• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A po e mbron SPAK Sali Berishën për aktin terrorist shtetëror të 21 janarit 2011?

by Zef Brozi
10/01/2025 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Zef Brozi

Përgjigjen e kësaj pyetje duhet ta japë SPAK jo me fjalë e deklarata por me veprime konkrete pa vonesa të mëtejshme duke vënë para drejtësisë ish- kryeministrin e asaj dite të përgjakur. SPAK mund dhe duhet të bëjë që 21 janari 2025 të jetë krejt ndryshe nga 21 janarët e mëparshëm.

Unë dhe shumica e shqiptarëve e mbështesim SPAK dhe Gjykatën e Posaçme dhe i konsiderojmë ato si institucione që po na japin shpresë se pushtetarët e lartë do të përgjigjen para drejtësisë për krimet dhe korrupsionin e tyre.

Prandaj edhe unë pres shumë më tepër nga SPAK dhe gjykatat, sidomos për krimet ku pushteti ka vrarë ose është implikuar në vrasje dhe akte terroriste sikurse ndodhi me 21 Janarin, Gërdecin, 1997-ën, grushtin e shtetit në 1998-ën, tentativën për të sulmuar Ambasadën amerikane (sipas denoncimit të bodigardit të Sali Berishës), për akuzat e familjes Haklaj, etj.

Të harrosh, të mbulosh, të mbrosh dhe mosndëshkosh krimet makabre të Sali Berishës do të thotë të inkurajosh pushtetarët dhe politikanët e cdo kohe të bëjnë të njëjtën gjë, do të thotë që qytetarët e thjeshtë e të ndershëm të Shqipërisë të kenë frikë pushtetin dhe ta pranojnë atë edhe kur pushteti i vret, do të thotë të vrasësh shpresën dhe demokracinë që tentohet të ndërtohet e forcohet. Do të thotë të pengosh e sabotosh aspiratat e shqiptarëve për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian.

Ka 14 vite që presin drejtësi për 21 Janarin jo vetëm familjarët dhe të afërmit e katër dëshmorëve të demokracisë e dhjetëra protestuesve të plagosur, por edhe të gjithë shqiptarët e ndershëm kudo që janë. Ka 14 vjet nga dita e zezë e 21 Janarit 2011kur akti terrorist shtetëror gjakosi bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke vrarë katër protestues paqësorë e të paarmatosur: Aleks Nikën, Ziver Veizin, Hekuran Dedën dhe Faik Myrtajn dhe duke plagosur dhjetëra protestues të tjerë mes të cilëve edhe gazetarin Fatos Mahmutaj, i cili tani është azilant politik në Belgjik dhe një nga dëshmitarët më kurajoz e të rëndësishëm për 21 Janarin.

Ka 14 vite që prokuroria dhe gjykatat shqiptare kanë dëshmuar se nuk patën kurajon dhe vullnetin për të vënë para drejtësisë kryeministrin e asaj dite të zezë e të përgjakur, Sali Berishën, kryeurdhëruesin dhe kryeorganizatorin e këtij akti terrorist shtëtëror.

Ishte vendosmëria dhe puna kolosale e familjes së dëshmorit Aleks Nika që e dërgoi çështjen në Gjykatën Europiane në Strasburg. Kjo gjykatë i vuri krimit të 21 Janarit emrin që meritonte: Shteti vrau qytetarët e vet prandaj duhet hetim i gjithanshëm e gjithëpërfshirës.

Kur familja Nika denoncoi në SPAK Sali Berishën për vrasjet e 21 Janarit, SPAK dhe më pas edhe Gjykata e Posaçme Kundër Krimit e Korrupsionit, zhgënjyen shqiptarët me mospranimin e çështjes. Mirënjohje Gjykatës së Lartë e cila me integritet profesional dhe kurajo e detyroi SPAK të pranojë dhe hetojë 21 Janarin, pra edhe Sali Berishën.

Ka 14 vjet që e vërteta e 21 Janarit është e dukshme si drita e diellit. Vetëm ata që e mbrojnë Saliun (qofshin këta edhe prokurorë e gjyqtarë) nuk duan ta shohin të vërtetën por ta varrosin atë. Vetë Saliu është mburrur me vrasjet e protestuesve dhe premtoi se mund e do të vriste dhjetëra e qindra të tjerë po t’i afroheshin kullës së tij kryeministrore; ai u mburr me pengimin dhe sabotimin e hetimeve, me moszbatimin e urdhërave të prokurorisë, me të ashtuquajturin Grusht Shteti që ai sajoi. Shqiptarët, media, shtypi dhe SPAK duhet t’i kujtojnë edhe alibitë marrëzore të Saliut që synonin të mbulonin të vërtetat e 21 Janarit.

Sot është fat për Shqipërinë, e sidomos për prokurorët e gjyqtarët, që Sali Berisha nuk ka pushtet vendimmarrës për emërimet e shkarkimet e tyre. Sot Saliu nuk është president si në vitet 1992-1997 kur ai komandonte të gjitha pushtetet, diktonte dhe persekutonte gjyqtarë e prokurorë, kur ne vitet 1994-1995 rrethonte e kërcënonte me polici, SHIK e banditë Gjykatën e Kasacionit (sot Gjykata e Lartë), kur synonte edhe eliminime fizike të ndonjë gjykatësi që nuk i nënshtrohej diktateve e urdhërave të tij.

Edhe sot Sali Berisha kërcënon, fyen e shpif sidomos ndaj prokurorëve të SPAK e gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme dhe ndonjë prokurori e gjyqtari të gjykatave të tjera. Si mund të tolerohet pafundësisht Sali Berisha sot për këto kërcënime dhe për kërcënimet publike dhe kriminale ndaj drejtuesit të SPAK, Z.Altin Dumani të cilin edhe unë e admiroj për kurajon, vendosmërinë dhe integritetin e lartë që ai po dëshmon?

Sot SPAK dhe Gjykata e Posaçme gëzojnë mbështetjen e shumicës së shqiptarëve, mbështetjen e fuqishme të qeverisë dhe institucioneve të Amerikës e Bashkimit Europian. Sot edhe mazhoranca publikisht i mbështet ato dhe nuk ka penguar marrjen në hetim e gjykim të pushtetarëve nga radhët e saj.

Sot prokurorët e SPAK, hetuesit e BKH, gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit i kanë të gjitha mundësitë të ndëshkojnë Sali Berishën sa më parë edhe për aktin terrorist shtetëror të 21 Janarit. Vetëm nëse e mbrojnë Saliun për ato krime, atëherë me dhimbje e them se Shqipëria është në rrezik serioz nga disa ish-pushtetarë dhe pushtetarë sot, dhe në të ardhmen akoma më shumë.

Unë besoj e shpresoj se ndëshkueshmëria e kujtdo pushtetari e ish pushtetari të lartë të korruptuar e inkriminuar po bëhet realitet. Mirënjohje e respekt të pamasë për Altin Dumanin dhe prokurorë e gjyqtarë kurajoz që po kontribuojnë fuqimisht për pranimin e vendit tonë të dashur në Bashkimin Europian.

Next Post
Çfarë i ndodhi Brojës? Sulmuesi shqiptar largohet me barrelë nga fusha, i vendosin maskë oksigjeni dhe…

Çfarë i ndodhi Brojës? Sulmuesi shqiptar largohet me barrelë nga fusha, i vendosin maskë oksigjeni dhe...

Comments 2

  1. Anonymous says:
    1 year ago

    Ne shume raste te hetimeve,SPAKu,na bene te dyshojme,se nuke po bene hetime,per shume vepra te renda penale.Konkretisht rasti i 21 janarit,ku monstra e vicidolit,urdheroje vrasjen e 4 protestuesve,te pa fajshem.Pore me sa duket,ktu eshte i perfshire edhe k/haduti,i cili nxiti turmat,qe cuan ne tragjedine,per vrasjen 4 protestuesve.le te mbetemi,me shpresen se SPAK do marre ne konsiderate,edhe vendimin e gjykates Strasburgut.Kjo gjykate,e drejtave te njeriut,detyron hapjen e hetimit te vrasjeve te 21 janarit.

    Reply
  2. Anonymous says:
    1 year ago

    Jeni portal ish sigurimsash

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In