• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A ka patur vërtetë “front opozitar” në Shqipëri?

by Artur Ajazi
29/09/2020 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ndoshta ka ardhur tamam koha, të pyesim vehten dhe të tjerët, “A ka patur dhe a ka vërtetë front opozitar në Shqipëri”? Kjo për faktin sepse nuk duket  gjëkundi dhe ajo që quhet “aleanca opozitare” edhe pse zgjedhjet e reja nuk janë më shumë se 210 ditë larg, por edhe sepse e vetmja parti e cila merr “autorësinë” e amendamenteve, drafteve, bojkotimeve, ndryshimeve dhe propozimeve të reja në të gjitha proceset e deritanishme ligjore dhe zgjedhore, mbetet Partia Demokratike e Lulzim Bashës. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, i ndarë veçmas nga ai, në krahun tjetër dhe krejtësisht i ndryshëm në synimet e tij, ka dalë kryetari i shtetit, që bën thirrje antikushtetuese, duke dashur të jetë edhe ai “opozitar”.

Realisht në Shqipëri nuk ka ekzistuar si në vendet e tjera të Rajonit apo dhe Europë, një “front opozitar” që ti bëjë ballë dhe kundërshti qeverisjeve, por ka patur një parti të vetme (si PD)dhe një njeri i vetëm (si Berisha). Për momentin, në Shqipëri, e vetmja parti që nuk ka dëshirë të nakatoset me partiçkat e tjera (edhe pse Lulzimi thotë se janë aleatë) kur vjen momenti të cilësohet si “opozitare”, është Partia Demokratike. Në të vërtetë, ai që dikur Lulzim Basha e quante me mburrje “fronti opozitar” dhe që shpresonte se do t’ja dilte të rrëzonte Edi Ramën, sot nuk është gjë tjetër veçse një mashtrim dhe fantazëm imagjinare dhe elektorale, që po largon nga PD edhe ata, që deri para pak muajsh besonin se do tu mbetej ndonjë kockë kur të merrnin pushtetin. Fronti opozitar i Lulzimit sot, në të vërtetë  janë ata që po dërgon në rrethe, janë  emrat e rinj, që nesër do ti ketë “vota” dhe ogiçë pro tij, edhe kur të  humbë zgjedhjet. Agron Duka, Nard Ndoka, Fatmir Mediu apo dhe Monika Kryemadhi, me kohë kanë nisur të kenë kundërshtimet e tyre ndaj hapave të Lulzimit (jo vetëm nga mënyra e të bërit opozitë) lidhur me “listat e hapura”, renditjen emërore në listat e reja për deputetët e pas 25 Prillit 2021, apo dhe mënyrën se si i trajton ata, kur vjen fjala për vendimet e tryezave politike, apo në lidhje me premtimet e ndarjes së “portofoleve ministrore kur të marrin pushtetin”.

Edhe pse Lulzim Basha kërkon “koalicione parazgjedhore” apo dhe “listat e hapura”, realisht ai ka mbetur i vetmi opozitar, që edhe pse pretendon se ka “aleatë”, asnjërin prej tyre nuk  afron  dhe trajton si më parë. Në fakt Lulzim Basha përveç  asaj që ai e quan “opozitë e fortë”, nuk ka një ofertë të besueshme për shqiptarët. Sot ajo që dikur quhej “fronti opozitar” realisht ka rënë në humnerë, sepse front opozitar me Lulzim Bashën, Gaz Bardhin, Enkelejd Alibeajn, Grida Dumën, etj, nuk mund të bëhet. Ata janë “leqet” e pushtetit të Lulzimit dhe sejmenët e tij, paçka se shiten në ekrane sikur kanë “imunitet të veçantë”. Partia Demokratike e ka betejën e saj, jo me Edi Ramën, as me Partinë Socialiste, por e ka me vehten e saj, e ka me ata që kërkojnë  akoma dhe sot largimin e kryetarit saj, që e ka kthyer  atë forcë politike, në “bajrak”, pa struktura, pa rregulla, thjesht për ta përdorur si mjet për të mbajtur postin e kryetarit  dhe për të marrë pushtetin.

Ka 7 vjet e gjysëm, që çirren dhe deklarojnë se “jemi fronti  opozitar, kemi  gati  stradegjinë që do të rrëzojë Ramën”, duke dëshmuar se kanë dështuar gjithmonë  kur janë marrë  dhe kanë besuar ëndërra pushteti. Lulzim Basha gjithmonë ka besuar se do të ishte i aftë të krijonte “fronte opozitare”, ndërkohë që brënda Partisë Demokratike vetëm në 7 vitet e fundit, ka shkërrmoqur me (pa) dashje, gjithë  strukturat e asaj force politike.

Next Post
Ronela Hajati në dilemë: A duhet ta hedh edhe unë një monedhë?

Ronela Hajati në dilemë: A duhet ta hedh edhe unë një monedhë?

Comments 1

  1. Semini says:
    6 years ago

    As ka patur dhe as ka
    Ka vetem sali dhe lulzim

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mot sot i paqëndrueshëm, priten shtrëngata në të gjitha qarqet e vendit

Mot sot i paqëndrueshëm, priten shtrëngata në të gjitha qarqet e vendit

May 16, 2026
Trump: Ekzekutuam numrin dy të ISIS, fshihej në Nigeri

Trump: Ekzekutuam numrin dy të ISIS, fshihej në Nigeri

May 16, 2026
Operacioni në Sarandë, policia del me njoftimin zyrtar: Arrestohen 8 persona dhe 4 efektivë policie

Operacioni në Sarandë, policia del me njoftimin zyrtar: Arrestohen 8 persona dhe 4 efektivë policie

May 15, 2026
Hoxha: Personat pas eliminimit të Martinajt zhdukën edhe trupin për të mos lënë prova

Hoxha: Personat pas eliminimit të Martinajt zhdukën edhe trupin për të mos lënë prova

May 15, 2026
Negociatat Izrael-Liban, DASH njofton zgjatjen e armëpushimit me 45 ditë

Negociatat Izrael-Liban, DASH njofton zgjatjen e armëpushimit me 45 ditë

May 15, 2026
AMP arreston drejtues të Policisë së Sarandës, zbardhen detaje nga aksioni në jug

AMP arreston drejtues të Policisë së Sarandës, zbardhen detaje nga aksioni në jug

May 15, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Braçe flet “pa doreza”: Tirana nuk po qeveriset! Ristani të ulë tonet, kryeqyteti me notën 4

May 15, 2026
Trump paralajmëron Tajvanin: SHBA nuk mbështet pavarësinë

Trump paralajmëron Tajvanin: SHBA nuk mbështet pavarësinë

May 15, 2026
Debati në PS, Braçe i del në krah Spiropalit: Nuk ka arsye për përjashtim

Debati në PS, Braçe i del në krah Spiropalit: Nuk ka arsye për përjashtim

May 15, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Hetim për ndërtime pa leje në Sarandë e Ksamil, arrestohet shefi i komisariatit dhe dy inspektorë

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In