• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A po bllokohen apo jo negociatat e anëtarësimit? Përgjigjet Komisioni Europian

by A R
17/04/2026 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja Fjorela Beleshi ka kërkuar informacion të detajuar nga Komisioni Europian mbi atë që po ndodh me negociatat e integrimit, ku vendet anëtare nuk po i hapin rrugë nisjes së mbylljes së kapitujve të negociatave të anëtarësimit.

Komisioni Europian theksoi në përgjigjen e tij se tanimë e kanë në dorë vendet anëtare që të bien dakord për pozicionin e përbashkët të BE-së për Klasterin 1, e cila do të vendosë kriteret për mbylljen e negociatave në fushën e Sundimit të Ligjit, raporton A2CNN.

I pyetur se sa sa kapituj ka kërkuar Shqipëria periudha tranzitore për zbatimin e standardeve të BE-së, Komisioni Europian shprehet se jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet shqiptare për këtë çështje.

Po ashtu vihet në dukje fakti që zgjerimi është gjithashtu çështje e sigurisë, duke shtuar se “në kontekstin gjeopolitik aktual, duhet të sigurojmë që qasja jonë të jetë e përshtatshme për qëllimin.”

PYETJE-PËRGJIGJET  

Fjorela Beleshi/A2CNN- Çfarë po ndodh aktualisht me raportin IBAR të Shqipërisë?  Cilat janë shqetësimet e Shteteve Anëtare lidhur me këtë raport? A mund të përshkruhet situata aktuale si një bllokim i ri për Shqipërinë? A mund të rrezikojnë vonesat në Këshill në miratimin e raportit IBAR të Shqipërisë afatin për mbylljen e negociatave deri në 2027?

Komisioni Europian: Komisioni i ka paraqitur Këshillit vlerësimin e tij pozitiv mbi përmbushjen e Raportit të Vlerësimit të Përkohshëm dhe një draft të Pozicioni të Përbashkët të BE-së për Klasterin e parë. Tani u takon Shteteve Anëtare të bien dakord për Pozicionin e Përbashkët të BE-së për Klasterin 1, e cila do të vendosë kriteret për mbylljen e negociatave në fushën e Sundimit të Ligjit.

Fjorela Beleshi/A2CNN: Duke iu referuar faktit që pas propozimit të Presidentit francez Emmanuel Macron në 2019 për të riformuar procesin e zgjerimit, integrimi u ngadalësua për disa muaj, veçanërisht për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut — me propozimin e ri të Komisionit Evropian që prezanton tre opsione për riformimin e zgjerimit, a mund të çojë kjo në një skenar tjetër të ngadalësimit?

Komisioni Europian: Shqipëria duhet të vazhdojë të forcojë bilancin e zbatimit të ligjit ndaj korrupsionit (përfshirë nivelet e larta) dhe ndaj krimit të organizuar, përfshirë trafikun e drogës.  Është i domosdoshëm angazhimi gjithëpërfshirës dhe konstruktiv midis partisë në qeverisje dhe opozitës, si dhe me të gjithë aktorët.  Fushat që kërkojnë rezultate të mëtejshme përfshijnë: lirinë e mediave, parandalimin e korrupsionit, reformën zgjedhore, zbatimin e të drejtave të pakicave, të drejtave të fëmijëve dhe të drejtave të pronës. Për kapitujt e tjerë të negociatave, fokusi duhet të jetë në intensifikimin e propozimeve ligjore dhe institucionale kyçe të mbetura pezull.

Fjorela Beleshi/A2CNN- Duke qenë se qeveria shqiptare mban konfidenciale pozicionet e saj të negociatave, a mund të jepni informacion sa kapituj ka kërkuar Shqipëria periudha tranzitore për zbatimin e standardeve të BE-së, dhe sa nga këto janë pranuar nga Unioni? (Dhe cilët janë këta kapituj?)

Komisioni Europian: Jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet shqiptare për këtë çështje.  Shqipëria bëri 51 kërkesa për periudha tranzitore ose përshtatje teknike si pjesë e negociatave të anëtarësimit, të cilat janë të shpërndara si më poshtë:

• Klasteri 2: 3

• Klasteri 3: 15

• Klasteri 4: 14

• Klasteri 5: 19

BE-ja ende nuk ka marrë vendim për asnjë nga këto kërkesa. Reagimi ndaj çdo kërkese përfshihet respektivisht në Pozicionin e Përbashkët të BE-së. BE-ja i ka kërkuar Shqipërisë të rishqyrtojë disa kërkesa, ose të japë informacion shtesë. Për kërkesat për të cilat është kërkuar më shumë informacion, do të bëhet një vlerësim pasi Shqipëria të sigurojë informacionin e kërkuar.

Fjorela Beleshi/A2CNN- Sipas raportimit të Shqipërisë mbi zbatimin e reformave, sa fonde pritet të marrë Shqipëria nga Growth Plan? Dhe kur pritet të bëhet disbursimi i ardhshëm?

Komisioni Europian: Vlerësimi për lirimin e tretë është në vazhdim dhe shuma përkatëse që do të disbursohet varet nga rezultati i vlerësimit të Komisionit.Lirimi pritet të ndodhë këtë pranverë. Financimi i përgjithshëm i Instrumenti për Reforma dhe Rritje që do të jepet në katër periudhat e mbetura të raportimit, varet nga performanca e Shqipërisë në realizimin e reformave të papërfunduara deri në fund të 2027. Në dy raundet e para të raportimit, bazuar në performancën e saj, Shqipëria mori 44% të fondeve të disponueshme përkundrejt përfundimit të 51% të reformave të detyruara. Në total, 164 milion euro (neto) janë liruar deri tani në favor të Shqipërisë, bazuar në reformat e arritura.

Fjorela Beleshi/A2CNN- Duke iu referuar faktit që pas propozimit të Presidentit francez Emmanuel Macron në 2019 për të riformuar procesin e zgjerimit, integrimi u ngadalësua për disa muaj, veçanërisht për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut — me propozimin e ri të Komisionit Evropian që prezanton tre opsione për riformimin e zgjerimit, a mund të çojë kjo në një skenar tjetër të ngadalësimit?

Komisioni Europian: Mund të kujtojmë se politika e zgjerimit të BE-së është më shumë se kurrë një investim gjeostrategjik në prosperitetin, stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë të kontinentit tonë. Që nga fillimi i këtij mandati, kemi bërë thirrje për të gjithë, si për Unionin ashtu edhe për vendet kandidate, që të shfrytëzojnë këtë moment. Zgjerimi sjell përfitime të qarta si për shtetet anëtare ashtu edhe për vendet aspiruese për anëtarësim. Dhe diçka është e qartë: zgjerimi është gjithashtu çështje e sigurisë. Në kontekstin gjeopolitik aktual, duhet të sigurojmë që qasja jonë të jetë e përshtatshme për qëllimin.  Siç kanë thënë përsëritësisht Presidentja von der Leyen dhe Komisioneri Kos, kemi një bazë: zgjerimi është një proces i bazuar në merita. Komisioni është i gatshëm të vazhdojë këtë diskutim me Shtetet Anëtare.

Next Post
Ministria e Jashtme e Kinës: Aktivitetet tona ushtarake rreth Tajvanit janë të justifikuara, çdo tension është faj i qeverisë në Taipei

Ministria e Jashtme e Kinës: Aktivitetet tona ushtarake rreth Tajvanit janë të justifikuara, çdo tension është faj i qeverisë në Taipei

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com