Britania mund të behet vendi i parë që ndalon përdorimin e WhatsApp-it dhe Snapchat-it.
Kryeministri, David Kamerun ka deklaruar se do të bëjë një gjë të tillë në se fiton zgjedhjet e ardhshme. Kjo masë është pjesë e planeve të reja për përgjimet, debat që është hapur pas sulmit në Paris. Kamerun tha se mund të ndalojë përdorimin e këtyre metodave që nuk mund të përgjohen edhe pse mund të ketë leje.
“Në vendin tonë, doni që ne të lejojmë komunikimin mes njerëzve që nuk mund të lexohen?”, tha Kamerun duke iu referuar komunikimit që nuk mund të përgjohet.
Pavarësisht kësaj, WhatsApp mbetet e vendosur të mos ndryshojë shërbimin duke e lënë të pamundur për autoritetet që të lexojnë mesazhet që shkëmbejnë përdoruesit.