• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

A ka shpresë për amfiteatrin?

by
03/06/2015 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Është folur aq shumë për Amfiteatrin e Durrësit saqë çdo gjë që thuhet për të duket pak si inflamative. Por, mbase, këtë herë do bëhet dika më tej.

Ka qenë një sfidë e fillimit të mandatit të znj. Kumbaro zbulimi i Amfiteatrit të Durrësit, njërit prej objekteve më të njohura të trashëgimisë romake në vendin tonë dhe në Mesdhe. Dhe, ditët e fundit, ajo ka konkluduar, pasi ka mundur t’i shkëpusë një fond prej 46.3 milion Lekësh qeverisë shqiptarë për shpronësimin e tre pronave mbi platformën e skenës së saj, që do të vijojë pak më vonë me 10 syresh. Një veprim për t’u vlerësuar, kur merret nga një njeri, që pothuaj s’ka lidhje si profesion me këtë lloj trashëgimie, krahasuar me një dyzinë para saj, me afër si mundësi, por që vetëm kanë folur. Por, a do mundet që ky operacion të shkojë deri në fund? Kjo është pyetja që qëndron para publikut? Dhe, nuk sqarohet ashtu si duhet. Ka një keqkuptim sa i përket konceptit të zbulimit të Amfiteatrit.

Është pothuaj e pamundur, sipas specialistëve prishja e banesave, që janë ngritur mbi të. Ato janë gati kompleksi i një lagje. “Mendoj që jo, thotë edhe arkitektja dhe arkeologja Lida Miraj.  Por, duhen hequr banesat e ndërtuara mbi arenë, për t’i hapur rrugën vazhdimit të gërmimeve arkeologjike.  Duhen hequr të gjitha ndërtimet dhe shtesat abuzive të bëra ne këtë çerek shekulli, por natyrisht nuk ka sens të prishen të gjitha ndërtimet e bëra mbi strukturat e monumentit, sepse ato tashmë janë pjesë e historisë së vetë amfiteatrit, pas braktisjes së tij në mes të shekullit të katërt, d.m.th në këto 1670 vjet”. Ç’ka do të thotë që koncepti për të parë një objekt, të tërin, ashtu si mendon publiku ‘naiv’, është e pamundur. Por, të mos harrojmë se ky hap, është një nga më të mëdhenjtë, që pas zbulimit të Amfiteatrit, që do të lejojë që arkeologët të punojnë në të. Dhe, kjo do të thotë shumë. Në referencë përcjellim arkeologun, Moikom Zeqo, i cili thotë se: një përpjekje e bërë që para 30-vitesh ka dështuar kurse vendimi i tanishëm është i vonuar, por megjithatë ai e ka vlerësuar, duke thënë se gjithsesi ka vlerë nëse bëhet.

Dy vite më parë Amfiteatri i Durrësit u shpall, si një nga ‘7 Monumentet më në rrezik të Europës’ prej Europa Nostra, organizatë pan-Europiane, që përfaqëson zërin e Trashëgimisë Kulturore në Europë. Kaq sensibilizues ishte si vendim, saqë një grup ekspertësh, me pjesëmarrjen aktive edhe të Bankës për zhvillim të Këshillit të Europës, përgatitën një projekt teknik të detajuar për amfiteatrin, si objekt shumë i rëndësishëm në nevojë urgjente për ndërhyrje konservuese e restauruese. Nuk është se gjëndja ka ndryshuar, pavarësisht rregullimit të disa elemëntëve teknikë, eliminimin e ujrave të zeza apo ndriçimin, por tashmë ka ndryshuar vullneti. Kumbaro është e vendosur ta përcjellë deri në fund vendimin, paçka presioneve që sapo duhet t’i kenë nisur. Madje, do të donim, që nëse Dako do të kurojë imazhin e tij të shtonte dhe përpjekjen që Amfiteatri ( me sa të mundej) të zbulohej bashkë me Muret rrethuese Bizantine, Veneziane dhe Ottomane, për të një muze të hapur, të integruar në jetën e qytetit të Durrësit.  “Përveç mureve rrethuese në këtë ansambël do të bëjnë pjesë edhe banesat e ndërtuara mbi strukturat e amfiteatrit në fund të shek. XVIII dhe fillim të shek. XIX, duke bërë të vizitueshme edhe strukturat e amfiteatrit ndën themelet e këtyre banesave, si edhe duke i restauruar ato profesionalisht, si pjesë integrale e të gjithë këtij ansambli”, sqaron Miraj. Punë e nisur, por që pret të shkojë realisht në kahun, ku duam dhe shpresojmë të gjithë për Durrësin e masakruar. Edhe pse Durrës mirëfilli arkeologjik, është e vështirë të besosh prej makabritetit të dorës dhe vendimeve të brezave të tërë  me të.

Next Post

Kujt ia ka rras Enca?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com