• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A mund ta ndalë reformën bashkimi Basha-Rama?

by Spartak Ngjela
08/06/2017 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Spartak NGJELA

A mund ta ndalojë Reformën në Shqipëri bashkimi i korrupsionit politik me Gjykatën Kushtetuese?

A mund të kemi një bashkim politik të korrupsionit shqiptar të të dy krahëve të politikës për të ndaluar Reformën e nisur në Shqipëri dhe për të shpëtuar krimin shtetëror nga pastrimi?

Kjo është një pamundësi absolute! Reforma në Shqipëri është trend i politikës perëndimore dhe interesit amerikan. Do të lodhen kot të gjithë: sllavë dhe grekë që paguajnë dhe shqiptarë esadistë që duan të shesin interesin kombëtar.

Pse, një bashkim politik për të mbajtur gjallë krimin shtetëror në Shqipëri ka mundësi të përballojë embargon perëndimore? Kjo rrugë e nisur reformuese në Shqipëri dhe në të dy shtetet e tjerë shqiptarë në Ballkanin Perëndimor është e pandalshme.

l.
Sot janë në zhvillim tre reforma në tre shtetet shqiptarë të Ballkanit: në Tiranë, në Shkup dhe në Prishtinë. Reforma shqiptare është kërkesë e kësaj kohe politike për bashkimin e shqiptarëve, kurse bashkimi i shqiptarëve është domosdoshmëri e politikës së re perëndimore e sidomos të asaj amerikane në Ballkan.

Droni i Beogradit është e vërteta e politikës së re Ballkanike në funksion të rivitalizimit konkret të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Kush nuk e kuptoi atëherë, të paktën ta kuptojë tani.

Edhe lufta kundër korrupsionit në Tiranë është pjesë e pandarë e kësaj politike.

Po politika shqiptare në tre vendet shqiptarë në Tiranë, në Shkup dhe në Prishtinë, a është në lartësinë për të drejtuar trendin shqiptar të politikës së re perëndimore në Ballkan?

ll.

Shqiptarët në njëqind vjet patën vetëskllaverim në shtetin amë; dhe braktisje të shtetit amë kundrejt miliona shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor. Asnjë lidhje serioze nuk ka pasur midis elitave politike shqiptare të botës shqiptare të copëtuar në Ballkan: sepse elitat politike e kishin shkëputur fare aktivitetin politik panshqiptar në Ballkan.

Kjo braktisje e interesit shqiptar në këtë zonë nga vetë shqiptarët si politikë, ishte kërkesa banale e sigurimit të pushtetit politik në Tiranë të klikave antikombëtare që pasuan njëra-tjetrën, dhe ishte edhe nënshtrimi i elitave shqiptare të trembura në Prishtinë dhe në Shkup kudrejt pushtuesëve të tyre.

Por ka qënë gjithaq edhe një dominancë Perëndimore e përkrahjes së sllavëve të jugut dhe grekëve, në dëm të shqiptarëve nga politika perëndimore europiane. Brenda këtij qarku, çështja e Çamërisë dhe të drejtave çame dhe shqiptare në Greqi, dukej e varrosur përfundimisht.

lll.

Shqipëria, si pasojë e aventurizmit të tiranit Enver Hoxha, u shkëput pas Luftës së Dytë botërore nga aleanca me Amerikën dhe humbi shansin e rivitalizimit të saj nëpërmjet planit Marshall, kur në fakt po rezulton se ka qënë e programuar nga Uashingtoni në atë plan.

Por gjithsesi, Shqipëria dhe shqiptarët kurrë nuk do të kishin qenë në një pozicion politik kaq të favorshëm sa janë edhe sot. Ne nuk mund të flasim sesi do të mund të kishte ecur zhvillimi shqiptar gjatë Luftës së Ftohtë, por brenda këtij arsyetimi na duhet të theksojmë si fakt se varfëria shqiptare në Ballkanin Perëndimor si sot e për herë në 100 vjet, ka qenë pasojë e copëtimit të shqiptarëve në katër shtete ballkanikë. Politika austrohungareze e kishte parashikuar këtë që në vitin 1913-14.

Kurrë nuk duhet menduar se shqiptarët mund të krijojnë prosperitetin dhe mirëqënien e tyrë nën këtë copëtim. Por brenda kësaj të vërtete që po e mbështet kjo kohë politike, elitat politike të korruptuara të Tiranës, po krijojnë bashkëpunime për të ndaluar trendin shqiptar. Por lodhen kot.

Është e kuptueshme se lufta për mbijetesë është natyrë njerëzore, por lufta e të inkriminuarëve të kapur për mbijetesë, duke shitur interesin kombëtar, sot është ndërmarrje e kotë dhe e rrezikshme për ta.

Fati i Çadrës së Berishës që u shkallmua në tre orë para dhjetë ditësh, është shembulli që korrupsioni politik shqiptar, çfardo të bëjë dhe me këdo të lidhet kundër aleancës shqiotaro-amerikane nuk shpëton dot.

Po bashkimi i Ramës me Berishën a mund ta ndalojë Reformën në Titanë?

Asgjë nuk mund t’i bëjnë Reformës sikur të bashkohen të tre bashkë: Berisha, Rama dhe Meta. Gjyqtarët vjedhës me çizme dhe politikanët e trembur nga kapja ndërkombëtare, asgjë nuk mund të bëjnë më kundër Reformës në Shqipëri.

Po të hapë letrat politika amerikane dhe ajo perëndimore në përgjithësi, të gjithë këta i mbyt populli me gurë.

Gjithçka është mbyllur. Ka një trend të bashkimit shqiptar sot në Ballkanin Perëndimor, që drejtohet nga politika amerikane dhe ka një aleancë shqiptaro amerikane afatgjatë që do ta çojë deri në fund këtë trend shqiptar në Ballkan, do apo nuk do korrupsioni shqiptar.

Next Post
INTERVISTA e Berishës/Çfarë mendon për listat e Bashës dhe zgjedhjet, për Topallin dhe të përjashtuarit

INTERVISTA e Berishës/Çfarë mendon për listat e Bashës dhe zgjedhjet, për Topallin dhe të përjashtuarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump ble një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump ble një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In