• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A mund të luftohet vërtet korrupsioni?

by Java News
24/08/2018 14:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga The Economist

Rumania njihet si një prej vendeve më të korruptuara në BE. Protestuesit dolën në rrugë, të zemëruar me qeverinë dhe me atë që ata e shohin si një kulturë korrupsioni shtetëror.

Ryshfetet, sekserët dhe abuzimet me fondet publike kanë krijuar përçarje dhe zemërim në të gjithë vendin.  Por a mund të luftohet vërtet korrupsioni?

Ndërkohë që protestat arritën një farë suksesi të vogël, një prokurore dhe stafi i saj u vunë kundër sistemit, duke dënuar më shumë se 1000 zyrtarë publikë për korrupsion.

Emri i saj është Laura Kovesi, kryetare e  strukturës së posaçme të Anti-Korrupsionit në Rumani.

“Pa pasur pavarësi të plotë, prokurorët nuk hapin dot çështje të suksesshme kundër zyrtarëve më të lartë që kanë lidhje me korrupsionin”, thotë ajo për the Economist.

Gjëja e parë që ka mësuar në luftën kundër korrupsionit shtetëror, është që duhet të përballesh me baltosje.

“Kur je prokuror që lufton korrupsionin e nivelit të lartë, duhet të përgatitesh për hetime të imëta që do të ndërmerren ndaj teje. Mund të ketë media që do të nisin fushata kundër personit tënd, mund të ketë përpjekje për të të trembur”, shton ajo.

Laura Kovesi, prokurorja rumune që çoi në dënimin kryebashkiakëve e 9 ministrave për korrupsion, si dhe kryetarin e partisë në fuqi për mashtrim në zgjedhje, si dhe ka sekuestruar rreth 2 miliardë Euro pasuri të vëna me korrupsion.

Fushata e zonjës Kovesi kundër korrupsionit e trazoi rëndë qeverinë rumune.

Ministri i Drejtësisë në Rumani u shpreh në një konferencë për shtyp se “veprimet e Kovesit gjatë vitit të shkuar vunë në rrezik vetë institucionin që ajo drejton, nëpërmjet një autoritarizmi të tepruar”.

Por Kovesi i quajti këto deklarata fushata baltosjeje e përpjekje për ta trembur. Ajo tha se përgjigjja më e mirë ndaj tyre është të ndërtosh çështje të forta, të cilat të paraqiten në gjykatë duke arritur dënime kundër zyrtarëve të korruptuar.

Ekipi i Kovesit ka bërë që të dënohen kryetarë bashkish dhe nëntë ministra të qeverisë për korrupsion, si dhe kryetarin e partisë në fuqi për mashtrim me zgjedhjet.

Çështjet e saj kanë çuar në sekuestrimin e pasurive të vëna nëpërmjet korrupsionit, të cilat kapin një vlerë prej 2 miliardë eurosh.

Por cili është çelësi i suksesit të Kovesit? Sipas saj, gjëja kryesore kur nis një çështje, është të përpiqesh të mendosh si një i akuzuar.

“Nuk e ngre dot një çështje të fortë duke u bazuar në një provë të vetme, apo në një deklaratë të vetme. Prokurori duhet të përpiqet të mendojë se çfarë mund të thotë i akuzuari, se si mund të përpiqet të mbrohet”, thotë ajo.

Përgjigjja e qeverisë ndaj dënimeve të shumta të Kovesit ishte të ulte ashpërsinë e dënimeve. Në korrik të vitit 2018, qeveria paraqiti një ligj që lehtësonte dënimet për zyrtarët e akuzuar për korrupsion.

Kovesi bëri të dënohen rreth 1000 zyrtarë. Politikanët u përgjigjën duke zbutur dënimet për zyrtarët e korruptuar, gjë që ngjalli zemërim mes popullit rumun, duke shkaktuar protesta të shumta.

Por si të mbrohet pavarësia e gjyqësorit?

“Pavarësia e prokurorëve duhet të jetë e garantuar me ligj. Kur prokurori nis të hetojë një zyrtar të lartë, ose një person me shumë pasuri, duhet të ketë siguri dhe garanci që nuk do të ndërmerren masa disiplinore për ta penguar e që nuk do t’i bëhen transferime në institucione të tjera të prokurorisë, në mënyrë që të ndërpresë hetimet”, thotë ajo.

Por kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Tri ditë pas intervistës për The Economist, Kovesi u shkarkua nga detyra.

Top Channel

Next Post
Shpërthim tritoli në derën e biznesit në Tiranë

Krujë, shpërthim me eksploziv në një garazh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In