• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A mund të bëhet Silvio Berlusconi presidenti i ardhshëm i Italisë?

by Java News
25/12/2021 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjejeni se kush u rikthye? Duket e pamundur, por kanë ndodhur gjëra edhe më të çuditshme, shkruan The Economist

Teksa hapën kutitë postare parlamentare muajin e kaluar, ligjvënësit italianë u befasuan kur panë në kopertinë foton e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, me krahët e ngritur lart, duke përshëndetur turmat.

Broshura, me titullin modest “Unë jam Forza Italia” (“Jepi, Italia”, partia që Berlusconi e themeloi dhe e drejton), lajmëronte fillimin e fushatës së padeklaruar të manjatit 85-vjeçar, në përpjekjen për të kurorëzuar karrierën e tij të trazuar, me një zgjedhje në postin më të lartë të Italisë.

Mandati i presidentit në detyrë, Sergio Mattarella, përfundon më 3 shkurt dhe ai e ka përjashtuar si mundësi një zgjatje të mandatit. Gara për ta pasuar atë, tashmë po dominon jetën publike italiane.

Pse? Një president kalon një pjesë të mirë të kohës duke mbajtur fjalime, duke dhënë çmime dhe duke takuar personalitete. Ai (vendi nuk ka pasur kurrë një presidente femër) ka edhe disa kompetenca të rëndësishme, duke përfshirë përgjegjësinë për shpërndarjen e Parlamentit dhe emërimin e kryeministrit. Por këto kompetenca janë të pakta.

Ajo që e bën zgjedhjen e një presidenti kaq të rëndësishme tani, është sepse ndër ata që e lakmojnë këtë detyrë, është edhe kryeministri aktual Mario Draghi, i cili është një garanci për Brukselin dhe tregjet ndërkombëtare, që Italia do të shpenzojë në mënyrë produktive shumën prej 200 miliardë eurosh (225 miliardë dollarë) të ofruar nga fondi i rimëkëmbjes i BE-së.

Fakti se kush do të marrë Presidencën, mund të krijojë një problem. Nëse zoti Draghi dështon në përpjekjen për t’u zgjedhur si banori i radhës i pallatit Quirinale, pozita e tij do të zvogëlohet dhe po kështu, edhe aftësia për të mbajtur së bashku koalicionin e gjerë të partive që e mbështesin atë. Megjithatë, nëse ai ia del mbanë, duhet të gjendet një zëvendësues që mund të ndalojë shpërbërjen e koalicionit heterogjen. Dhe kjo nuk do të jetë aspak e lehtë.

Sidoqoftë, nëse mbahen zgjedhje të parakohshme, sondazhet aktualisht tregojnë se rezultati do të ishte një koalicion qeveritar i dominuar nga dy parti armiqësore ndaj Komisionit Europian: partia Vëllezërit e Italisë, e cila i ka rrënjët në neofashizëm dhe partia populiste Liga e Veriut.

Brenda Italisë, rreziqet e këtij skenari, shpesh nënvlerësohen. Por jo jashtë vendit. Teneo, një kompani konsulence, paralajmëroi kohët e fundit se ngritja e zotit Draghi në detyrë, mund ta “zhysë vendin përsëri në trazira politike, duke zhvlerësuar përpjekjet për të miratuar reformat e nevojshme dhe për të siguruar paratë nga fondi i rimëkëmbjes”.

Giorgia Meloni nga partia Vëllezërit e Italisë dhe Matteo Salvini nga partia Liga e Veriut, janë të dy mbështetës të zotit Berlusconi. Por është e qartë se atyre u intereson që të zgjidhet zoti Draghi. E ardhmja nuk është ende e qartë: mund të gjendet një zgjidhje që i lejon zotit Draghi të qëndrojë si kryeministër me dëmtime minimale të reputacionit.

Enrico Letta, kreu i Partisë Demokratike të qendrës së majtë, e cila është ngritur në krye të sondazheve javët e fundit, dëshiron që zoti Draghi të qëndrojë pjesë e koalicionit. Po kështu duket se dëshirojnë edhe figurat kryesore të partisë Lëvizja Pesë Yjet, grupi më i madh në Parlament.

Ndoshta më i rëndësishëm nga të gjithë është instinkti për vetëruajtje, si politike ashtu edhe financiare, i ligjvënësve të Italisë. Për shkak të një reforme në vitin 2019, Parlamenti i ardhshëm do të ketë rreth dy të tretat e numrit të mandateve të Parlamentit aktual.

Dhe nëse zgjedhjet e ardhshme mbahen përpara datës 24 shtator 2022, deputetët për herë të parë do të humbasin të drejtën e pensionit. Berlusconi nuk thotë më kot se, nëse do të bëhej president, do të siguronte që legjislatura të shtrihet deri në fund të mandatit të saj në vitin 2023. /monitor

g.kosovari

Next Post
Covid bën ‘kërdinë’, 11 viktima dhe mbi 1600 raste të reja në 24 orë në Kosovë

Vaksinimi anti-COVID/ Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njofton qytetarët me orarin e ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

July 14, 2026
Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

July 14, 2026
Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

July 14, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

July 14, 2026
Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

July 14, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

July 14, 2026
Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

July 14, 2026
Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

July 14, 2026
“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

July 14, 2026
“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In