• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A ndihet i tradhtuar Erion Veliaj? Kreu i Bashkisë Tiranë: Unë dhe kryeministri…!

by Java News
11/04/2024 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas arrestimit të drejtorëve të bashkisë Tiranë, u aludua se kryebashkiaku Erion Veliaj u tradhtua nga zyrtarët e bashkisë, të cilët janë nën hetim nga SPAK.

Veliaj i është përgjigjur këtyre aludimeve dhe pyetjeve gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, ku përmendi kryeministrin duke thënë se ai dhe kryeministri Edi Rama kanë ndërtuar sot një Shqipëri që nuk është më si para 10 vjetëve, një Tiranë që s është më para si para 10 vjetëve dhe një drejtësi që s’është më si para 10 vjetëve, edhe një turizëm, ekonomi, apo marrëdhënie ndërkombëtare.

Ai foli edhe për protestën e organizuar nga opozita para bashkisë, ku tha se i duket hipokrizi, teksa shtoi “Të shkosh para bashkisë dhe të kërkojë dorëheqjen Ilir Meta që sot është në një kufi mes një gjendje klinike dhe një gjendje histerike. Ai nuk e di në cilën shkon në institucione penale apo shëndetësore. Të vijë Argita me stilin ala Mjaft më ‘lironi babin’, pra SPAK dhe ky Altin Rama, siç thotë Saliu, qenka burrë i poshtër kur arreston babin po me këta të bashkisë mirë ia bëri. Kjo më duket hipokrizi shumë e madhe.”

“Ajo që unë dhe kryeministri biem dakord me presje dhe në fjalë është fakti që ne kemi ndërtuar sot një Shqipëri që nuk është më si para 10 vjetëve, një Tiranë që s është më para si para 10 vjetëve dhe një drejtësi që s’është më si para 10 vjetëve, edhe një turizëm, ekonomi, apo marrëdhënie ndërkombëtare. Sot një shqiptar e ngre kokën edhe kur i vijnë turistë, edhe kur nxjerr pasaportën dhe nuk duhet të gënjejë dhe të ndihet krenar, edhe për ekipin e futbollit.

Kështu që as unë dhe as kryeministri nuk kemi pikën e kompleksit që ky vend falë lidershipit të PS është dita me natën. Dita me natën edhe te drejtësia, e vetmja gjë që po them është nuk ka njeri që është 100 % i zi dhe 100% i bardhë. Parimi, biblik apo kuranor që thotë ta hedhë gurin e parë kush është pa mëkate. Po sot po të shikosh gurëhedhësit më të mëdhenj janë mëkatarët më të mëdhenj.

Të shkosh para bashkisë dhe të kërkojë dorëheqjen Ilir Meta që sot është në një kufi mes një gjendje klinike dhe një gjendje histerike. Ai nuk e di në cilën shkon në institucione penale apo shëndetësore. Të vijë Argita me stilin ala Mjaft më ‘lironi babin’, pra SPAK dhe ky Altin Rama, siç thotë Saliu, qenka burrë i poshtër kur arreston babin po me këta të bashkisë mirë ia bëri. Kjo më duket hipokrizi shumë e madhe.

Edi Rama nuk është perfekt, unë jo e jo, nuk jam perfekt, dhe të gjithë nuk jemi perfekt, por hipokrit nuk jemi. Kemi thënë ky është sistemi i drejtësisë. Ky sistem ndoshta, sa të kolaudohet do marrë kohën e vet. Nuk e di nëse zv/ministrja Voda doli e fajshme apo e pafajshme. Por pyetja është nëse ne duam të bëjmë në 2024, që kryeministri dhe kryetari i bashkisë të sillen si agjentë të sigurimit dhe që pastaj të gjithë gazetarët të sillen si SHIK-sa, kjo është një parti apo ky është një kryeministër që e mbylli Zërin e Popullit, qoftë edhe që mos t’u kujtonte njerëzve, faktin që ti në momentin që të rrëshkiste pak këmba retushoheshin nga ajo parti.

Ajo që jam duke thënë nuk është mbrojtje dhe nuk po hedh një koperturë defensive, thjesht po them për 99 punë, të mrekullueshme të këtij qyteti, qoftë edhe rruga që erdhën deri këtu, ku këta çuna janë qëlluar edhe me plumba nga zaptues të kësaj rrugë meritojnë mirënjohje. Ka një çështje që duhet sqaruar, çfarë lidhjesh kanë pasur me këtë kompaninë. Nuk po akuzohet njeri se puna nuk është bërë, as ndonjë dëm shtetëror, pyetja është vjehrri, vjehrra, kanë pasur një lidhje? Dhe për këtë tre çunat janë në Fier, kurse në jemi këtu, në Tiranë. Dhe kjo është diferenca mes atyre që çunat e tyre nuk i çonin në paraburgim por i mbanin në paradhomë të kryeministrit.”, tha Veliaj./m.j

Next Post
Reagimi mbështetës nga Rama, Veliaj: U surprizova për mirë. Zhgënjeu të gjithë ata që u eksituan nga teoritë e konspiracionit

Reagimi mbështetës nga Rama, Veliaj: U surprizova për mirë. Zhgënjeu të gjithë ata që u eksituan nga teoritë e konspiracionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

December 5, 2025
Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

December 5, 2025
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

December 5, 2025
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë/ Nuk certifikohet nga KQZ, Lista Serbe

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

December 5, 2025
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Nuk bëhet analizë me Nokën”, Beqiri: Albana Vokshi, pronare e ish-Ekspozitës me dokumente false!

December 5, 2025
Përplasen dy automjete në Klos, plagosen pesë anëtarë të një familjeje

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një 38-vjeçar, detaje nga ngjarja e rëndë

December 5, 2025
Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

December 5, 2025
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In