• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A mund të reduktohet ndikimi i Putinit mbi Evropën

by Java News
04/02/2022 23:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kriza në Ukrainë e ka bërë të qartë se, pavarësisht të gjitha bisedave për “autonomi strategjike”, BE-ja mbetet shumë e varur nga garancitë e sigurisë së SHBA-së. Ndërkohë që kjo nuk do të ndryshojë së shpejti, Evropa të paktën mund të rrisë kapacitetin e saj për të vënë në përdorim ato pak instrumente të fuqisë së butë që ajo ka.

Nga Daniel Gros

Me Shtetet e Bashkuara që udhëheqin përpjekjet për të parandaluar një pushtim rus të Ukrainës, zyrtarët e Bashkimit Evropian po fërkojnë duart në stres. Evropa jo vetëm që që nuk mungon në tryezën e negociatave, ankohen ata, por në lojë është edhe siguria e saj.

Por BE-ja nuk është e pajisur për t’u përballur me presidentin rus Vladimir Putin. Ajo kërkon të jetë një fuqi “e butë” postmoderne dhe Putini njeh vetëm fuqinë e fortë. Dhe BE-ja nuk mund të përdorë instrumentet e fuqisë së butë që ajo ka, sepse ende varet nga gazi rus për të mbajtur ndezur dritat dhe ngrohësit e evropianëve.

Gazsjellësi i përfunduar Nord Stream 2 – që transporton gazin rus direkt në Gjermani nëpërmjet Detit Baltik – ka fituar vëmendje të konsiderueshme si një mjet negocimi diplomatik. Ndërsa disa argumentojnë se projekti i ka dhënë Rusisë shumë ndikim mbi Evropën, të tjerë shpresojnë se kërcënimi i humbjes së tubacionit, i cili ende nuk është funksional, mund ta pengojë Rusinë nga pushtimi i Ukrainës.

Në diskutime të tilla, fokusi ka qenë shpesh në përgjegjësinë që supozohet se mban Gjermania, përkrahësja kryesore evropiane e projektit. Por, duke pasur parasysh integrimin e qëndrueshëm të tregjeve kombëtare të gazit në Evropë, kjo ka pak kuptim. Në një treg të integruar, çdo veprim duhet të kryhet në nivel BE-je.

Për më tepër, në përcaktimin e veprimeve që duhet të ndërmerren, është e rëndësishme të pranohet se Nord Stream 2 nuk është aq i rëndësishëm sa përshkruhet shpesh. Në planin afatgjatë, gazsjellësi do të ketë pak ndikim në sigurinë energjetike të Evropës.

Si fillim, një tubacion operativ Nord Stream 2 nuk ka gjasa të sjellë një rritje të konsiderueshme në totalin e eksporteve të gazit natyror rus në Evropë. Ai thjesht do t’i mundësojë Rusisë të reduktojë përdorimin e saj të tubacioneve që përshkojnë Ukrainën, duke ulur kështu tarifat e tranzitit që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të buxhetit të Ukrainës.

Më gjerësisht, rëndësia e tubacioneve strategjike po gërryhet nga një zhvendosje drejt transportit të hidrokarbureve në formën e gazit natyror të lëngshëm. Eksportet e LNG-së nga SHBA-ja në Evropë kanë marrë shumë vëmendje, por ato janë vetëm një pjesë e një tendence më të madhe. Në nivel global, tani më shumë gaz transportohet nëpër rajone sesa transferohet përmes tubacioneve.

Transporti i LNG-së ka fituar popullaritet sepse pasi vendoset në një cisternë speciale, distanca që duhet të kalojë bën relativisht pak ndryshim. Si rezultat, në kohë normale, çmimet në Evropë dhe Azi priren të jenë shumë të korreluara. Kostoja e transportit të LNG-së mbetet më e lartë se kostoja e transportit të naftës, dhe likuiditeti i tregut të LNG-së – dhe kështu aftësia e tij për t’iu përgjigjur zhvendosjeve afatshkurtra të kërkesës – mbetet i kufizuar. Por tendenca drejt një tregu të integruar global është e qartë.

Sot, gazi rus është ende disi më i lirë për pjesën më të madhe të Evropës. Por çmimi politik i varësisë – Rusia mbetet furnizuesi më i madh i BE-së me gaz natyror – është bërë i papranueshëm. Lajmi i mirë është se Evropa ka kapacitetin për të importuar mjaftueshëm LNG për të kompensuar humbjen e gazit rus. Lajmi i keq është se asaj do të duhet pak kohë për të mobilizuar aftësitë e saj.

Atëherë, si mundet BE-ja të mbrohet nga rreziku afatshkurtër i ndalimit të furnizimeve nga Rusia për arsye politike dhe madje të pozicionohet në gjendje të vendosë sanksione ndaj sektorit të gazit rus?

Një hap i parë i thjeshtë do të ishte t’u kërkohet furnizuesve të gazit të plotësojnë inventarët e tyre në fund të verës. Kjo nuk do të ishte në interesin e tyre tregtar, por do të forconte sigurinë energjetike të Evropës. Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet objekteve të magazinimit të kontrolluara nga Gazprom i Rusisë, të cilat u mbushën më pak se vendet e tjera të magazinimit komercial vitin e kaluar, duke e lënë BE-në të prekshme ndaj mungesave akute këtë dimër.

Por nevojitet më shumë. Evropa duhet gjithashtu të krijojë një Rezervë Strategjike Evropiane Gazi (ESGR) që përmban furnizim të mjaftueshëm për rreth tre muaj konsum. Duke i dhënë BE-së një mundësi për të blerë më shumë gaz nga prodhues të tjerë, një rezervë strategjike do të reduktonte cenueshmërinë e Evropës ndaj ndërprerjeve afatshkurtra, duke përfshirë humbjen e mundshme të furnizimeve ruse, dhe do të forconte pozitën e saj gjeopolitike.

Një ESGR nuk mund të krijohet brenda natës dhe do të kërkonte një investim fillestar. Por një rezervë e konsiderueshme gazi mund të grumbullohet brenda pak viteve dhe kostot nuk duhet të jenë të tepërta, sidomos në një kohë me norma interesi jashtëzakonisht të ulëta (BE-ja mund të emetojë ende bono dhjetëvjeçare me disa pika bazë). Vlerësimet e bazuara në rezervat ekzistuese të gazit tregojnë se krijimi i ESGR do të kushtonte rreth 10 miliardë euro (11.2 miliardë dollarë). I shpërndarë gjatë një dekade, i bie një 1 miliard euro dukshëm të përballueshme në vit – rreth 0.5% e buxhetit të BE-së.

Një ESGR do të ishte edhe në dobi të Ukrainës. Tashmë, vendi mund të marrë gaz nga Evropa përmes tubacionit të Vëllazërisë që normalisht transporton gaz nga Rusia në Evropë, falë kapacitetit të “rrjedhës së kundërt” të tubacionit. Por, pa rezervat e veta, BE-ja nuk mund të bëjë shumë për Ukrainën, nëse Rusia rinovon kërcënimet e saj për të ndërprerë furnizimin me gaz të Ukrainës.

Për më tepër, një rezervë e tillë do të krijonte një varësi më të favorshme të njëanshme, me Rusinë që mbështetet shumë në tregun evropian. Fitimet nga eksportet e gazit në Evropë përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të përgjithshme të eksportit të Rusisë dhe të ardhurave të qeverisë, por vetëm një pjesë të vogël të ekonomisë evropiane.

Nëse gazsjellësi Nord Stream 2 lejohet të funksionojë – një opsion që duhet të merret parasysh vetëm nëse nuk ka sulm ndaj Ukrainës – varësia e Rusisë nga Evropa si një klient i besueshëm do të rritet gjithashtu. Rusia mund ta zvogëlojë këtë varësi nga Evropa vetëm duke ndërtuar kapacitete të kushtueshme për të eksportuar LNG nga objektet më afër fushave të saj pranë rrethit Arktik, ose duke investuar në një tubacion edhe më të shtrenjtë për në Kinë.

Kriza në Ukrainë e ka bërë të qartë se, pavarësisht të gjitha bisedave për “autonomi strategjike”, BE-ja mbetet shumë e varur nga garancitë e sigurisë së SHBA-së. Kjo nuk do të ndryshojë së shpejti. Por, duke forcuar sigurinë e saj energjetike, Evropa të paktën mund të rrisë kapacitetin e saj për të vënë në përdorim ato pak instrumente të fuqisë së butë që ajo ka.

Next Post
Parashikimi i motit dhe qytetet që do të ketë shi

Temperatura deri në 14 gradë, dita do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe vranësirat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In