• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A ka pasur të infektuar që në janar në vendin tonë? Tomini: Për ne, pacienti 0 është ai i konfirmuar në datën 9 mars

by Java News
07/05/2020 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eugena Tomini, Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, siguroi në një lidhje direkte me “Ditari” në A2 se në fund të muajit janar nuk ka pasur persona me Covid-19 në vendin tonë.

Mbrëmjen e djeshme, mjeku radiolog Ardian Mata tha për A2 se “shumë imazhe që kemi parë në janar dhe në fillim të shkurtit janë pothuajse identike me ato që po gjykohen si pozitive nga COVID-19, me dëmtime pulmonare që nuk rezultojnë në virozat e tjera”.

Sipas Tominit, pacienti 0 është ai i konfirmuar në datën 9 mars: “Mbështetur në të dhënat tona, ju siguroj që në fund të muajit janar laboratori i virologjisë nuk ka ndalur së testuari raste për Covid-19. Asnjë prej tyre nuk ka rezultuar me koronavirus. Për ne, pacienti 0 është ai i konfirmuar në datën 9 mars”.

Më tej, Tomini theksoi: “Aktualisht, kemi një epidemi të lokalizuar vetëm në vatra familjare. Kalimi nga karantina në lirimin gradual, mund të çojë në tendencë në rritje të rasteve të reja. Me lehtësimin e masave shtohet ekspozimi i popullatës përkundrejt rasteve asimptomatike, por respektimi i masave të distancimit social marrin edhe më shumë vlerë tani”.

Gjithashtu, shtoi se “çdo subjekt, që të rifillojë dhe të vijojë aktivitetin, duhet të respektojë rigorozisht protokollet e sigurisë”.

Në fund, Tomini dha edhe mendimin e saj për verën që na pret: “Vera do të jetë ndryshe nga të tjerat, nuk do të jetë ajo lirshmëria e të shijuarit të detit dhe diellit. Do të ketë rregulla strikte për bizneset dhe turistët. Unë mendoj se me respektimin e protokolleve të caktuara, edhe kjo verë do të shijohet, por në mënyrën e saj të veçantë”.

g.kosovari

Next Post
Burgu “313” vatra më e nxehtë e koronavirusit në Tiranë, zbulohen 13 raste të reja

COVID-19/ Mira Rakacolli: Virusi po dobësohet, epidemia nën kontroll

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra

March 20, 2026
NATO zhvendos misionin në Itali, tërheq të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak

NATO zhvendos misionin në Itali, tërheq të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak

March 20, 2026
REL: Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, fituesja është Rusia

REL: Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, fituesja është Rusia

March 20, 2026
Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

March 20, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 20, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

Salianji kandidon përballë Berishës, avokati: Penalizohet nga dënimi penal. Me Bardhin gjasat janë që të ndryshohet statuti

March 20, 2026
A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

March 20, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Lufta me Rusinë-Zelensky: Ukraina përfaqësohet vetëm nga një delegacion politik në bisedimet në SHBA

March 20, 2026
Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha

Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha

March 20, 2026
Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In