist dhe mospasja e një qëllimi të përbashkët sa i përket godinës ka bërë që kauza e teatrit të zvogëlohet pak nga pak. Siç ndodh gjithnjë: politika e qeverisë ka qenë shterpe për të gjetur rrugë për të përmirësuar jetën e qytetarëve; kurse ajo e opozitës për të gjetur alternativa reale për ndryshme është ndërfutur për të pështjelluar gjithçka. Nëse pyet sot, një qytetar të thjeshtë, nuk di të përgjigjet për ecurinë e protestës sepse edhe vetë artistët në komunitet janë të përçarë. Së pari prej shumë protagonistëve, që largohen gjithnjë me benefice dhe së dyti prej atyre që mëtojnë të fitojnë në të ardhmen, duke i shkelur syrin të fortëve të së ardhmes.

Zakonisht, në qytete që kanë vetëdije për probleme të tilla, fillimisht i kërkohet gjykim kushtetutës së qytetit, që do të thotë se kryearkitekti i qytetit, ai që është gardiani i këtij institucioni duhet të flasë për legjitimitetin e ndërtimit dhe domosdoshmërinë. Pastaj mendimi i kërkohet publikut, atij që është ushqyer me artin që ka prodhuar kjo godinë. Dhe, artistët mbeten të fundit, por jo nga rëndësia.

Dhe, publiku e ka dhënë verdiktin, duke firmosur peticionin për mos prishjen dhe pastaj ka mbështetur artistët. Pra, rendi ka qenë ndryshe, sepse edhe gjërat në vendin tonë janë mbrapsht. Artistët ishin të parët që u ngritën dhe me zërin e tyre kontrovers treguan përçarjen e madhe në komunitetin e tyre; publiku u afrua ngadalë, por pa e ditur qartë se çfarë duhej kurse sa i përket kushtetutës së qytetit, ajo nuk ekziston, sepse fuqinë dhe logjikën e ndërtimit në një qytet e bëjnë thjeshtë politikanët. Kjo është ajo çoroditja e madhe, që sot e shikon në qëndrimet e ndryshme të artistëve dhe befjet e tyre, që shfrytëzohen aq lehtë nga politika. Por cili është humbësi nga kjo kakofoni zërash?! Me shumë gjasa teatri, që mëtohet se do të bëhet, shumë më i mirë sesa ai paraardhësi (Javanews)

 

Next Post
Dekriminalizimi/ Elvis Roshi i shpëton burgut, dënohet me 60 orë punë në komunitet

Dekriminalizimi/ Elvis Roshi i shpëton burgut, dënohet me 60 orë punë në komunitet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In