• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A mund ta zgjidhë Brukseli konfliktin për dinarin serb?

by A R
26/02/2024 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër tentativë për ndërmjetësim nga Brukseli për çështjen Kosovë – Serbi, në pikun e debateve mbi heqjen e dinarit serb nga transaksionet bankare në Kosovë. Brukseli i druhet përshkallëzimit të marrëdhënies mes dy vendeve dhe për këtë arsye ka ftuar përfaqësues të dy qeverive më 27 shkurt për të biseduar rreth çështjes. Por deri tani, ftesën e BE-së për datën 27 shkurt, duket se nuk e ka konfirmuar asnjëra nga palët. “Kemi thënë se i kemi ftuar palët, por nuk kemi konfirmuar asnjë mbajtje takimi deri tani”, thotë për Deutsche Welle Peter Stano, zëdhënësi i shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borell.

Profesori amerikan, Daniel Server, ekspert i Ballkanit, thotë se takimet e niveleve të larta me ndërmjetësim të Brukselit zakonisht nuk kanë prodhuar rezultate.

Dinari nuk është pjesë e procesit të dialogut

DW kontaktoi edhe kabinetin e kryeministrit Kurti, i cili sqaroi se Kurti do të ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar në ato data dhe rekomandoi të kontaktohej kabineti i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, njëkohësisht edhe kryenegociator idialogut me Serbinë. Sipas zëdhënësit të zëvendëskryeministrit Bislimi: “Rregullorja e BQK për operacionet me para të gatshme (apo ajo që po tentojnë ta quajnë ‘çështja e dinarit’) nuk është pjesë e procesit të dialogut. Në këtë takim të thirrur, kryenegociatori apo dikush nga ekipi negociues nuk do të shkojë, meqë siç thamë, kjo nuk bën pjesë në procesin e dialogut. Për pjesën tjetër, nëse shkon ndonjë përfaqësues tjetër apo kush do të jetë ai, do të mbaheni të informuar”.

Ndërsa nga pala serbe, presidenti Vuçiç e kërkoi një takim të tillë publikisht pak ditë më parë, gjatë një daljeje për mediat nga Konferenca e Sigurisë në Mynih. “Më duket se BE nuk mundet ose nuk do të ndërmarrë veprime kundrejt Prishtinës, e cila jo vetëm zbaton masa të njëanshme, por edhe kërkon spastrim etnik të serbëve në Kosovë, me çdo formë të mundshme”, tha Vuçiç para gazetarëve në Mynih. Daniel Serwer, drejtues i departamentit të Menaxhimit të Konflikteve në universitetin “John Hopkins”, njëkohësisht me eksperiencë të gjatë në studimin e konflikteve në Ballkan, thotë për Deutsche Welle se “Asnjë nga këto takimet e nivelit të lartë mes palëve, nuk kanë pasur dhe aq rezultat”.

Ndalimi i dinarit serb

Serwer e kupton vendimin e BQK-së si pengesë të përdorimit të dinarit serb vetëm për kryerjen e transaksioneve. “Kjo më tingëllon si praktikë që ndiqet në shumë shtete. Në Shtetet e Bashkuara, me sa unë kuptoj, e vetmja monedhë e ligjshme është dollari”, thotë ai për DW.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e konsideron përdorimin e dinarit serb në komunat me shumicë serbe në Kosovë, si një mjet që furnizon trafiqet e paligjshme dhe grupet kriminale në veri. Pas vendimit Shtetet e Bashkuara dhe BE i kërkuan qeverisë së Kosovës që t’u jepte qytetarëve serbë me tepër kohë për t’u mësuar me realitetin e ri dhe i kujtuan kryeministrit se mund të humbiste shumë nga partneriteti strategjik. I drejtpërdrejtë dhe i ashpër, ambasadori amerikan në Prishtinë Jeffrey Hovenier, tha se qeveria Kurti kishte ndërmarrë veprime të njëanshme pa u konsultuar me to dhe se “situata ka ndikuar ka marrëdhënien mes dy vendeve”. Ndikimi në marrëdhëniet dypalëshe nuk u pranua nga qeveria e Kosovës, megjithashtë Banka Qendrore e Kosovës doli me një tjetër vendim pak ditë pas të parit, që tha se “kishin hartuar një tjetër plan me veprime shtesë, të cilat pritet të realizohen në një afat sa më të shkurtër, por jo më gjatë se tre muaj, në bashkëpunim edhe me bankat dhe institucionet e tjera financiare”.

Që pas daljes së rregullores për ndalimin e dinarit serb në veprimet financiare, qeveria e Serbisë e ka konsideruar vendimin si spastrim etnik ndaj serbëve në Kosovë, pretendim i cili u artikulua edhe gjatë seancës së jashtëzakonshme në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, ku Serbia dhe Rusia artikuluan njësoj rreth çështjes së dinarit. “Pretendimi për ‘spastrim etnik’ është i pavërtetë. Por është e rëndësishme për Prishtinën që të sigurojë sa më mirë që të mundet që interesat e të gjithë qytetarëve të saj të jenë të mirëpërfaqësuara. Këtë duket se e mundëson një periudhë tranzitore, e ndjekur më pas me rregullimet e nevojshme”, analizon Serwer.

Përdorimi i dinarit serb në kryerjen e veprimeve financiare në Kosovë u ndalua me ligj që nga 1 shkurti. Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës ngjalli reagime të shumta në komunat me shumicë serbe në Kosovë, Serbi dhe komunitetin ndërkombëtar./DW

Next Post
Çfarë përfitojnë shqiptarët nga baza e NATO-s në Kuçovë?

Çfarë përfitojnë shqiptarët nga baza e NATO-s në Kuçovë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

October 19, 2026
Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

October 19, 2026
Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

October 19, 2026
Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

October 19, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

“Dhunuesit, në listë të zezë të zonës Schengen?”- Çupi: Vendim i domosdoshëm për stabilitetin, e tërë Europa po digjet nga “Antifa”

October 19, 2026
Protestuesit e dhunshëm qëllojnë me breshëri fishekzjarrësh e molotovësh, Policia i shpërndan dhe i ndjek këmba-këmbës!

Kaosi e dhuna, sa mund të gjenerojnë një proces politik?

October 19, 2026
Ish-ministri Vengu reagon për protestat: Studentët e duan Shqipërinë, nuk e djegin! Dhuna nuk i shërben asnjë kauze

“Dialogu demokratik sjell ndryshim”- Vengu: Pagat e policëve, mësuesve, mjekëve dhe ushtarakëve duhet të jenë në krye të administratës!

October 19, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Studentët e dhjetorit nuk dogjën kryeqytetin!

October 19, 2026
Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

Një protestë që nuk ka aftësi të organizohet politikisht

October 19, 2026
Pas ndjekjes “këmba-këmbës” Policia fut në kurth protestuesit, shoqërime masive te “Medreseja”, efektivët mbushin furgonët me të dyshuar!

Pas ndjekjes “këmba-këmbës” Policia fut në kurth protestuesit, shoqërime masive te “Medreseja”, efektivët mbushin furgonët me të dyshuar!

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com