• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A kemi vërtetë një model ekonomik?

by Ben Andoni
22/08/2016 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Shqipëria e ka zyrtarisht një model ekonomik. Kjo reflektohet zyrtarisht po të hapësh faqen zyrtare të kryeministrisë, ku pas një shtjellimi të qartë teknik të shpjegohet pak a shumë se: që nga e ashtuquajtura terapia e shock, ne kemi ndjekur një model tranzicioni, që na ka përcjellë në këtë stad. Ndërsa tani: Garantimi i rritjes së qëndrueshme nënkupton faktin se ne do të gjejmë e identifikojmë “burime të reja që ushqejnë rritjen ekonomike” apo dhe “zëvendësuesit” e disa prej burimeve aktuale të rritjes që në periudha afatshkurtra e afatmesme pritet të kontribuojnë shumë më pak se deri më tani.

Ja ku jemi një vit më pak nga zgjedhjet e reja dhe nga prezantimi i planit të radhës ekonomik. Çfarë po ndryshon për Shqipërinë dhe sa ia ka vlejtur modeli i ndjekur? Ekuacioni ka dy të panjohura: ndryshimin në vetvete dhe modelin e ndjekur. Paçka fjalëve optimiste të programit të Rilindjes, paradokset e vendit na tregojnë se ne nuk kemi kurrfarë model dhe e para duket nga prona private, që edhe në këtë mandat, në ekonominë e tregut ende nuk mund të trashëgohet në masë, blihet, shitet apo dhurohet lirisht. Ende edhe pas Reformës në Drejtësi nuk jemi shtet social, pasi më parë nuk jemi shtet i së drejtës dhe ligjit. Rastet janë të panumërta dhe të aksesueshme lehtësisht.

Nëse do të na ndihnin shifrat, atëherë publiku do të çorientohej më shumë me mungesën e vendeve të punës, disbalancat social-ekonomike, strukturën e eksportit, të ardhurat për frymë të Shqipërisë, që janë ende nën 30% të mesatares së Bashkimit Evropian. Kjo i bën shqiptarët, që të besojnë në tym se anëtarësimi evropian do të na zgjidhë shumë probleme.

Gjithsesi e vërteta evropiane është e bukur, por realisht e tillë bëhet pas sakrificave të panumërta për t’u integruar plotësisht në një ingranazh, që ekonomia jonë me këtë strukturë se përball dot. Rumania dhe Bullgaria mund të të vijnë shumë lehtë në ndihmë.

Deri më tani, vlerësohet se rritja ekonomike e vendit tonë është mbështetur thjesht në shfrytëzimin e paqëndrueshëm të burimeve natyrore, ku u kemi rënë ashpër shfrytëzimit të burimeve hidrokarbure dhe minerare, tokën dhe sidomos ujërat. E deri më sot prej këtij shfrytëzimi përballemi me ndotje, përmbytje, mbipopullim, mungesë hapësirash, zhurmë, transport kaotik dhe infrastrukturë të dobët, citohet në një intervistë për Javaneës, profesor Stringa. Ajo që e bën më tragjik faktin është se remitancat janë në rënie të lirë dhe është e pamundur të maten për shkak se ato vinë përmes jo bankave.

Dhe, kjo nuk po mbaron këtu. Shumica e Shqipërisë e harxhon energjinë mendore, fizike, financiare duke u marrë me kultivimin e jashtëligjshëm të kanabisit, ndërkohë që fqinjët si Italia (në shtator do të votojë pro ose jo legalizimit të tij), Greqia (e ka legalizuar në kuotat e përdorimit personal), po i japin drejtim. Edhe këtu po humbet energjia në një biznes, që nuk i dihet e ardhmja. Me pak fjalë, Shqipëria duhet të ikë nga shfrytëzimi i burimeve natyrore dhe betonizimi apo i këtij masiviteti të frikshëm të kanabisit, drejt një ekonomie të bazuar në një strukturë, që të mbahet me punën konkurruese të qytetarëve. Por, kjo nuk bëhet. Në xhungël fiton më i forti. Dhe, më i forti në Shqipëri ka akses në politikë. Është e habitshme të dish strukturën e bisnesmenëve në parlament. Dhe, kështu, politika vazhdon një lojë të ashpër duke prishur rregullat bazë të kapitalizmit dhe rezultati është se Shqipëria i ngjan një lloj kolonie moderne, kur e gjykon nga struktura e eksporteve.

Por, paradokset nuk mbarojnë këtu. Raporti i IBM (Institute for Bussiness Value) thotë se Shqipëria karakterizohet nga investime të larta të huaja në vlerë absolute, por që sjellin realisht pak efekt në ekonomi. Arsyeja mbetet e thjeshtë: Në 2015-n, rreth 40% e tyre vinin nga sektori i hidrokarbureve, që kishin të bënin kryesisht me hapjen e puseve të reja, pa efekt direkt në punësim, rritjen e kapitalit të bankave (edhe ky pa efekt direkt në punësim) dhe në telekomunikacione, kryesisht marrjen e licencave 3G. Të vetmet investime që po gjenerojnë vende pune janë HEC-i i Devollit dhe punimet për gazsjellësin TAP. Gjithsesi, dhe për këtë të fundit, një pjesë e madhe e nënkontraktorëve (përveç kompanive të rrugëve) janë të huaja, që i sjellin punonjësit me vete, citohet Monitor.

Në një sistem vlerësimi, ku 1 është niveli më i lartë i demokracisë dhe 7 me i ulëti, Shqipëria vazhdon të konsiderohet një qeveri tranzicioni ose regjim hibrid, apo sipas Drejtorit të Projektit “Vendet në Tranzicion”, Nate Schenkkan: “Bëhet fjalë për një rivalitet politik shumë të ashpër dhe intensive mes palëve, që ndonjëherë i kapërcen kufijtë e një konkurrence normale, jashtë rregullave të konkurrencës në demokraci dhe kjo mund ta largojë vëmendjen nga reformat institucionale dhe nga përmirësimi i sistemit të drejtësisë, si të çrrënjosim korrupsionin, apo ekonominë informale”.

Me pak fjalë, Shqipëria vazhdon të mbahet me të ardhurat nga emigracioni, trafiqet, dhe shfrytëzimi i paqëndrueshëm i burimeve natyrore, pa mohuar edhe punën e ndershme të sipërmarrjes private vendase, e cila akoma zë një peshë relativisht të vogël, por që paguan shumë pak për njerëzit që janë punësuar në të.

Ndaj, pyetja që mbetet është çfarë modeli ekonomik ka vendi ynë? Përgjigjen e kemi para syve: modeli është ky kaos që përjetojmë dhe ku po përpiqemi të mbijetojmë.

Next Post
Terror në Bruksel, një grua sulmon me thikë 3 persona në autobus

Terror në Bruksel, një grua sulmon me thikë 3 persona në autobus

Comments 2

  1. Ilir says:
    9 years ago

    o Z. Andoni, po stigmatizoni njehere modelin e qarte te korrupsionit dhe te abuzimit siç ishte rasti i skemes se Erjon Veliaj ne landfillin e Sharres, e cila per tu vene ne jete ka kerkuar korruptimin e nje pafundesi institucionesh dhe njerezish, pastaj te flasim per makroekonomi. Po nuk u zbyth piovra e politikaneve mafioz “nuk mbin bar” gjekundi. Ju shkruani edhe per BIRN. Ku eshte reportazhi a sherbimi i koleges suaj, e cila ka ekspozuar veten ne perballjen me ate perbindesh qe eshte Veliaj. S’ka gjurme tek media juaj. Apo thoni ju- gazetari po, por edhe une duhet te ha buke…

    Reply
  2. Ditmir says:
    9 years ago

    Andoni, lexo shkrimin e Shkullakut sot e shihe pak veten ne pasqyre. Gjynah…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balluku i jep certifikatën kompanisë amerikane CWP, për ndërtimin e parkut 600 MW në Tropojë

Balluku i jep certifikatën kompanisë amerikane CWP, për ndërtimin e parkut 600 MW në Tropojë

January 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 13 Janar 2026

January 12, 2026
Atentati ndaj shqiptarëve në Greqi, lokali pjesë e përgjimeve. Në 2024 u arrestuan 14 shqiptarë

Atentati ndaj shqiptarëve në Greqi, lokali pjesë e përgjimeve. Në 2024 u arrestuan 14 shqiptarë

January 12, 2026
Moti i keq / Rrëshqitje dherash dhe rrugë të bllokuara në jug, përmbytje masive në veri

Moti i keq / Rrëshqitje dherash dhe rrugë të bllokuara në jug, përmbytje masive në veri

January 12, 2026
Trump: Shëndeti im është perfekt, marr aspirina më shumë nga se rekomandohet

Trump në “luftë” me rezervat federale, kreu i FED merret i pandehur nga drejtësia amerikane

January 12, 2026
Situata e motit në vend, Ministria e Mbrojtjes: Shkodra, një nga zonat më të prekura

Situata e motit në vend, Ministria e Mbrojtjes: Shkodra, një nga zonat më të prekura

January 12, 2026
Dosja “Partizani”/ Avokati i Berishës kërkon që Rama të pyetet si dëshmitar: Ndryshoi destinacionin e pronës

Dosja “Partizani”/ Avokati i Berishës kërkon që Rama të pyetet si dëshmitar: Ndryshoi destinacionin e pronës

January 12, 2026
Binjakët fitojnë para, Bricjapi ‘rreshton’ sukseset/ Surprizat e yjeve për javën sipas Chrysanthi Kalogerit

Binjakët fitojnë para, Bricjapi ‘rreshton’ sukseset/ Surprizat e yjeve për javën sipas Chrysanthi Kalogerit

January 12, 2026
Thikat mbi nënën e Durrësit…

Thikat mbi nënën e Durrësit…

January 12, 2026
Vlorë, fëmija goditet nga mushka në kokë, niset me helikopter drejt spitalit/ Shkak rruga e prishur në fshatin Bashaj

Vlorë, fëmija goditet nga mushka në kokë, niset me helikopter drejt spitalit/ Shkak rruga e prishur në fshatin Bashaj

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In