• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A mund të rikthehet demokracia amerikane?

by Java News
08/11/2018 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Idealet amerikane të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë për të gjithë mund të mos kenë qenë ndonjëherë plotësisht të realizuara, por tani ato janë në sulm të hapur. Demokracia është bërë sundim i, nga dhe për një pakicë; dhe drejtësia për të gjithë është bërë e mundshme për të gjithë ata që janë të bardhë dhe mund ta përballojnë.

Nga Joseph E. Stiglitz/

Shtetet e Bashkuara e kanë mbajtur prej kohësh veten si bastion të demokracisë. SHBA ka promovuar demokracinë kudo në botë. Ka luftuar, me kosto të mëdha, për demokracinë ndaj fashizmit në Europë gjatë luftës së dytë botërore. Tani lufta i është kthyer në shtëpi.

Kredencialet e Amerikës si një demokraci kanë qenë përherë disi të njollosura. SHBA u themelua si një demokraci përfaqësuese, por vetëm një pjesë e vogël e shtetasve të saj – kryesisht meshkujt e bardhë që zotëronin prona – ishin në gjendje të votonin. Pas rrëzimit të skllavërisë , të bardhët e jugut të Amerikës u përpoqën prej rreth një shekulli të pengonin të drejtën e votës së afrikano-amerikanëve, duke përdorur taksim të votimit dhe teste të analfabetizmit, për shembull, duke e bërë hedhjen e votës të paaksesueshme për të varfrit. Të drejtat e votës për ta u garantuar rreth një gjysmë shekulli pas dhënies së të drejtës së votës për gratë në 1920.

Demokracitë me të drejtë kërkojnë shumicë, për këtë arsye ato duhet të ofrojnë të drejta bazë për këdo në mënyrë të pamohueshme. Por në SHBA, kjo është përmbysur. Pakica po dominon shumicën, me pak respekt për të drejtat e tyre ekonomike dhe politike. Një shumicë amerikanësh duan kontroll të armëve, rritje të pagës minimale, garanci në sigurimin shëndetësor dhe rregullim më të mirë të bankave që sollën krizën e vitit 2008. Megjithatë, këto synime mbeten të paarritshme.

Një pjesë e arsyes e ka rrënjën në Kushtetutën Amerikane. Dy nga tre presidentë të zgjedhur në këtë shekull e morën detyrën pavarësisht se humbën me votë popullore. Po të mos ishte për Kolegjin Zgjedhor, përfshirë në Kushtetutë me këmbëngulje të shteteve skllave me më pak popullatë, Al Gore do të ishte bërë president në vitin 2000 dhe Hillary Clinton në vitin 2016.

Por mbështetja e Partisë Republikane në shtypjen e votuesve, manipulimi i kufijve dhe përpjekje të ngjashme të manipulimit elektoral kanë kontribuar që vullneti i shumicës të mos zbatohet. Qasja e partisë është disi e kuptueshme: në fund të fundit, demografia në ndryshim i ka vënë republikanët në disavantazh elektoral. Një shumicë amerikanësh do të jenë shpejt jo të bardhë dhe një botë dhe ekonomi e shekullit 21 nuk mund të mbahet në një shoqëri të dominuar nga meshkujt. Dhe zonat urbane ku jetojnë shumica e amerikanëve, si në veri dhe në jug kanë mësuar vlerën e diversitetit.

Votuesit nga këto zona të zhvillimit dhe dinamizmit e kanë parë rolin që qeveria mundet dhe duhet të luajë për të sjellë begati të përbashkët. Ata e kanë braktisur doktrinën e mëparshme, ndonjëherë edhe brenda natës. Në një shoqëri demokratike, e vetmja mënyrë që një shumicë – qofshin këto korporata që përpiqen të shfrytëzojnë punëtorët dhe konsumatorët, banka që përpiqen të shfrytëzojnë kredimarrësit apo ata që janë nostalgjikë të së shkuarës dhe duan të rikrijojnë një botë të të kaluarës – mund të marrë dominim ekonomik dhe politik është duke penguar vetë demokracinë.

Kjo strategji përfshin shumë taktika. Përveç mbështetjes së imigracionit selektiv, zyrtarët republikanë kanë kërkuar të parandalojnë votuesit demokratë të regjistrohen. Shumë shtete të kontrolluara nga republikanët kanë shtuar barrën e identifikimit në zonat e votimit. Dhe disa qeveri lokale kanë sabotuar votues të tillë nga zgjedhjet, kanë ulur numrin e vendeve të votimit apo kanë shkurtuar orët e veprimit.

Është e çuditshme se sa të vështirë e bë n Amerika votimin, ushtrimin e një të drejte bazë të shtetësisë. SHBA është një nga pak demokracitë që mbajnë zgjedhje në ditë pune, në vend të së dielës, duke e bërë qartazi më të vështirë për punëtorët të votojnë. Kjo bie në kontrast me demokraci të tjera, si Australia, ku shtetasit e kanë detyrim të votojnë, ose në disa shtete si Oregoni, ku është më e lehtë të votosh përmes postës.

Për më tepër, një sistem i burgosjes në masë që vazhdon të shënjestrojë afrikano-amerikanët ka kryer historikisht një funksion të trefishtë. Përveç se ofron krah të lirë pune dhe ul pagat (edhe sot, siç e thekson Michael Poyker nga Universiteti i Kolumbisë, rreth 5% të prodhimit industrial amerikan prodhohet nga të burgosurit), ky sistem u krijua për t’u mohuar atyre që kanë kryer një krim të drejtën e votës.

Kur gjithçka tjetër dështon, republikanët kërkojnë të lidhin duart e qeverive të zgjedhura, pjesërisht duke i mbushur gjykatat federale me gjykatës që mund të veprojnë për të hedhur poshtë politika që donatorët dhe mbështetësit e tyre kundërshtojnë. Libra të fundit të rëndësishëm, si “Demokracia në Pranga” e historianes së Duke University, Nancy MacLean dhe të shkencëtarit politik të Universitetit të Oregonit, Gordon Lafes “Zgjidhja e 1%”, gjurmojnë origjinat intelektuale dhe mekanizmat organizacional të sulmit të republikanëve ndaj demokracisë.

Idealet amerikane të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë ëpr të gjithë mund të mos kenë qenë ndonjëherë plotësisht të realizuara, por tani ato janë në sulm të hapur. Demokracia është bërë sundim i, nga dhe për një pakicë; dhe drejtësia për të gjithë është bërë e mundshme për të gjithë ata që janë të bardhë dhe mund ta përballojnë.

Sigurisht, ky nuk është vetëm një problem amerikan. Në të gjithë botën, të fortët e politikës që pak u intereson për demokracinë kanë marrë pushtetin: Recep Tayyip Erdoğan në Turqi, Viktor Orbán në Hungari, Jarosław Kaczyński në Poloni dhe tani Jair Bolsonaro në Brazil. Disa, me shikimin nga e shkuara, do të thotë se edhe kjo do të kalojë. Mendoni për gjithë diktatorët e ndyrë të viteve 1930. Mendoni për ata si Salazar në Portugali dhe Franko në Spanjë, që i mbijetuan luftës së dytës botërore. Ata të gjithë janë zhdukur tani.

Reflektimi për një çast duhet të na kujtojë gjithashtu se diktatura e atyre pati kosto njerëzore. Dhe amerikanët duhet të përballen me faktin se presidenti i tyre, Donald Trump, ka ndihmuar dhe mbështetur despotët e sotëm.

Kjo është vetëm një nga shumë arsyet përse është e rëndësishme që këtë vit të kemi një Kongres Demokratik që mund të provojë një kontroll ndaj tendencave autoritare të Trump dhe të zgjedhë zyrtarë shtetërorë dhe vendas që mund të rikthejnë votën te ata që u takon. Demokracia është në sulm dhe ne kemi detyrimit të bëjmë çfarë mundemi – kudo që jemi – për ta shpëtuar atë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Can American Democracy Come Back?

ma.me

Next Post
Jepet masa për “Volvo 4”, mbeten në burg dy ish-deputetët dhe 22 të tjerë

Arrest me burg për të arrestuarit e heroinës së Hasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Në emër të popullit të Kosovës

September 17, 2026
By Pass-i i Elbasanit, Himçi: Dy lotet nuk mjaftojnë; Karakaçi: Faza e tretë buxhetohet në 2027

By Pass-i i Elbasanit, Himçi: Dy lotet nuk mjaftojnë; Karakaçi: Faza e tretë buxhetohet në 2027

September 17, 2026
Alarmoi për bombë në shkollën “Edith Durham”, detyrim paraqitje për protestuesin

Alarmoi për bombë në shkollën “Edith Durham”, detyrim paraqitje për protestuesin

September 17, 2026
Gjyqi në Hagë/ Ekspertët ndërkombëtarë: E vështirë të shpallen fajtorë ish-krerët e UÇK-së

Eksperti: Gjykimi i Hagës u bë në unison me prokurorinë, vendimet janë pa sens juridik dhe armiqësore

September 17, 2026
Dyshohet se vodhi 16 lokale në Tiranë brenda dy muajve, arrestohet 34-vjeçari

Dyshohet se vodhi 16 lokale në Tiranë brenda dy muajve, arrestohet 34-vjeçari

September 17, 2026
Bllokuan fëmijët në ditën e parë të shkollës, Gjykata liron protestuesit e Zogut të Zi

Bllokuan fëmijët në ditën e parë të shkollës, Gjykata liron protestuesit e Zogut të Zi

September 17, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Leka pas dënimeve nga Haga: Turp historik! Shqipëria të ngrejë fond për ish-krerët e UÇK-së

September 17, 2026
Miku i Serbisë, “lot” për UÇK

Miku i Serbisë, “lot” për UÇK

September 17, 2026
VIDEO/ Momenti kur Xhelal Mziu me njerëzit e tij dhunojnë zyrtarin e Bashkisë Dibër, Kalosh Murra

Plagosën me mjete prerëse dy vëllezër në Sarandë, arrestohen në flagrancë tre të rinj

September 17, 2026
Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Vodhën me dhunë xhiron ditore në dy pika karburanti, shpallet në kërkim një nga dy autorët

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com