Është zbuluar shkaku i dhunimit të kreut të Bashkisë së Selenicës Pëllumb Binaj, nga një 57-vjeçar i quajtur Pellat Bonaj. ABC mëson se debati ka ndodhur për linjën e furgonëve Vlorë Sevaster.
Kryebashkiaku dhe autori i sulmit, janë takuar në Vlorë pasi bashkia e Selenicës i ka dhënë të drejtën e ushtrimit të aktivitetit një subjekti tjetër jo subjektit që ishte në administrim nga Pellat Bonaj.
Pasi janë takuar që të sqarohen, Bonaj ka kërkuar llogari për dhënien e lejes. Pas kësaj situata është acaruar edhe më tej, ku Bonaj në debat e sipër e ka goditur kreun e Bashkisë së Selenicës.
Mësohet se kishte fjalë të mëparshme mes palëve që linja e Sevasterit do t’i jepej Bonajt, kjo është edhe arsyeja përse ka agravuar debati deri në përplasjen fizike.
/a.r