• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

A mund ta ndryshojë nenin 177 trysnia e SHBA-së dhe e BE-së?

by A R
15/01/2016 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Kushtetuta e Shqipërisë, në bazë të nenit 177 të saj, mund të ndryshohet vetëm në qoftë se të paktën 2/3 e parlamentarëve bien dakord për ndryshimin e saj.

Ata, po të duan, ndryshimin mund t’ia paraqesin sovranit popull për miratim në një referendum, ose thjesht e fusin në fuqi menjëherë pas dekretimit nga Presidenti i Republikës.

Aktualisht, të gjithë deputetët shqiptarë janë dakord (ose kështu deklarojnë nën trysninë e SHBA-së e BE-së) që duhet ndryshuar kushtetuta, por nuk janë dakord se çfarë ndryshimi konkret i duhet bërë asaj. Një pjesë e deputetevë janë dakord (ose kështu deklarojnë nën trysninë e SHBA-së e BE-së) me një version ndryshimesh të përgatitur nga një grup ekspertësh shqiptarë e të huaj (të mbikqyrur e mbështetur nga SHBA e BE) dhe një pjesë tjetër janë për një version të ndryshëm.

Dhe duket se këto dy versione nuk do të arrijnë të shkrihen dot në një të vetëm, për të marrë më pas të paktën 2/3 e votave në Kuvendin e Shqipërisë.

Meqë të gjithë deputetët shqiptarë janë dakord (ose kështu deklarojnë nën trysninë e SHBA-së e BE-së) që duhet ndryshuar kushtetuta, le të bien dakord (nën trysninë e SHBA-së e BE-së), që të ndryshojnë fillimisht vetëm nenin 177, duke shtuar një paragraf që do të mundësonte referendumin kushtetues me dy alternativa, e jo me një, siç është aktualisht.

Me këtë ndryshim të nenit 177, hapet rruga që të dyja versionet e reformës në drejtësi (të cilat nuk duken se do të arrijnë të martohen bashkë në Kuvend), t’i paraqiten sovranit popull në referendum. Në këtë mënyrë, çdo votues mund të zgjedhë në një fletë të thjeshtë votimi alternativën A ose alternativën B, pasi secila palë e deputetëve të ketë sqaruar në fushatë të mirat e draftit të vet dhe të këqiat e draftit tjetër.

Next Post

Opozita kosovare kundër ndërmjetësimit ndërkombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In