• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A ka qenë i lidhur me Elvana Gjatën Getoar Selimi?! Ja sesi përgjigjet vetë i dashuri i Marina Vjollcës (FOTO)

by Java News
08/05/2016 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë më parë, një portal publikoi një foto ku reperi i njohur, Getoar Selimi, shfaqej në shoqërinë e një vajze. Meqë bëhej fjalë për një foto të vjetër, thuhej që aty ishte Geti me Elvana Gjatën, pasi sipas tyre, vite më parë ata kanë qenë të dashur.

Kaq ka mjaftuar dhe të gjitha portalet dhe mediat online u mbushën me këtë lajm. Duhej thënë se amplifikimi mund të jetë bërë edhe i qëllimshëm, duke mos e besuar as ata vetë, pasi dihet, titulli i lajmit shkaktonte kuriozitet dhe si pasojë edhe shumë klikime. Pra, nëse dikush mund të ketë ngatërruar foton e një vajze me Elvanën, kjo nuk e besojmë se u ka ndodhur të gjithëve.geti-hana

Nuk diskutohet që këtu bëhet fjalë për dy këngëtarë shumë të famshëm dhe lajmi nuk mund të linte indiferent askënd, por duke qenë totalisht i pabazuar, mbase kjo ndihmon që në të ardhmen njerëzit të bëhen më selektivë mbi portalet që zgjedhin për t’u informuar.

“Panorama plus” kërkoi të mësonte më shumë për këtë histori, dhe mësoi se vajza në foto, e cila i ngjan pak Elvanës, quhet Hana Shehu, me të cilën Getoari ka pasur dikur lidhje. Duke dashur që ta zbardhim këtë histori, nëse ka diçka për të zbardhur, ne tentuam të pyesim vetë protagonistët. Arritëm të marrim vetëm prononcimet e Getoarit.

Ja çfarë thotë ai për këtë ngjarje
Si u ndjetë kur patë atë lajm që kishte mbushur portalet dhe rrjetet sociale?
U mësuam tashmë të lexojmë gjithçka mbi jetën tonë. I pres me qetësi se kam punë më të rëndësishme për të bërë.

Edhe pse ti nuk ishe me Elvanën në atë foto, në fakt a ka pasur ndonjë gjë më shumë mes jush sesa marrëdhënie pune?
Unë jam një nga personazhet publikë me jetën private më transparente që mund të ekzistojë. Nuk i kam mbajtur fshehur të dashurat që kam pasur, i bindur se nuk po bëja ndonjë krim. Por ama, jeta profesionale ka qenë tjetër gjë. Me Elvanën kemi pasur marrëdhënie profesionale. Patëm bërë një këngë bashkë, që në atë kohë u bë hit, dhe marrëdhënia jonë mbeti vetëm e tillë. Jam i lumtur për sukseset e saj, sepse është një vajzë e talentuar. javanews/ a.k

Next Post

Kushtet e rrugës/ Prokuroria nis hetimet për aksidentin ku humbën jetën dy të miturit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia “pritë” trafikantit të armëve, sekuestrohen 4 pistoleta që do shiteshin te grupet kriminale

Policia “pritë” trafikantit të armëve, sekuestrohen 4 pistoleta që do shiteshin te grupet kriminale

July 16, 2026
Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: U pasua nga një lumë marrëzish! Nuk i kundërvihet OKB-së, por rrjedh prej saj

Spiropali dorëzon në PS “Marrëveshjen e re për Shqipërinë”: E mbajta premtimin ndaj Ramës

July 16, 2026
“Je paguar me lekët e vilës së Shehajt”, debate mes Bidos e Kaprit në Kuvend: Fisi votonte për Belerin…

“Je paguar me lekët e vilës së Shehajt”, debate mes Bidos e Kaprit në Kuvend: Fisi votonte për Belerin…

July 16, 2026
“Pse Kryeministri nuk reagon për ministren serbe?”/ Balla – Muçit: Laj gojën mirë kur përmend Ramën

“Pse Kryeministri nuk reagon për ministren serbe?”/ Balla – Muçit: Laj gojën mirë kur përmend Ramën

July 16, 2026
Gara brenda PD-së/ Alesia Balliu: Partia ka nevojë për rinovim, me Berishën nuk fitohen zgjedhjet!

Gara brenda PD-së/ Alesia Balliu: Partia ka nevojë për rinovim, me Berishën nuk fitohen zgjedhjet!

July 16, 2026
Ndërroi jetë papritur pak ditë më parë, zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të njohur Sam Neill

Ndërroi jetë papritur pak ditë më parë, zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të njohur Sam Neill

July 16, 2026
Nga sot, temperatura përvëluese në Shqipëri: Si të parandaloni emergjencat e lidhura me nxehtësinë

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

July 16, 2026
Avioni luftarak fluturon mbi kokat e pushuesve në bregdetin e Florida-s, marina amerikane nis hetim

Avioni luftarak fluturon mbi kokat e pushuesve në bregdetin e Florida-s, marina amerikane nis hetim

July 16, 2026
“Të pezullohen ndërtimet gjatë sezonit turistik”, Balla: Yjet e hoteleve, jo me vetëshpallje të pronarëve

“Të pezullohen ndërtimet gjatë sezonit turistik”, Balla: Yjet e hoteleve, jo me vetëshpallje të pronarëve

July 16, 2026
Kujdes me punën/ Java më e nxehtë astrologjike

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In