A mund të jenë këta bujtësit e rinj të Shtëpisë së Bardhë?!
Botë e çmendur, do të thoshte me të drejtë dikush. Kanye West dëshiron të ulet në karrigen e presidentit të SHBA në vitin 2020. Ndërsa Kim Kardashian do të jetë Zonja e Parë. Ambicien reperi 38 – vjeçar e ka shprehur mbrëmë gjatë performancës së tij në VMA duke i lënë të gjithë më gojë hapur.
Kaney West ishte duke mbajtur një fjalim për arritjet e deritanishme në muzikë ku u nderua edhe me një çmim të cilin ia dha këngëtarja, Taylor Swift kur shpalli kandidaturën e tij për garën presidenciale të vitit 2020.
Kim Kardashian dhe Kanye West duket se nuk janë të ngopur me famën që kanë por duan edhe pushtet politik. Ky lajm e ka gëzuar pa masë bashkëshorten e tij Kim Kardashian e cila pret fëmijën e dytë.
Nuk dihet ende nëse reperi i famshëm do të mbështetet nga ndonjë parti politike apo do të kandidojë si i pavarur. Por një gjë dihet me siguri se nësë amerikanët do ta votojnë për president do të kemi për herë të parë në histori një zonjë të parë që bën selfie nudo nga mëngjesi në darkë duke reklamuar të pasmet e saj bombastike.