• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A njeh bota mbarë një tjetër opozitë, që pret “në radhë”?!

by Aranit Muraçi
04/01/2025 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Aranit Muraçi

Më 12 maj të këtij viti që sapo nisi, kur PS të shpallë fitoren e katërt radhazi, historike kjo për një parti të majtë në Europën post-komuniste, po aq i sigurt dhe i pritshëm do të jetë edhe reagimi i opozitës një ditë pas zgjedhjeve. Si ndryshim nga herët e tjera harta e “vjedhjes” së votave pritet të shtrihet përtej kufijve shtetërorë, deri në diasporë.

“Arbitri” ndërkombëtar të vërtetën e peshores që tregon se nga anon ‘shumica e popullit’ do ta bazojë te institucionet shqiptare që do të monitorojnë zgjedhjet, dhe fjalën e fundit në rastin e kontestimeve, do ta thotë sistemi i ri drejtësisë që u ngrit me mbështetjen e tij. Sistem që duhet themsuar se vetëm katër muaj para zgjedhjeve është në konflikt të hapur me opozitën ose më saktë me atë pjesë që sot përfaqësohet nga shumica e deputetëve në Kuvend.

Rikthimi i Donald Trump pritet të ketë ndikim në rolin vendimtar që ka politika e jashtme amerikane kudo në botë. Nga konflikti në Gaza, gjetja e një kompromisi me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, deri te barrierat tregtare SHBA-BE-Kinë, premtime që u dhanë gjatë fushatës së Presidentit të sapo zgjedhur amerikan, janë të gjitha këto çështje që kërkojnë punë dhe fokus të veçantë, jo vetëm në një vit, por edhe një mandat i plotë mund të mos mjaftojë.

Për të çuar përpara projektet e saj në politikën e jashtme, SHBA-ve nën qeverisjen e Trump i duhet mbështetja e sa më shumë vendeve dhe qeverive të tjera në botë. Qeveria aktuale e Tiranës, në pritje të mandatit të saj të katërt i ka siguruar Trump-it mbështetje pa kushte, që në qeverisjen e parë. Sikurse pranoi në çështjet e brendshme kërkesën për të miratuar dhe zbatuar Reformën në Drejtësi.

Atëherë kujt i duhet një opozitë e tillë, përveçse një grushti njerëzish që kanë zaptuar fushën e lojës dhe duket sikur po iu kërkojnë tifozëve të shkojnë në stadium e të ndjekin humbjet e saj.

Logjikshëm kjo opozitë i duhet më tepër kundërshtarit që, përmes dobësive të saj, jo vetëm e gjen të sigurt fitoren por arrin edhe rezultatin që dëshiron. Pavarësisht numrit të tifozëve apo mungesës së spektaklit! Spektakli siç ndodh në stadium kur ndeshen dy ekipe, duke e thjeshtësuar ekuacionin, për të mos larguar tifozët shpesh sajohet nga drejtuesit e ekipit dhe lojtarët që e kanë fiksuar rezultatin, përmes sherreve bajate.

Nuk është parë dhe as është dëgjuar një opozitë tjetër në botë, e provuar dy herë në pushtet, por që njeh pesë humbje parlamentare në 33 vite pluralizëm dhe që në këto kushte ka të garantuar një të gjashtë, e cila, pa ndryshuar thuajse asgjë në qasjen e saj me pushtetin, tashmë më e tkurrur, e përçarë dhe e dobësuar si asnjëherë tjetër, pret “radhën” për t’u rikthyer në pushtet.

Duke pritur radhën, sipas këtij premtimi, e thënë me gojën e lidershipit të saj, opozita që premton të fitojë e pranon se nuk paraqitet si një alternativë, por me kokëfortësi nuk e lëshon radhën, pa u kujdesur dhe pa u shqetësuar se me marifete shpesh anti-demokratike iu ka mohuar të drejtën e garës alternativave të tjera të djathta dhe shumë më të mundshme qeverisëse. Përderisa kjo opozitë nuk do t’ja dijë nëse e ka manipuluar dhe e ka deformuar vullnetin e mbështetësve të saj, as ata të cilët ajo nuk i bind dhe që nuk e votojnë dhe as bota mbarë nuk kanë arsye pse duhet t’i japin të drejtë kur pretendon se fuqi me mjete dhe forca më të mëdha se ajo e pengojnë të vijë në pushtet.

E provuar dy herë dhe, sërish në pritje të radhës, opozita shqiptare ngjan me një opozitë që punon, mendon dhe kërkon të mbetet faktor për interesin personal të lidershipit të saj, pavarësisht çdo lloj kostoje në të ardhmen e vendit. Nëse e kundërta do të ishte e vërtetë, si e djathtë që pretendon se është, ajo duhet të kishte sot qoftë edhe një partner të besueshëm në Perëndim. Nuk e gjen një të tillë as në Greqi dhe Itali, dy vendet fqinje që janë aktualisht nën qeverisjet e djathta. Nuk gjen partnerë dhe nuk është e besueshme as në Francë, Gjermani, Austri, Suedi, Holandë etj. Pra, prej kohësh nuk i ka punët mirë askund në botën perëndimore. Kurse në Britani dhe ShBA, siç dihet, orientimi i saj është shpallur zyrtarisht i papranueshëm.

Një opozitë që pret në radhë për t’u rikthyer në pushtet, nuk bën gjë tjetër veçse i gëzohet pushtetit të saj, me aq sa ka dhe pengon të tjerët t’i zënë radhën. Në situatën e krijuar, opozita e sotme e përfaqësuar nga Partia Demokratike ka mbetur ende konkuruese sepse mbështetet nga një numër progresistësh, të cilët në pamundësi për të luajtur siç do të mund të jepnin maksimumin në një fushë tjetër ku trajneri humbjet nuk i ngatërron me fitoret, sigurisht jo për fajin e tyre, kanë zgjedhur të mbeten lojtarë te fusha e “zaptimit”, duke pritur momentin “e çlirimit”. Është njësoj si të fajësohet vetë kreu i saj sot se përse nuk e themeloi Partinë Demokratike në vitin 1980?

Opozita e sotme që pret në radhë dhe që do të konkurojë më 11 maj 2025 po mbijeton në kurriz të shumë prej votuesve të saj, ndonëse të rraskapitur nga “ushqimi jeshil” që një diplomate e huaj i paralajmëroi kohë më parë, dhe që presin ende me shpresë më kot prej saj. Ajo për të mbijetuar deri në këto zgjedhje, veç përmbajtjes së disa marrëveshjeve historike, ia doli të mbetet në skenë falë taktikës që ndoqi përmes interesit politik të ditës duke krijuar një harmoni mes pushtetit që gëzon me pushtetin që e konkuron.

E ndërsa opozita pas zgjedhjeve premton të mbetet e vetme në radhë, koha do të imponojë një opozitë tjetër, të re në frymë, që do të ringrihet në vendin e saj dhe do ta kërkojë fitoren në zgjedhjet e tjera pa pritur në radhë. Opozita që premton të japë rezultatin e parë, atë të ringritjes në zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk ka arsye dhe asnjë gjasë që të përplaset me SPAK dhe institucionet e reja të drejtësisë. Përkundrazi, opozita që premton të fitojë në zgjedhje si një alternativë e mundshme kërkohet t’i mbështesë institucionet e reja e të pavarura kushtetuese, jo nga halli, por si e vetmja zgjidhje duke treguar edhe skemën që do të ndjekë sesi ato të mund të bëhen sa më të pavarura dhe më të pranueshme. Është ndoshta e vetmja rrugë e opozitës që nuk pret radhën, për të tërhequr pas vetes votuesit dhe partnerët ndërkombëtarë.

Next Post
Vuçiç kërcënon Ukrainën: Do humbni gjithçka brenda ditës, nëse njihni pavarësinë e Kosovës!

“Do të flas me Putinin”, Vuçiç: SHBA do të na vendosë sanksione në ekonomi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Eric Trump u bë 10 herë më i pasur pas rizgjedhjes së babait të tij”

“Eric Trump u bë 10 herë më i pasur pas rizgjedhjes së babait të tij”

December 6, 2025
Fansat e prisnin prej kohësh/ Dasmë mes VIP-ash në Itali, Jori Delli gati martesën me reperin! Nga kriza në çift te propozimi në Maldive

Fansat e prisnin prej kohësh/ Dasmë mes VIP-ash në Itali, Jori Delli gati martesën me reperin! Nga kriza në çift te propozimi në Maldive

December 6, 2025
Ktheu lokalin në bazë për drogë e lojëra fati, arrestohet 39-vjeçari në Vaun e Dejës! I gjenden edhe…(VIDEO)

Ktheu lokalin në bazë për drogë e lojëra fati, arrestohet 39-vjeçari në Vaun e Dejës! I gjenden edhe…(VIDEO)

December 6, 2025
Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë: Rusia do shfrytëzojë çdo destabilizim

Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë: Rusia do shfrytëzojë çdo destabilizim

December 6, 2025
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, të arrestuarit paraqitën deklarata nga familjarët: S’kanë lidhje me ngjarjen

Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, sot seanca për Nevzat Spahon, pritet dhënia e masës së sigurisë

December 6, 2025
VIDEO-Tronditëse në Durrës/ I moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me sende të forta në kokë, vihet në pranga 76 vjeçari..

VIDEO-Tronditëse në Durrës/ I moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me sende të forta në kokë, vihet në pranga 76 vjeçari..

December 6, 2025
Alfred Lela-Salianjit: E pe Bashën si doli faqe e zezë, edhe ti do mbetesh me gisht në gojë. Po të përdorin…

Alfred Lela-Salianjit: E pe Bashën si doli faqe e zezë, edhe ti do mbetesh me gisht në gojë. Po të përdorin…

December 6, 2025
“Berisha i shpalli armiq Salianjin dhe Alimehmetin”

“Berisha i shpalli armiq Salianjin dhe Alimehmetin”

December 6, 2025
Inteligjenca artificiale mund të  krijojë pandemi

Inteligjenca artificiale mund të krijojë pandemi

December 6, 2025
VIDEO-Situatë kaotike nga përmbytjet në Greqi/ Lumi Enipea del nga shtrati, evakuohen banorët

VIDEO-Situatë kaotike nga përmbytjet në Greqi/ Lumi Enipea del nga shtrati, evakuohen banorët

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In