• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

A mund të ishin intimiduar ekspertët nga Berisha? Flet për herë të parë eksperti që hartoi raportin për çështjen “Trebicka”

by Java News
10/03/2021 07:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për vdekjen e Kosta Trebickës ka folur edhe eksperti autoteknik Gëzim Hoxha, duke theksuar se nuk do ishte aksident dhe nuk dilnin llogaritjet do thoshim jo.

Top Story ngre pyetjen se a mund të ishin intimiduar hetuesit dhe ekspertët nga nxitimi i Sali Berishës për ta klasifikuar ngjarjen aksidentale? Dyshimet ishin të mëdha, pasi Interesi i ish-kryeministrit për çështjen ishte i madh.

Emisioni Top Story

Ky është procesverbali i regjistrimit të procedimit penal i referuar që në veprimet e para “Shkelje e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”. Klasifikimi juridik ngeli i tillë deri në fund, kur u pushuan hetimet.

“Por ai e ka parë që këtu kemi të bëjmë me aksident thotë ai, nëse nuk do ishte aksident dhe nuk dilnin llogaritjet do thoshim jo: skemi të bëjmë me aksident por dicka tjetër që se përcaktojmë dot” u shpreh Gëzim Hoxha, Ekspert autoteknik i cështjes “Trebicka”.

A mund të ishin intimiduar hetuesit dhe ekspertët nga nxitimi i Sali Berishës për ta klasifikuar ngjarjen aksidentale? Dyshimet ishin të mëdha. Interesi i ish-kryeministrit për çështjen ishte i madh. ”Jo absolutisht jo, askush sna ka bërë presion për ekspertizën na kanë thënë merrni të dhënat e këto e nxirrni cfarë ka ndodhur aty” u shpreh Gëzim Hoxha, Ekspert autoteknik i cështjes “Trebicka”.

Gëzim Hoxha, është një prej 3 ekspertëve autoteknikë të cilët në raportet e tyre e mbyllën hetimin e ngjarjes si aksidentale. “Po patjetër, i qëndroj ekspertizës, se vë në diskutim, ajo ashtu ka ndodhur, e kam bindje të plotë. Sepse të gjitha veprimet matematikore që bëra, më dalin që makina është përmbysur, më dalin llogaritjet që makina ka ndaluar, pra më përputhet mendimi me veprimet e tjera të kryera” u shpreh Gëzim Hoxha, Ekspert autoteknik i cështjes “Trebicka”.

Kjo është skica e kqyrjes së vendgjarjes. Aty, pasqyrohen të gjitha gjurmët e gomave dhe sendet e gjetura. Rreth 95 metër nga kryqëzimi me rrugën Lekas-Voskopojë, që merret si pikë referimi, fillon një gjurmë rrëshqitjeje me gjatësi 9.8 metër. “Drejtuesi i mjetit duken gjurmët aty, janë edhe në foto edhe në skica të fiksuara, ka kthyer këndin majtas për tu ngjitur atje, makina ka qenë marsh afolje, se rruga vjen me pedencë nga Lekasi në Voskopojë në rrugën me dhe’ aty tregon gjurmë strecimi, që po ecën shpejtë, pastaj duket gjurma që fillon ta presë timonin për majtas” u shpreh Gëzim Hoxha, Ekspert autoteknik i cështjes “Trebicka”.

Në mesin e rrugës së hapur rishtazi, me një kurriz në mes kemi ndërprerje të gjurmës. Ajo shfaqet sërish me një gjatësi 1.9 metër. Në fund të kësaj gjurme janë shenjat e një manovre të menjëhershme të prerjes së timonit në të majtë. “Makina në këtë kohë është batuar djathtas dhe ka thyer dhe xhami ne krahut e djathtë, copat e xhamit janë aty në vendgjarje, makina ka bërë salto, në salto ka goditur me pjesën djathtë të kabinës lartë në gjoks, ku i ka carë arterie, është përbysur prap dhe më pas ka ikur mbrapsht” u shpreh Gëzim Hoxha, Ekspert autoteknik i cështjes “Trebicka”
Kjo është kinematika e rindërtimit të ngjarjes nga eksperti Gëzim Hoxha.

“Vjen sa fillon e ngjitet në pjesën gjelbër makina ndalon, forca e inercisë tenton ta shtyjë përpara, meqë këndi kthimit kthehet, krijohet këndi batimit, në këtë kënd, shoferi me makinën janë një trup. Pra nëse makina ëhstë 60 km/h edhe trupat po ashtu, por shoferi nuk ëhstë i lidhur me rrip dhe makina nuk ka tavan, është e hapur e modifikuar, kjo për shkak se gjuetarët kështu i duan. Kur makina është batuar, ka rënë drejtuesi i mjetit” u shpreh Gëzim Hoxha, Ekspert autoteknik i cështjes “Trebicka”.

Edhe inxhinieri Daniel Xhemo në rindërtimin e ngjarjes arrin në të njëjtat konkluzione. Kinematika e batimit të mjetit është identike. Kjo është skema e inxhinierit Xhemo ku tregohen 5 momentet e rrokullisjes së mjetit. Shpejtësia e fuoristradës në momentin e përmbysjes është përllogaritur 25-30 km/h sipas ekspertizës së Hoxhës. Në ekspertizën e Daniel Xhemos përllogaritet në rreth 39 km/h.

“Për terrenin dhe manovrën e kryer ajo ishte shpejtësi e lartë se është kthesë e menjëhershëm, bërryl. Po të marësh një makinë të vish me shpejtësi të bësh të njëjtën manovër, makina përmbyset” u shpreh Gëzim Hoxha, Ekspert autoteknik i cështjes “Trebicka”.

g.kosovari

 

Next Post
“Në afërsi të kokës ishte një kapelë, ne xhep kishte një…”/ Zbulohen dokumentet, çfarë u gjet pranë trupit të Kosta Trebickës

"Në afërsi të kokës ishte një kapelë, ne xhep kishte një..."/ Zbulohen dokumentet, çfarë u gjet pranë trupit të Kosta Trebickës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com