• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A mund ta përjashtojnë nga PD “ndryshimet kushtetuese”, grupin pro Berishës?

by Mero Baze
20/10/2021 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Lulzim Basha ka paraqitur në emër të Partisë Demokratike disa ndryshime kushtetuese që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore, vetingun e politikanëve dhe reformën territoriale. Të trija janë pika të rëndësishme, disa prej të cilave Basha më parë i ka shmangur dhe të tjera I ka kërkuar, por nuk ka gjetur mbështetje.

Pavarësisht si do të shkoj fati I tyre në parlament, nga fakti se çfarë do mbështes prej tyre shumica, është ende një pikëpyetje nëse Berisha dhe deputetët pro tij, do ti mbështesin këto propozime.

Përpara se të shkojnë Kuvend, PD do të ketë një betejë të brendshme për këto propozime, e cila më shumë se sa do të provojë cilësinë e propozimeve, do të provojë forcat brenda PD, mes Bashës e Berishës.

Politikisht Berisha po përpiqet ta “demaskojë” lëvizjen e Bashës si një marrëveshje e re me Edi Ramën dhe po qëndron larg debatit për cilësinë e propozimeve. Disa deputetë të tij kanë kërkuar t’u jepen propozimet për t’i parë, por kjo në të vërtet është një sjellje prej fraksioni brenda PD. Fakti që deputet pro Berishës nuk funksionojnë më politikisht me Bashën, I bën ata të sillen si fraksion brenda PD, duke kërkuar për çdo gjë të trajtohen si pakicë brenda PD.

Në këtë rast kërkesat e zotit Spaho për t’u njohur si pakicë me amendamentet kushtetuese ishte sjellje prej fraksioni.

Por deri sa amendamentet të marrin kohën e vet për të shërbyer për një tryeze mes PD dhe PS për ndryshimet kushtetuese, Berisha ka kohë ta mendojë, nëse do të ulet me Bashën për të pasur një qëndrim për ato ndryshime, apo do të ketë qëndrimin e vet.

Nëse do të ketë qëndrimin e vet, atëherë politika shqiptare bëhet tripolare, dhe Rama mund të zgjedh lehtësisht mes propozimeve të Bashës nga një anë dhe Berishës e Metës nga ana tjetër.

Nëse ndodh kjo, PD relativizohet si forcë politike dhe Basha do të detyrohet të aplikoj ndaj deputeteve që nuk mbështesin nismat e tij politike, masën e përjashtimit nga grupi parlamentar, si thyerës të disiplinës politike.

Ndryshimet kushtetuese do të jenë prita e parë ku “fisi Basha-Hoti” dhe fisi Berisha do të përballen për të kuptuar fuqinë e tyre. Dhe kjo do të ndodh në parlament. Berisha është i detyruar të zgjedh pro ose kundër Bashës, kur të vihet para faktit të kryer të propozimeve për ndryshime të Kushtetutës.

Më 2008, kur ia I bëri ndryshimet me Edi Ramën, kush nuk I votonte ikte nga PD. Dhe të mendosh që ai beri marrëveshje me Edi Ramën ne kurriz te PD, për të shpëtuar nga përfshirja e djalit të tij në Gërdec. Meqë është njeri që ka qejf “konsekuencën” politike, duhet të jetë gati të provojë të njëjtin standard për mbështetësit e tij, nëse votojnë kundër.

Next Post
Gruaja gjendet e vdekur në shtëpinë e saj, djali zhduket pasi lajmëroi policinë

Gruaja gjendet e vdekur në shtëpinë e saj, djali zhduket pasi lajmëroi policinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Nëntor 2026

November 12, 2026
Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

November 12, 2026
“Më kërcënuan 5 ambasada”, Meta shpërthen ndaj SPAK: Hetimet u ndikuan nga McGonigal dhe Yuri Kim

“Më kërcënuan 5 ambasada”, Meta shpërthen ndaj SPAK: Hetimet u ndikuan nga McGonigal dhe Yuri Kim

November 12, 2026
Anijet me naftë ruse ndryshojnë kursin drejt SHBA-ve, thellohet kriza e karburantit në Rusi

Anijet me naftë ruse ndryshojnë kursin drejt SHBA-ve, thellohet kriza e karburantit në Rusi

November 12, 2026
Super El Niño alarmon botën, parashikimi i frikshëm për temperaturat në vitin 2027

Super El Niño alarmon botën, parashikimi i frikshëm për temperaturat në vitin 2027

November 12, 2026
Ligji për Specialen përplas partitë në Kosovë, PDK kërkon 61 vota, LVV kundërshton versionin aktual

Ligji për Specialen përplas partitë në Kosovë, PDK kërkon 61 vota, LVV kundërshton versionin aktual

November 12, 2026
Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

November 12, 2026
Kur do të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë? Rama nga Dublini: Me siguri jo në 2027, por…

Kur do të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë? Rama nga Dublini: Me siguri jo në 2027, por…

November 12, 2026
Vonesa e kotë e ligjit nominal për Teatrin Kombëtar

Jo Rama, as Berisha por maskat!

November 12, 2026
Qëlloi me armë policinë gjatë operacionit antikanabis në malësinë e Pukës, shpallet në kërkim 30-vjeçari! Ruante parcelat

Shisnin kanabis e kokainë nëpër shkolla, në pranga dy persona në Laç

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In