• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A kanë zënë mend shqiptarët?

by Artur Ajazi
30/11/2019 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Përpos hallit të madh që ka zënë qindra e mijëra familje në Durrës, Thumanë, Laç, Tiranë dhe fshatra, p asi tragjedia natyrore ishte dhe do të mbetet edhe për muaj të tëra një kujtesë e hidhur, ajo çfarë po ndodh me sehirxhinjtë e kësaj panorame trishtuese, është edhe më banale. Nuk po mbetet portal, faqe on-line dhe faqe të tjera mediash, ku “komentuesit” mediokërr, qejflinjtë e sherreve edhe në kohë të tilla, specialistët e zanatit më të paguar, shpifësit dhe nxitësit e përjetshëm të urrejtjes, po luajnë me humbjet dhe solidaritetin e shqiptarëve dhe krejt botës. Ata nuk po ndalin edhe në kohë të tilla,(kur duhej të përhapnin fjalë dhe mesazhe optimizmi) shpifjen, kanibalizmin mendor dhe shpirtëror, duke marrë dhe nëpërkëmbur gjithçka hyjnore, gjithçka njerëzore dhe gjithçka shqiptare. Këta mercenarë të qelbur deri në llum, nuk po kursejnë as mediat dhe gazetarët e tyre, ata që kanë disa ditë që punonjnë dhe japin informacione pranë vendeve ku ka ndodhur tragjedia. Hijenat e paguara nga çakallët e pashpirt, nuk po kursejnë askënd që jep urime, ndihma, askënd që solidarizohet me qeverinë dhe kryeministrin, askënd që ndihmon pa asnjë interes shtabet e emergjencës, por po merren me përgojime shtazarake, duke shpalosur hapur ekzaltimin e tyre për gjithçka ka ndodhur. Ka ardhur dita, që vampirët e portaleve, të marrin dënimin e merituar, ka ardhur dita të veprojë ligji, ka ardhur dita që shqiptarët dhe ata që pësuan dramën e madhe, të shohin se si vepron ligji, dhe jo hakmarrja primitive, ka ardhur dita që Shqipëria të veprojë si bota e qytetëruar, duke lënë pas formën dhe mënyrën më të keqe të zbatimit të ligjit. Ata që po llapin portaleve dhe po lënë komentet e tyre të zeza faqeve on-line të mediave, kanë marrë urdhër, dhe janë paguar për një mision të veçantë, por që fatmirësisht nuk do tu funksionojë. Ata kanë marrë përsipër, të hedhin baltë mbi këdo që drejton gishtin mbi shkakun e tragjedisë , për të fshehur pas gishtit vampirin e parave të shqiptarëve. Ajo ç’ka ngjau në Durrës, Tiranë e gjetkë, kërkon ndalje të gjatë, kërkon analizim urgjent dhe konkret, kërkon emra dhe mbiemra, dhe kjo bëhet, o sot o kurrë. Nuk është momenti të merremi me “sajdisje” dhe inate personale , por është koha ti tregojmë botës së qytetëruar që u solidarizua shpirtërisht me ne, se jemi të vendosur të ringrihemi mbi gërrmadhat e atyre që fituan thasët me para, dhe se ligji nuk do të kursejë askënd. Me një shpejtësi rrufe, kryeministri Rama , ka bërë me dije se ligji i ri , do të ndëshkojë cilindo që ka shkelur ligjet, normat, kushtet teknike dhe ka fituar para të paligjshme, dhe jo pak por 7 deri 15 vjet burg. Ata që shijuan tranzicionin me para qyl, ka ardhur koha ti derdhin në arkën e shtetit dhe të përgjigjen për çdo shkelje. Qethja e madhe, duhet të nisë nga poshtë -lart, nga ata që merrnin 1 hyrje për çdo pallat, duke u ngjitur deri në majë të piramidës së dikurshme. A kanë zënë mend shqiptarët thua ? Derisa ligji të veprojë, kjo mbetet ende një hamendësi dhe shpresë e kotë, aq më tepër kur shtegu për hijenat e dikurshme është akoma i hapur…..

Next Post
Tërmeti në Lezhë/ Ngrihet qendra operacionale për menaxhimin e situatës

Tërmeti në Lezhë/ Ngrihet qendra operacionale për menaxhimin e situatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

March 13, 2026
“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

March 13, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses

March 13, 2026
Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Besueshmëria jonë është në rrezik! Do zmbrapsim kërcënimet në Mesdhe

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Besueshmëria jonë është në rrezik! Do zmbrapsim kërcënimet në Mesdhe

March 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Socialistët si heronj të heshtur të SPAK dhe viktima të merituara të tij

March 13, 2026
40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

March 13, 2026
Vjedhja si në filma, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

Vjedhja si në filma, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

March 13, 2026
I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, ish-presidenti i Brazilit përfundon në kujdes intensiv

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, ish-presidenti i Brazilit përfundon në kujdes intensiv

March 13, 2026
Halli i Berishës me SHBA, kauza e ndarjes krahinore dhe ‘makthi’ i rikthimit të ’97-tës

Rama, ‘valixhja diplomatike’ e ambasadores së SHBA dhe Berisha i ‘fikur’

March 13, 2026
I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In