• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A mund të shpërblehet me votë iracionaliteti dhe destruktiviteti?!

by Shpëtim Luku
25/03/2019 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shpëtim Luku/

Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha tha per nje gazete te huaj se sondazhet e nxjerrin fituese opoziten po qe se zgjedhjet do te zhvilloheshin tani. Pak kohe me pare, kryetarja e LSI, partise tjeter aleate me PD, tha para disa qytetareve se “ne i dogjem mandatet per te miren e qytetareve”. Jane dy deklarata qe rrezatojne, njera pritshmeri e tjetra plotesim pritshmerie. Por a ka mundesi te jete vertete keshtu? Pra, qe opozita ne keto momente eshte ne castin kulmor te saj dhe se po se zhvilloheshin zgjedhjet tani asaj do i buzeqeshte fitorja?

Kjo duket thuajse pamundur te ngjase. Per arsyen e thjeshte se iracionaliteti dhe destruktiviteti nuk ka asnje shans te shperblehen me vote. Politika eshte nje aktivitet qe nepermjet nje vije sjelljeje dhe morie veprimesh synon te realizoje nje “kimi” me votuesit, fitimin e simpatise dhe besimin e tij, me qellimin final qe numri i atyre qe votojne per  ty, nunri i atyre qe i besojne fjales tende, programit tend, vizionit tend, te jete me i madh se sa ai i kundershtarit.

E kane patur dhe e kane kete efekt veprimet e opozites? Per tiu pergjigjur kesaj pyetje eshte e nevojshme  berja e nje retrospektive. Kur aleatet e Shqiperise, Shtetet e Bashkuar te Amerikes dhe Europa percaktuan si te domosdoshme realizimin e nje reforme ne drejtesi, cka do te krijonte mundesine per ta shkeputur drejtesine nga kontrolli politik, per ti dhene fund kultures se pandeshkueshmerise dhe reduktimin e korrupsionit ne shoqerine shqiptare opozita  mori rolin prej protagonisti per sabotimin e saj. Gjithkush kujton angazhimin e ambasadorit amerikan per te bere koshient deputetet qe nuk do votonin Reformen ne Drejtesi per pasojat personale me te cilat do te duhet te perballeshin.

Protestat e opozites paten per zhvillim kulmor ngritjen e cadres ne bulevard dhe per rreth tre muaj cadra e “Republikes se Re” u be artopolanti nga ku cdo dite leshoheshin kercenime, paralajmerime per destabilitet, per konflikt civil etj etj. Kjo menyre sjelljeje, vetem pak muaj para zgjedhjeve parlamentare, sigurisht qe krijoi nja ngarkese psikologjike tek elektorati, i cili i betua heshturazi per hakmarrje me te vetmin mjet qe ka ai ne dore cdo dy vjet: voten. Rezultati qe katastrofik per opoziten e sotme sepse Partia Socialiste mori e vetme pushtetin ne nje kohe qe kishte ezauruar nje mandat me LSI ne bashkeqeverisje.

Tani opozita ka ndermarre nje numur protestash dhe aksionesh me qellim rrezimin e Edi Rames. Kjo kerkese ne fakt eshte formuluar fillimisht gjoja spontanisht, nga persona qe normalisht nuk merren seriozisht,  mirepo erdhi duke u masivizuar si kerkese, saqe tani ajo perben obsesionin e opozites dhe me te jane kushtezuar te gjjtha veprimet e saj. Pavaresisht se eshte nje kerkese absurde ne te gjitha kendveshtrimet: politik, juridik dhe logjik. Ne kendveshtrimin politik kerkesa eshte e tille pasi kundershtarin nuk ke luksin ta zgjedhesh. Ai egziston objektivisht ne “cepin tjeter te ringut” dhe ti ke per detyre ta mundesh ose te pranosh humbjen ndaj tij.

Edhe nga pikepamja juridike serish kerkesa eshte e paperligjur pasi se si perjashtohet dikush nga e drejta e te zgjedhurit percaktohet nga procedurat ligjore, nga Kushtetuta.

Eshte edhe nje gabim logjik pasi, ashtu sikurse i kerkon ti dikujt te mos konkuroje, po me te njejten kerkese mund te te drejtohet edhe kundershtari ty. Nese ti perpiqesh te kushtezosh kundershtarin, edhe kundershtari e ka ne dore te  te kushtezoj ty. Atehere si percaktohet e drejta me padtejtesine, si ndahen  ato?!

Ne funksion te rrezimit te Rames u ndermor edhe hapi i paprecedente i djegjes se mandateve. Ndonese i gjithe faktori nderkombetar ka qene ne unison ne reagimin karshi ketij hapi, duke e denuar ate, opozita vazhdon ne koken e saj duke shperfillur cdo apel, duke vijuar protestat me fjalor e veprime dhune, duke kercenuar me rrezikun e perplasjes civile, destabilizimit te vendit, duke kercenuar me terheqje zvarre, me funde tragjik etj etj.

Opozita eshte ne te drejten e saj te sillet ashtu sic e mendon ajo se eshte me fitimprurese per te, por ama ska pse te ndjehet e zhgenjyer kur votuesit nuk ia aprovojne kete sjellje duke e ndeshkuar elektoralisht. Pasi, sikurse e thame edhe me siper, iracionaliteti dhe destruktiviteti nuk ka se si te shperblehen me vote.

Next Post
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

Shqipëria e anglo-amerikanëve, njësoj si ajo e Rama-Bashës?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

March 21, 2026
“Më 12 qershor përfundojnë zgjedhjet në PS”, Klosi: Shtrijmë strukturat në diasporë, fokus Britania, SHBA dhe Gjermania

“Më 12 qershor përfundojnë zgjedhjet në PS”, Klosi: Shtrijmë strukturat në diasporë, fokus Britania, SHBA dhe Gjermania

March 21, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

“Drejtësia sot është e pavarur”, Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Socialiste!

March 21, 2026
PS cakton drejtuesit kyç në qarqe, dy emra për kryeqytetin

PS cakton drejtuesit kyç në qarqe, dy emra për kryeqytetin

March 21, 2026

Pse nuk duhet bërë më shaka me kauzën 13-vjeçare të PD-së për qeveri teknike?

March 21, 2026
Sali, ti je një renegat faqezi

Feja dhe arsyeja në sferën publike! Një reflektim pas ndarjes nga jeta të Jürgen Habermas

March 21, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Mars 2026

March 21, 2026
Çmimi i karburanteve, Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës

Çmimi i karburanteve, Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës

March 21, 2026
Rama: Do të ulim numrin e deputetëve, nuk ka shqiptar që nuk e do këtë

Rama: Do të ulim numrin e deputetëve, nuk ka shqiptar që nuk e do këtë

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Negociatat mbyllen brenda këtij mandati”, Rama: S’ka mërgatë qyqesh në Berlin dhe Bruksel që na ndal ne!

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In