• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

A mund ta zëvendësojë reciprociteti taksën doganore ndaj Serbisë?

by Java News
26/02/2019 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Taksa doganore prej 100 për qind që Qeveria e Kosovës e ka vendosur për importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, mund të zëvendësohet me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë, thonë njohës të fushës së ekonomisë.

Vendosja e taksës 100 për qind nga Qeveria e Kosovës për këto dy shtete ka ngritur tanimë pakënaqësi të mëdha tek mekanizmat ndërkombëtarë, në veçanti tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat kanë thënë se kjo taksë nuk përkon me interesat amerikane, pasi që po pengon vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që si qëllim ka arritjen e një marrëveshjeje paqësore.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, në radhët e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, thotë për Radion Evropa e Lirë, se ka mekanizma të ndryshëm që mund të zbatohen në raport me Serbinë, si masa sanksionuese për sjelljet që ky shtet i ka në vazhdimësi në raport më Kosovën.

Sipas saj, në mesin e këtyre masave është edhe reciprociteti.

“Nëse merren parasysh mekanizmat shtetërorë dhe subjektiviteti ndërkombëtar, Serbia ka më shumë mundësi që t’i bëjë dëm Kosovës, ndërsa Kosova i ka më të kufizuara mundësitë që të sillet njësoj me Serbinë”.

“Por, ka hapësirë të mjaftueshme që ato masa të zbatohen dhe të vendosen në vazhdimësi si përgjigje e menjëhershme e sjelljes destruktive të Serbisë ndaj Kosovës, duke filluar nga masat tregtare që janë në fuqi, por që nuk e kanë të përcaktuar afatin ose nuk e kanë përcaktuar një objektiv tjetër, përveç njohjes deri tek masat tjera që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë, me njohjen reciproke të dokumentacionit e kështu me radhë”, thekson Kusari Lila.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në vazhdimësi ka theksuar se do vazhdojë që të mbajë në fuqi taksën 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina derisa Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke.

Kusari Lila thekson se Qeveria e Kosovës qysh në fillim të vendosjes së taksës është dashur të ketë një objektiv tjetër, pasi që siç thekson ajo, përgjithësimi i objektivës deri në njohje e ka mbajtur presionin vetëm në palën kosovare.

Kosova, shton Kusari – Lila është dashur të ketë objektiva të matshme në veçanti me marrëveshjet të cilat tani i ka nënshkruar Serbia e që nuk po i zbaton.

“Tani si është e vendosur kjo taksë nuk ka lënë hapësirë dhe fleksibilitet të veprimit apo ndërveprimit dhe duhet të shihet se cila do të jetë mënyra e menaxhimit të situatës e cila jo pak po i sjell probleme Kosovës dhe po ashtu i ka vënë në pikëpyetje raportet tash më jo me Serbinë, por me partnerët tjerë strategjik në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë Kusari Lila.

Një masë reciprociteti Kosova e kishte aplikuar në korrik të vitit 2011.

Kjo masë e reciprocitetit në atë kohë ishte marrë pasi që Serbia për tre vite pas shpalljes së pavarësisë në Kosovën në vitin 2008 kishte bllokuar mallrat nga Kosova për shkak të ndërrimit të vulave nga ato të UNMIK-ut në ato të Republikës së Kosovës.

Kusari Lila, e cila ishte ministre e Tregtisë dhe Industrisë, rikujton se në atë kohë kjo masë e cila ishte mbajtur për 50 ditë kishte rezultuar me arritjen e marrëveshjes për njohjen e vulave të doganave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë, Instituti Demokratik i Kosovës të martën ka prezantuar skenarët që përfshijnë efektet e tyre pozitive dhe negative në rast të mbajtjes apo pezullimit të taksës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Eugen Cakolli, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës, thotë se fusha në të cilën taksa 100 për qind ka pasur më së shumti ndikim është procesi i dialogut Kosovë-Serbi.

“Efekt tjetër mjaft pozitiv është edhe tentimi që taksa të parandalojë skenarët negativë për Kosovën në kuadër të procesit të dialogut, të cilët mund të manifestohen nëpërmjet marrëveshjeve të caktuara të cilat janë të disfavorshme për Kosovën. Efekti negativ është fuqizimi i rolit dhe pozitës së Serbisë në procesin e dialogut dhe në raport me bashkësinë ndërkombëtare në dëm ë Kosovës pasi që Kosova është parë si palë e cila është duke penguar procesin e dialogut”, thotë Cakolli.

Sipas analizës së Institutit Demokratik të Kosovës thuhet se në rastin e pezullimit të taksës 100 për qind është identifikuar si efekt pozitiv vazhdimi i dialogut me Serbinë.

Pezullimi i taksës, sipas KDI-së do të fuqizonte pozitën negociuese të Kosovës në tryezën e diskutimeve pasi që sipas analizës ‘Kosova tani ka një instrument kushtetues dhe mund ta përdorë këtë instrument edhe për të imponuar tema të caktuara të cilat duhet të diskutohen në kuadër të procesit të dialogut.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën doganore 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina është në fuqi që nga 21 nëntori i vitit të kaluar.

Por, Qeveria e Kosovës, të paktën deri më tani, nuk është zmbrapsur nga vendimi për tarifën 100 për qind, i cili vazhdon të mbetet në fuqi./a.meta

Next Post
Po mundoheni të dobësoheni? Ja çfarë nuk duhet të bëni!

Po mundoheni të dobësoheni? Ja çfarë nuk duhet të bëni!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Reforma Territoriale nisi nga fundi

November 10, 2026
Duka kandidat për kryeministër? Kreu i PAA: Ja emrat që shikoj si alternativë qeverisëse

Agron Duka: Jam kundër primareve, opozita të bashkohet për një kandidat në Durrës

November 10, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e martë 10 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 10, 2026
A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

November 10, 2026
Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

November 10, 2026
ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

November 10, 2026
Nga sot 40% më pak autobusë në Tiranë, shkak çmimi i naftës

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

November 10, 2026
Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In