• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A mund të jetë më Amerika një model demokracie?!

by Ben Andoni
05/02/2020 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Amerika është gjithnjë e më shumë pragmatiste. Kjo të vinte ndërmend në dëgjimin për ekzaltimin dhe fryrjen e jashtëzakonshme të presidentit aktual Trump, teksa në Kongresin amerikan foli për sukseset e mandatit të tij.

“Kombi ynë është më i fortë se kurrë më parë”, u shpreh ai në një fjalim ku dëgjoheshin shpesh brohorimat e Republikanëve dhe rëndonte heshtja e Demokratëve, që kulmoi me grisjen e fjalimit të tij nga kryetarja e Kongresit Nancy Pelos.

Dhe, në fakt, presidenti aktual amerikan ka me çfarë të krenohet. Rritja e ekonomike është e dukshme. Është ulur papunësia, ka më shumë hapësirë për të rinjtë, ka suksese në marrëveshjet tregëtare dhe madje, SHBA ka shkuar para si një nga vendet kryesore në prodhimin e gazit dhe naftës. Ai kërkoi mbështetje për idetë e tij për pushtimin e planetit Mars, pasi flamuri amerikan duhet të vendoset atje fizikisht para të tjerëve…

Por, shumë larg këtij realiteti, SHBA duket zhgënjyese. Sa i përket të Drejtave të Njeriut, politikës së saj globale, mjedisit, përqasjes me Evropën dhe të shikimit të ardhmes së përbashkët. Ndërsa për vendet e tjera evropiane ka politika të qartë për të ruajtur vetveten dhe për të pasur një lloj ekuilibri me fytyrën e saj të re, kjo nuk ndodh për vendet si Shqipëria që janë gati satelite të politikës së saj.

A mund t’i besojmë modelit të Shteteve të Bashkuara, përpos ndjeshmërisë së madhe që kemi për një lloj paternaliteti politik, që ajo e ushtron dhe ne e pranojmë apriori?! Shikoni sistemin e brendshëm amerikan! A ka qenë ndonjëherë SHBA më e ndarë dhe e paqartë politikisht sesa në ditët tona?! A ka dëgjuar ndonjëherë publiku nga institucionet e saj akuza dhe kundërakuza sesa këto që ndodhin sot?! A mundesh të besosh, që në emrin e SHBA-së, sot, flitet për përpjekje të  madhe por thjesht e mbi të gjitha për interesin e ngushtë amerikan? A ka ndodhur ndonjëherë që akuza krejt të hapura për përdorjen e institucioneve, nga qeveria aktuale federale, mohohen dhe justifikohen në këtë mënyrë, siç po ndodh me administrataën e Trump?! A mund të gjesh me këtë rast dhe një sjellje kaq të ngjashme me institucionet tona, ku kryeministri shpesh nuk do t’ia dijë për institucionet e pavarura, që e mbajnë me shumë vështirësi këtë tagër?! Apo boshësinë e strukturave të Opozitës për t’u përballur me  këto realitete!

Realisht, në SHBA, forca ideologjike e pak atyre grupimeve politike, që mbajnë frymën e partive mundohen të dominojnë me anë të çdo lloj mjeti, por pikërisht duke zbehur funksionalizimin e formave demokratike, që ne kemi  besuar të institucionet amerikane.

Dhe, pretendimi, që e gjeen rëndom dhe tek ne: Ne e bëjmë thjesht e vetëm për interesin kombëtar. Rama mëton të njëjtën gjë!

Në fakt, institucionet amerikane i kanë të llogaritura të gjitha.“Por ne nuk jetojmë nën atë lloj kërcënimi. Në vend të kësaj, sistemi ynë në përgjithësi promovon gridlock (bllokim). Shpesh e konsiderojmë këtë si gabim (faj), por në fakt është virtyti më i madh i sistemit tonë. Qeveria jonë është e organizuar në mënyrë të tillë që të ngadalësojë proceset e vendimmarrjes në mënyrë që njerëzit të mund të debatojnë, me qëllimin përfundimtar që të arrijnë në një konkluzion që me të vërtetë Ligji funksionon në të mirë të të gjithë kombit dhe nuk shkel të drejtat e pakicave politike. Në mungesë të këtij lloji të konsensusit të gjerë, qeveria jonë nuk bën asgjë”, shprehet Jay Cost, tek artikulli i tij Democracy or republic?-për “National Review”. Megjithatë në këto zona të ndërmjetme zhvillimi ku ka hyrë politika e sotme amerikane ja vlen të ndalosh realisht dhe të perceptosh: A ja vlen më modeli aktual amerikan të ndiqet, apo duhet të mjaftohemi vetëm me parimet e themeluesve të këtij shteti, që i ka certifikuar përvoja e pagabueshme e historisë?!

Për këtë duhen burrat e shtetit dhe ata që bëjnë diferencën, fakt që shikohet me vështirësi në modelet e sotme të politikës shqiptare, ku demagogët e dy krahëve kujtojnë se mund të bëjnë ndryshimin. Ndaj, ndoshta, na duhet pak më shumë Europë dhe ide të sajat për zhvillimin tonë dhe realitetet që kemi përballë, e jo aq shumë SHBA alla Trump. ( Javanews)

Next Post
Seanca për Arbër Çekajn shtyhet për në 20 nëntor

Donald Lu e quajti ‘peshk të madh’/ Kërkesa në gjyq e Arbër Çekaj: Të vijë këtu…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In