Nga Zef Preçi
Duke përdorur kuadrin e analizes se Indeksit të Prosperitetit, kombet në mbarë botën mund të vlerësojnë pikat e forta dhe të dobëta të tyre në mënyrë që të përcaktojnë zgjidhjet ekonomike dhe strategjike që duhen bërë për të ndërtuar më tej shoqëri gjithëpërfshirëse, ekonomi të hapur dhe qytetarë të fuqizuar për të nxitur nivele më të larta te prosperitetit.
Per te gjithe ata qe nuk e dijne, vendi yne renditet ne vendin e renditet e 65-ta në renditjen e përgjithshme të Indeksit të Prosperitetit. Që nga viti 2011, Shqipëria ka mbetur në të njëjtin pozicion (https://www.prosperity.com/globe/albania…)
Nuk po e komentoj me tej kete indeks qe deshmon stanjacionin ekonomik dhe deficiensen demokratike te vendit. Kjo sepse cilido qe jeton ne kete vend perballet perdite me pasojat e keq-qeverisjes, debatin politik shterpe, mungesen e shpreses dhe braktisjen me ritme te pandalshme te vendit, sidomos nga te rinjte dhe personat ne moshen aktive te punes. Per me shume, cilido mund te lexoje detajet e Indeksit te Prosperitetit ne link-un e mesiperm.
Qellimi i ketij komenti lidhet me nje informacion, ne fakt eshte nje video e shkurter informative vetem ne pak minuta, e cila ofron informacion te konfirmuar mbi 6 politikanet me te njohur ne boten e sotme qe kane sunduar per nje kohe te gjate, qe regjimet e tyre kane varferuar kombet e veta (dia orej tyre nuk jane shume me lart nga ne renditjen e ketij indeksi), qe gjate sundimit te tyre korruptiv kane shkelur te drejtat elementare te qytetareve, qe gjate ketij sundimi kane vjedhur shuma marramendese fondesh publike dhe pasurite kobmetare, kane krijaur kompani permes te cilave kane vendosur kontrollin e klanit te vet ne te gjithe sektoret e jetes ekonomike te vendit, kane bashkepunuar me kompani guacka/offshore permes te cilave kane fshehur pasuri te pamase, kane shitur pasurite e vendit te biznesi i huaj per t’u pasuruar me tej dhe per te zgjatur sundimin e tyre, per te jetuar ne luks te shfrenuar (te bijes se sundimtarit te Tunizise Ben Ali ja sillnin edhe kosin e frutave te grire me avion privat te posacem nga Franca), etj.
Ne rastet kur qytetaret nuk kane zgjedhur te ikin pa kthim (sic bejne bashkombasit tane ne kohet moderne) keta politikane jane rrezuar e larguar nga pushteti, shumica perkohesisht (psh familja Marcos ne Philipine, etj.), por eshte interesant fakti se qindra milione e milarda dolare amerikaine ne formen e parave, lingotave te arit, pasurive te patundshme ne “boten demokratike” si ne Mbreterine e Bashkuar, Zvicer, etj., dhe te aksioneve ne kompanite ofshore nuk jane u rikthyer qytwtarevec te grabitur.
Madje edhe ne disa raste kur keto pasuri jane ngrire (sekuestro provizore), mbas largimit nga pushteti te politikaneve ne fjale, u jane rikthyer dmth jane “shkrire” perseri per t’u vjelur prej ish-sundimtareve dhe rrjeteve te tyre te nendheshme. E kjo grabitje e shtetit ka ndodhur edhe ne vende me peshe ne pasuri strategjike si nafta, etj.
Po keshtu, shitja pasurive strategjike kompanive shteterore dhe private te huaja, nuk mund te mos krijonte vedhe vartesine e vendit dhe humbjen e sovranitetit te tij, ndonese politikanet “dalin nga loja pa u lagur” dhe jetojne gjate, shumica i afrohen nje shekulli, perjashto ato raste ku popujt e flakin zgjedhen dhe i presin koken mbretit (psh Gadaf-it ne Libi.…
Mbas ketij parashtrimi, dalin disa pyetje e pikepyetje, jo per politikanet tane sepse ata jane “te qarte ne qellimin e misionin e tyre”, por per qytetaret e ketij vendi, sidomos ata qe jetojne ne kete vend dhe nuk kane vendosur akoma te ikin prej tij.
- Cili eshte kontributi vjetor ne buxhetin e shtetit i pasurive te trasheguara te vendit, prone e brezave, sic eshte nafta, kromi, bakri, etj.?
- C’fare fshihet mbas “epidemise” se koncesioneve qe po majmin lehtesisht lobiste, oligarke dhe kriminelet e lidhur me eliten politike drejtuese te vendit, po akaparojne taksat e qytetareve edhe per 25-30 vitet e ardhshme pa i dhene mundesi vendit te zhvillohet ne rruge normale?
- Perse prej 10 vitesh nuk ndalohen kompanite e llojit offshore te operojne me para publike kur dihet dhe pranohet boterisht se permes tyre, duke shfrytezuar kanalet ligjore, fshihen pronaret e vertete e vidhen taksat e qytetareve?
- Perse nuk konfiskohen per interes publik pasurite e pajustifikuara nga punonjesit e sistemit te drejtesise (veting-u i gjyqtareve dhe prokuroreve nxorri fuqishem ne dukje anen e erret te ketij fenomeni – pasurimin e paligjshem), pasurite e pajustifikuara me burim korrupsionin politik dhe krimin e organizuar nga politikanet per te njejtat aresye dhe qe mund te verifikohen me te njejtat mjete (per kete mendoj se PD ka plotesisht te drejte)?
- Perse Kuvendi i Shqiperise nuk legjitimon rishikon Kodin Penal per te shtuar “pasurimin e paligjshem” te zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve publikë si veper penale, sic edhe parashikohet ne Konventen Kombeve te Bashkuara kunder Korrupsionit, e per te cilen Prokurori i Pergjithshem i Republikes, z. Olsi Cela e ka propozuar dhe insistuar me shume se njehere publikisht gjate tre viteve te fundit?
- Perse maxhoranca e z. Rama refuzon krijimin e komisioneve hetimore parlamentare per te cilat parashikimet kushtetuese jane te qarta dhe “ceshtjet e vecanta” te identifikuara nga opozita jane edhe nder shqetesimet e medha publike, por edhe nder shkaqet e largimit te shqiptareve nga vendi, per te cilat qeveria ka detyrimin kushtetues, politik, publik dhe moral te jape llogari.
Nuk gabojne ata qe mendojne se mbas atij “leksioni demokracie” qe i dha Kuvendit dhe opinionit publik “Komisioni Tabaku i inceneratoreve”, banka e akuzes publike eshte cvendosur ne Kuvendin e Shqiperise dhe se “vendimi i publikut” per ceshtje te tilla nuk eshte me pak i rendesishem vendimet Gjykates se Posacme Kunder Krimit dhe Korrupsionit. Ky eshte shpjegim ime bindes per alibine e refuzimit te maxhorannces per ngritjen e atyre komisioneve hetimore parlamentare. Ja perse tashme i gjithe systemi yne institucional, pertej parashikimeve kushtetuese, ka humbur edhe ate ndarje modeste pushtetesh te ndertuar ne gjysmen e pare te tranzicionit qe nuk po njeh fund…
Te jemi te qarte, ekonomia shqiptare tashme i ka shterruar burimet e rritjes ekstensive te saj. Gjithcka e krijuar ne gjysem shekullin e e socializmit te Hoxhes eshte shperndare, pasurite natyre jane transferuar kryesisht ne duar te oligarkise vendase dhe te biznesit nderkombetar partner me eliten politike vendase, mungojne politikat zhvillimore reformuese edhe per sektoret prioritare sic jane bujqesia dhe turizmi, dhe c’fare ka mbetur nga sektori publik i tkurrur fuqishem sidomos gjate dekades se fundit, eshte nen agresion te vertete te oligarkise, krimit te organizuar dhe te vete elites politike drejtuese te vendit. Keshtuqe eksporti i lendeve te para te paperpunuara (nafte, krom, baker, etj.) dhe fuqise puntore relativisht te lire mbeten aktivitetet kryesore ekonomike te vendit ne marredhenie me boten perreth… Keto jane dukshem tipare te ekonomive post-koloniale.
Pikerisht tek pergjigjet adekuate ndaj ceshtjeve te siperpermendura dhe ceshtjeve te tjera te qeverisjes te ngjashme me to gjendet edhe “celesi” i frenimit te braktisjes se vendit. Ndersa informacioni ne videon e meposhtme ( Watch this video on Facebook https://fb.watch/oogQSDtLav/?mibextid=v7YzmG) u jepet qytetareve shqiptare nje pasqyre interesante prej nga mund te ballafaqojne realitetin e trishte social-ekonomik qe i rrethon me parimet e shpallura me buje ne fushatat elektorale permanente me te njejtat qellime pasurimi si personazhet ne fjale ne te cilat “lundron” qeverisja e vendit…
Watch this video on Facebook https://fb.watch/oogQSDtLav/?mibextid=v7YzmG