• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A mund t’ia thotë dikush Zegjinesë se show ka mbaruar?

by B K
28/06/2025 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fushata zgjedhore në Fier, përveçse ka prodhuar shkrirjen totale të Partisë Demokratike, ka sjellë në skenë edhe një personazh gazmor që me siguri ka mbushur më shumë rrjetet sociale sesa fletët e votimit.

Bëhet fjalë për Zegjine Caushin, e cila është bërë e njohur jo për programin e saj politik, por për përballjet virtuale me Gazment Bardhin, me të cilin është tallur në çdo mënyrë, duke ironizuar edhe zërin apo aspekte të tjera personale.

Strategjia e saj në rrjetet sociale ka funksionuar dhe, ndër emrat e rinj të zgjedhur në listat e sigurta të PS-së, shumica prej të cilëve të panjohur më parë, ajo është pa dyshim një nga më të spikaturit.

Problemi është se Zegjineja vazhdon ende të merret me Gaz Bardhin, duke harruar që si deputete në Kuvend ka tashmë një rol dhe përgjegjësi tërësisht të ndryshme.

Nga pikëpamja personale, ajo duket se vlen më shumë sesa kaq. Me origjinë nga fshati i vogël Vlosh në njësinë Jujan të bashkisë Roskovec, Zegjineja është angazhuar në politikë që në moshën 16-vjeçare.

Ka qenë kryetare e FRESSH-it në Roskovec dhe, ndërkohë, ka kryer studimet në Fakultetin e Drejtësisë me rezultate të shkëlqyera, duke u diplomuar me medalje të artë dhe duke u licensuar si avokate.

Pra, Zegjineja, që sot është 26 vjeç, ka studiuar dhe, nëse do të tregonte më pak arrogancë e mendjemadhësi ndaj gazetarëve, mund të ofronte (edhe si juriste) një kontribut real në debatin dhe jetën legjislative të Kuvendit, shumë më të vlefshëm sesa postimet e mërzitshme që vazhdon t’i kushtojë Gaz Bardhit.

Dikush duhet t’ia kujtojë Zegjinesë që fushata ka përfunduar. Dhe me fushatën, ka përfunduar edhe koha e show-t dhe e talljeve në rrjetet sociale. Tani është koha për të bërë politikë. (Shqiptarja.com)

Next Post
Tragjedia me 270 viktima, tensione mes Perëndimit dhe Nju Delhit! Misteri i kutive të zeza të bllokuara për 11 ditë

Tragjedia me 270 viktima, tensione mes Perëndimit dhe Nju Delhit! Misteri i kutive të zeza të bllokuara për 11 ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In