• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A mund të ketë një kornizë të re institucionale për statusin e serbëve në Kosovë dhe për shqiptarët në Serbi të Jugut?

by Java News
01/08/2022 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A mundet të kemi një pakt të ri me serbët  e Kosovës, sipas rekomandimeve të Esobarit, përtej formulës së ofruar në Marrëveshjen për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe a mundet Kosova të kërkojë reciprocitet që ky pakt i ri të arrihet edhe me shqiptarët në Serbi të jugut?

Nga Mehmet PRISHTINA

Asnjë prej përfaqësuesve politikë e institucional të shqiptarëve të Serbisë së jugut nuk e shfrytëzoi rastin të takohet ditëve të fundit me të dërguarit për Ballkanin të SHBA-ve dhe BE-së, Escobar dhe Lajçak. Përvoja ka dëshmuar se informimi dhe sensibilizimi i diplomacisë ndërkombëtare, sidomos asaj amerikane përmes një procesi të gjatë e intenziv lobimi, ka ndikuar që Kosova ta ketë këtë status shtetëror që e ka tani.
Një përpjekje më serioze dhe më të sinqertë deri më tani ka bërë vetëm biznesmeni dhe veprimtari Muharrem Salihu nga Medvegja, idetë dhe projektet e të cilit tash më ndodhen në zyrat kryesore të qendrave vendimarrëse.
Ajo çka ka mbetur pa bërë, është puna e pakryer e politikanëve të kësaj pjese të Serbisë e banuar me shqiptarë, të cilët janë mjaftuar me takime vetëm me politikanë të Prishtinës e Tiranës. Ata nuk krijuan ura ndërlidhëse me diplomacinë amerikane, sepse vetëm përmes atyre urave do të arinin ta konsolidonin statusin politik e institucional të shqiptarëve në Serbinë  e jugut.

Kjo nuk u bë edhe përkundër faktit e në Amerikë ka përfaqësues të lobit shqiptaro-amerikan me origjinë edhe nga këto treva shqiptare, ku Serbia po mundohet të zbatojë planet e vjetra të spastrimit etnik. Kosova përfitoi shumë nga lobimi i këtyre përfaqësueve, sidomos nga lobimi i Xhim Xhemës, një veprimtar i palodhur i çështjes shqiptare nga Medvegja, i cili në Amerikë tash e disa dekada nuk i ka kursyer as financat as angazhimet personale që çështjen e Koovës ta shpiej përpara duke takuar dhe zhvilluar aktivitete lobimi me kongresmenë e senatorë amerikanë. Fatkeqësisht përfaqësuesit politik shqiptarë të Serbisë së jugut nuk i shfrytëzuan mundësitë e  Xhim Xhemës dhe të miqëve të tij për kauzën jetike të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, të cilët përpos gjenocidit serb, po vuajn edhe pasojat e një pasiviteti dhe moskoordinimi  absurd të përfaqësueve të tyre lokal e qendror.

Mobilizimi politik i shqiptarëve në Ballkan dikur ndodhte si pasojë e një efekti domino, ku Kosova ishte epiqendra e koordinimit dhe bashkëpunimit, duke filluar që në fillim të viteve të nëntëdhjeta e deri te lufta heroike e UÇK-së. Frytet e këtij bashkëpunimi sot i shohim edhe në Maqedoninë e Veriut, ku shqiptarët përmes rezistencës së armatosur dhe përmes një angazhimi të vazhdueshëm politik arritën të sigurojnë një status më dinjitoz, si në aspektin institucional, ashtu edhe në atë social, ekonomik e kulturor.

Sikur të funksiononte më fuqishëm procesi i lobimit, tani me siguri shqiptarët e Serbisë së jugut do të përfshiheshin në axhendat e diplomatëve, sidomos tani kur po bisedohet për një marrëveshje finale Kosovë-Serbi. Pas arritjes së kësaj marrëveshjeje, do të jetë shumë problem që të riaktivizohet diplomacia botërore, sidomos ajo amerikane, për të dëgjuar hallet e shqiptarëve në Serbinë e jugut.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një panel në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, tha se shumica e mosmarrëveshjeve në rajon vitet e fundit kanë të bëjnë me trajtimin dhe statusin e pakicave, qofshin kroatët në Bosnjë apo serbët në veri të Kosovës.

“Ne duhet të krijojmë një pakt të ri që do t’i bëjë pakicat të ndjehen të përfaqësuara, të vlerësuara dhe të integruara”, tha ai.

Sikur Escobar të ishte më i informuar mbi gjendjen e shqiptarëve në Serbinë  e jugut, dhe sikur përfaqësuesit vendorë, por edhe deputeti shqiptar nga kjo pjesë, të ishin  takuar më shpesh me të, sigurisht që ai do të fliste edhe për trajtat e diskriminimit që po iu bëhen shqiptarëve në Jug të Serbisë. Ai nuk foli për hallet e tyre,  sepe me Esobarin u takuan vetëm serbët e Kosovës, por jo edhe shqiptarët e Serbisë së jugut.

Tani kur na ndan vetëm një ditë nga afati kur duhet të rifilloj aplikimi i reciprocitetit me erbinë sa i përket dokumenteve të identidikimit dhe targave të automjteve, deklarat e Esobarit në Bled të Sllovenisë do të duhej të na shërbejë si një kandil që ndriçon rrugën e errësuar.

A mundet të kemi një pakt të ri me serbët  e Kosovës, sipas rekomandimeve të Escobarit, përtej formulës së ofruar në Marrëveshjen për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe a mundet Kosova të kërkojë reciprocitet që ky pakt i ri të arrihet edhe me shqiptarët në Serbi të jugut?

Sikur elita politike e shqiptarëve të Serbisë së jugut të ishte më aktive dhe më këmbëngulëse në kërkesat e saj për një status më të avancuar  institucional të shqiptarëve të kësaj ane, kjo me siguri do të krijonte një efekt tepër domethënës edhe në bisedimet Kosovë-Serbi ku përfaqësuesit e Prishtinës zyrtare do të kishin adute të forta që t’i neutralizonin ambicjet serbe për bosnjizimin e Kosovës dhe të kërkonin, atë që po e kërkon tani Escobar, që të krijohet një kornizë e re institucionale për statusin e shqiptarëve në Serbinë e jugut.

Sidoqoftë fokusi politik mbetet në çështjet e hapura në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe klasa politike e jona (pushtet e opozitë) duhet të jetë e përgatitur për çfardo sfide që vjen si rrjedhojë e marrëveshjeve me Serbinë. Takimi i fundit i kryeministrit Kurti me përfaqësuesit opozitarë  është një rrugë e mbarë për të qartësuar dilemat eventuale publike në mënyrë që qytetarët të mos përjetojnë çfarëdo lloj traume nga arritja e marëveshjeve të cilat nuk mund të bëhen pa kompromise. Shqiptarët nuk duhet t’iu ngjajnë serbëve, që me barrikada dhe obstruksione mundohen të imponojnë diskursin e tyre politik në tryezën e bisedimeve. Kjo më së paku ka nevojë të ndodhë pasi që shqiptarët po sillen brenda normave normale të dialogut dhe në koordnim me aletatët tanë strategjik-amerikanët.

Prishtinë, 31 gusht 2022

Next Post
Kujdes ju vajza të “seksionit VIP”/ Gazetarja: Hiqni dorë nga parada e seksualitetit toksik në palestër

Kujdes ju vajza të "seksionit VIP"/ Gazetarja: Hiqni dorë nga parada e seksualitetit toksik në palestër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
Protesta e dhunshme e Berishës/ Deputeti i PD përfundon në QSUT me dëmtime në lëkurë, në spital edhe një militant

Protesta e dhunshme e Berishës/ Deputeti i PD përfundon në QSUT me dëmtime në lëkurë, në spital edhe një militant

February 20, 2026
Berisha mbyll protestën “pa rrëzuar Ramën”, me akuza dhe kërcënime nga selia blu paralajmëron të radhës: Do të jetë më e fuqishmja që ka njohur vendi

Berisha mbyll protestën “pa rrëzuar Ramën”, me akuza dhe kërcënime nga selia blu paralajmëron të radhës: Do të jetë më e fuqishmja që ka njohur vendi

February 20, 2026
Protestuesit hodhën molotovë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, shoqërohen në polici 25 persona

Protestuesit hodhën molotovë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, shoqërohen në polici 25 persona

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In