• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A mund t’i tërheqë SHBA në të ardhmen trupat edhe nga Kosova? Flet profesori amerikan Serwer

by Java News
17/08/2021 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjithçka që ka ndodhur në Afganistan ditëve të fundit si pasojë e tërheqjes ushtarake amerikane ka nxitur debat global. Në Prishtinë ka pasur reagime më specifike për shkak të pranisë ushtarake të SHBA-së që nga lufta e fundit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur që të tërhiqen ushtarakisht nga Afganistani. Kjo ka bërë që talibanët të zaptojnë çdo institucion e qytet, derisa afganët, që kanë bashkëpunuar për më shumë se dy dekada me amerikanët, kanë marrë arratinë nga frika e hakmarrjes. Një numër i madh i shteteve, përfshirë Kosovën e Shqipërinë kanë pranuar që t’i strehojnë përkohësisht ata që po ikin, gjë që është përshëndetur nga Washingtoni zyrtar.

Përveç për pranimin e refugjatëve, Kosova në gjithë debatin e nxitur në vend është përmendur edhe si krahasim me Afganistanin, për shkak të prezencës së forcave amerikane. Disa thonë se s’mund të tërhiqen paralele mes Kosovës dhe Afganistanit, derisa të tjerë kanë rikthyer debatin për tërheqjen e mundshme ushtarake të amerikanëve nga Kosova dhe asaj që potencialisht do të mund të ndodhte si pasojë.

Por a ndërlidhen këto dy situata mes vete dhe a mundet që SHBA në të ardhmen t’i tërheq trupat edhe nga Kosova?

Lidhur me këtë për Gazetën Express ka folur eksperti amerikan dhe profesori i Johns Hopkins University, Daniel Serwer. Ai thotë se ka një lidhje vetëm sipërfaqësore mes dy situatave, ndërsa liston dallimet e mëdha.

Serwer thotë se kosovarët do të donin që amerikanët të qëndronin për një kohë të pacaktuar në Kosovës, ndryshe nga afganët që s’kishin shumë tolerancë ndaj amerikanëve.

“Ato janë të ndërlidhura vetëm në mënyrë sipërfaqësore. Trupat e SHBA-së kane qenë gjithmonë të mirëseardhura në Kosovë, të cilës i mungonte një ushtri. Shumë kosovarë (shqiptarë, serbë dhe komuniteti të tjera) do të donin që ata të qëndronin për një kohë të pacaktuar. Ky nuk ishte rasti në Afganistan, i cili kishte ushtrinë e vet dhe shumë pak tolerancë për praninë amerikane”, ka thënë Serwer për Gazetë Express.

Eksperti amerikan thotë më tej se gjerat kanë shkuar aq keq me tërheqjen në Afganistan sa që do të habitej nëse dikush do të propozonte një tërheqje trupash në ndonjë vend tjetër në të ardhmen e afërt.

“Përkundrazi: gjërat kanë shkuar aq keq me tërheqjen në Afganistan. Do të habitem nëse dikush propozon tërheqje trupash diku tjetër në të ardhmen e afërt”, ka thënë Serwer i pyetur nëse situata në Ballkanin Perëndimor i jep hapsirë SHBA-së për tërheqje të mundshme ushtarake.

Në fund Serwer ka dhënë përgjigje edhe në pyetjen se ku dallojnë Afganistan dhe Kosova në terma të strategjisë amerikane.

Ai thotë se Afganistani para 20 vjetësh ka qenë një kërcënim real për SHBA-së për shkak të talibanëve të Al-Qaedas, derisa potencon se Kosova s’ka qenë asnjëherë e tillë për SHBA-në dhe se ndërhyrja ushtarake në Kosovë ka qenë për të parandaluar spastrimin etnik dhe gjenocidin.

Sewer gjithashtu thotë se shtetndërtimi në Kosovë ka qenë shumë më i suksesshëm në Kosovë sesa në Afganistan.

“Kosova asnjëherë s’ka qenë kërcënim real për SHBA-në. Në kemi intervenuar atje për të parandaluar spastrimin etnik dhe gjenocidin dhe kemi qëndruar për të mbrojtur ndërtimin e një shteti demokratik, një proces që ishte shumë më i sukseshëm në Kosovë sesa në Afganistan”, ka përfunduar Serwer.

Debat lidhur me tërheqjen e mundshme të ushtrisë amerikane nga Kosova ishte nxitur edhe gjatë kohës kur Kosova e drejtuar nga kryeministri, Albin Kurti, kishte refuzuar heqjen e taksës për Serbinë, derisa kishte insistim të fuqishëm nga administrata Trump që të hiqeshin barrierat tregtare mes dy shteteve me qëllim të vazhdimit të dialogut. Kjo kishte çuar edhe me daljen e LDK-së nga koalicioni dhe rënia e Qeverisë, meqë partia që atë kohë drejtohej nga Isa Mustafa thoshte se s’mund të qëndronte në koalicion me një parti që ndërmerr veprime anti-amerikane.

Senatori amerikan, Rand Paul, kishte thënë se përkrah një marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë dhe se kishte ardhur koha që trupat amerikane të ktheheshin në shtëpi. Këtë Paul e kishte thënë teksa kishte shpërndarë një ‘tweet’ të senatorit tjetër David Perdue i cili kërkonte heqjen e pengesave për Serbinë.

Se trupat amerikane duhej të ktheheshin në SHBA e kishte thënë edhe djali i ish-presidentit Donald Trump, Donald Trump Jr. Ai thoshte se pajtohej me heqjen e pengesave për Serbinë dhe se ishte koha që ushtria amerikane të kthehej në shtëpi./m.j

Next Post
VIDEO/ Rindërtimi, Rama publikon pamjet nga Bubqi: Qendra e re urbane do të jetë gati në vjeshtë

VIDEO/ Rindërtimi, Rama publikon pamjet nga Bubqi: Qendra e re urbane do të jetë gati në vjeshtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

March 24, 2026
Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

March 24, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In