• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A mund t’i priten pemët Lulit të Pukës nëse ‘a tu rrejtë’ katundin

by Frrok Çupi
10/08/2026 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Në versionin normativ të gjuhës, nuk do të kisha shkruar ‘a tu rrejtë’, por në versionin se Luli ‘po gënjen katundin’. Gjithë ‘odiseja’ e këtij tregimi lëviz në hapësira të mëdha, nga Mesjeta deri në 8 korrik 2026. Ashtu si edhe gjuha jonë ka lëvizur dhe lëviz nëpër shtigje normash, dialektesh, nën dialekte, e folme fshatçe, etj.

Çfarë ndodhi në 8 korrik 2026 me këtë njeriun shumë të parëndësishëm. E vetmja herë kur ka qenë i rëndësishëm ishte periudha kur, siç thotë, ka qenë kandidat për deputet i PS dhe ‘drejtor i përgjithshëm’. S’i dihet çfarë drejtor i përgjithshëm. A i Pyjeve të Pukës? A drejtor i përgjithshëm i Hidrocentraleve? A drejtor i Përgjithshëm i Doganave? Apo Drejtor i Përgjithshëm për politikat strategjike të shtetit?

Kush e di, por si ‘drejtor i përgjithshëm’ ka pasur rangun e zëvendësministrit ose edhe të vetë ministrit. Edhe kandidat për deputet i maxhorancës parlamentare… Hajde torovol, hajde!, thonë në Fushë Arrës.

Këtu, në këtë pjesë të CV-s së zotnisë që tha se kishte mbiemrin “Luli”  dhe se ishte nga Fushë Arrësi, ngërthehen dy anët: si ekstremi i kaluar i kohës ashtu edhe dita ekstreme 8 gusht 2026.

Ditën e fundit zoti Luli doli në një tribunë të improvizuar në Fushë Arrës dhe iu sul qeverisë, Parlamentit dhe politikave reformatore të shtetit.

Pjesa e hershme kanunore, çfarë foli:

-Dëgjoni këtu, më dëgjoni o populli im. Një herë iu kam rrejt kur iu kërkova votën për Edi Ramën dhe PS. Kam ba gabim. Tash nuk do t’u rrej ma. Mos ia jepni votën Ramës, mos lejoni reformë territoriale. Po na shkrinë Fushë- Arrësin na jena të shkrimë. As edhe një certifikatë lindjeje nuk do ta merrni ma.

Kush ka rrejt deri tani a nuk rren prapë?!

Pjesa e re e kohës:

‘Ky i ka vënë syrin Bashkisë së Fushë Arrësit, do që të kapë kryetarin”, më thanë miqtë e mi në Fushë Arrës.

Pjesa e vjetër e ngjarjes:

Sipas kanunit dhe kodeve të tjera, në anët e Pukës e Fushë Arrësit, ‘nëse bën tramt (pazar) me nderin që të ka ofruar një mik, i bie që po ia vjedh e ia shet nderin tjetërkujt dhe quhesh ‘brac i nderit”. Nderi i dorëzohet të zot’t që ta ka dhënë.  Nderi, pse ky Luli u bë kaq i njohur sa t’i vërë gishtin Bashkisë, vjen nga Edi Rama dhe PS. Ata e bënë drejtor, kandidat e ku ta dish çfarë. Ky po e vjedh nderin e dhënë dhe po e përdor kundër tyre. E ka shkelë Kanunin dhe  burrninë me katër këmbë.

Pjesa e re e ngjarjes:

-Këta duan rrogat, mer vëlla!”, më thanë prapë miqtë e mi në Fushë Arrës. “Ku dun me ditë këta për popull, populli as i njeh”.

Është duke u zhvilluar një ‘vaje me oiiii’ nga burrat e ish zyrave, pse Reforma i bashkon disa bashki, nga 61 në 46, siç edhe Fushë Arrësin. Këta po dhunojnë njerëz të popullit dhe po i mbledhin afër tribunave për të qarë së bashku kundër ligjit. Edhe vetë kryetari i Bashkisë Pukë doli e tha se ‘as unë nuk muj me i përballu gjithë këto punë e s’ muj u shërbej njerëzve”.

Këtij nuk ka pse ia jep votën populli pas kësaj deklarate.

Pjesa e vjetër kanunore e çështjes:

Kanuni e ka mbrojtur të drejtën atëherë. Se edhe atëherë kishte kësoj kopukësh. Çfarë thoshte Kanuni? Kanuni vendoste që ‘damtori’ i katundit dënohet randë. Nëse damtori zihet në faj kundër krejt katundit, i priten pemët, i rrafshohet shtëpia dhe dëbohet nga katundi për njëqind vjet.

Kjo ka ndodhur.

Po këtij Lulit a mund t’ i priten pemët?

Duhet të presim kohën derisa të bëhen zgjedhjet e reja. Do të shohim popullin dhe ta pyesim. Ta pyesim ‘a ju rrejti Luli kur u tha se do të jeni shumë keq pas reformës territoriale?’.

Me gjasa ata do të thonë ‘ ku paskemi qenë, u liruam nga ca mashtrues!’. Sepse shërbimi do t’ u bëhet më i mirë. Kjo është e sigurt, për këtë kryhet reforma. A shteti kujdeset për qytetarët, a Luli?!

Nëse ndodh kështu, a do të dënohet ‘damtori i katundit”? Ai ka përhapur të ligën, ka rrejtë, ka desinformuar në tribunë, i ka ba dam krejt katundit. Siç kanë mashtruar flamengot, revolucioni, mashtron non-grata  edhe deputeti, kisha e xhamia, media, çdo batakçi.

Atëherë, sigurisht mund t’i priten pemët.

E gjitha është në alegori, sigurisht. Por që duhen ndëshkuar këta që kudo përhapin rrena, algoritme, pesimizëm, lajme të rreme, shpifje.

Këta tani kanë emra, njëri Lul e tjetri më Lul.

 

Next Post
Bilanci i Ministrisë së Mbrojtjes: Si paraqitet situata me zjarret në 24 orët e fundit

Bilanci i Ministrisë së Mbrojtjes: Si paraqitet situata me zjarret në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com