• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A ka një paralele historike të vitit 2018 me vitin 1921

by Ben Andoni
02/01/2019 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Viti 1921 ka qenë viti më i çuditshëm për ndryshimet e politikës shqiptare, para Sistemit Socialist. Asokohe, politika shqiptare ishte në hapat e para të institucionalizimit të saj. Shqipëria ishte pothuajse e drobitur dhe si i gjithë kontinenti rënkonte nën peshën e madhe të pasojave të Luftës së Parë Botërore. Ajo që u quajt Lufta e Madhe besohej se do të ishte e fundit për kontinentin. Koha do të provonte të kundërtën. Shqipëria e kthyer në një fushë luftërash të forcave evropiane thjesht ishte soditëse dhe pësonjëse.

Dy vjet pas fundit të kasaphanës, Kongresi i Lushnjës, i organizuar në janar të vitit 1920, me vendimet hodhi bazat për një shtet të vërtetë shqiptar. Deri më atëherë, shqiptarët kishin qenë të hallakatur dhe të ngatërruar e në fund gjithnjë të pësuar. Që të kalonte atë ngërç të madh identiteti, Shqipëria duhej të piqej. Dhe, viti 1921, solli sfidat më të mëdha shqiptare. Borgjezia e vockël shqiptare kërkonte pasjen e një fizionomie t’i përshtatej kërkesave të vendit për industrinë dhe tregtinë. Sidomos kjo e fundit për të cilën shqiptarët, që nuk kishin ende një monedhë dhe asnjë lloj industrie, duhet të punonin. Shqiptarët e parë të shtetit, paçka se nga largësia me të cilën i kundrojmë sot, morën masa simpatike: ndaluan eksportin e drithit, arit, argjendit, kurse një grup specialistësh , që vinin nga administrata e huaja dhe po shërbenin për vendin e tyre përgatitën draftin e Ligjit doganor që një vit më vonë do të përcillte dhe dokumentin për tarifën e parë doganore. Por, kush ishin njerëzit që i kundërshtonin këto masa të teknicienëve të rinj të vendit. Problemi më i madh i teknokratëve mbetën politikanët. Dhe, sikur të mos mjaftonin edhe fqinjët sllavë, që kishin dhe do u mbeste dora e gjatë deri te qeveritë shqiptare të para Luftës, pas Luftës e Demokracisë.

Plot gjashtë qeveri u ndryshuan në atë kohë, por në të gjitha rastet me kryeministra të rinj. Iliaz Vrioni ia la vendin Pandeli Evangjelit, ky u dorëhoq dhe në vend të tij erdhi Qazim Koculi, që pa bërë ende 24 orë “ia dhuroi” karrigen armikut të tij më të madh Hasan Prishtinës. Por, edhe Prishtina nuk do e kishte të gjatë sepse pas pesë ditësh ia lëshoi  qeverinë Idhomeno Kosturit, që njësoj si paraardhësit nuk do gjente dot rehat dhe do e dorëzonte përfundimisht qeverinë te Xhafer Ypi.

…

Ndryshimet e qeverisë Rama të orëve të fundit të vitit 2018 thjesht kanë treguar se ajo që u besua si make-up ishte një meremetim i pushtetit ekzekutiv, që çuditërisht po nis me këshilltarë dhe zv/ministra për të synuar ndryshimin, pikërisht ata që këshilluan paraardhësit për të bërë ndryshime! Ndërkohë që performanca e qeverisë Rama nuk lë vend shumë për të hamendësuar. Ajo ka dështuar në aspektin social, në atë që lidhet me arsimin, shëndetësinë e kështu me radhë. Protesta e studentëve nxori më pak se të gjitha problemin arsimor, sepse ajo vërejti se e gjithë ajo propagandë shkëlqimi ishte fallco dhe e stisur. Shqiptarët janë të etur për një ndryshim, por kanë mbetur  njësoj të varfër, si atëherë kur për të gjitha tregohej me gishtin e fajtorit, jo pa faj Sali Berisha.

Po pse vallë na u kujtua viti 1921?! Njësoj si atëherë, Qeveria ish-jugosllave ishte në një nga kulmet e saj të politikës antishqiptare. Kurse në këto ditë arriti deri aty sa t’i kërkoj Shqipërisë që të heqë dorë prej njohjes së Kosovës. E më shumë se kaq ndikon për çdo gjë që mundin të bëjnë për ndryshimin Shqipëria dhe Kosova, qysh me faktin që ato të mos lidhen me Interkonjeksionin dhe marrëveshjet bilaterale, paçka se Serbia e sotme aspiron për anëtarësimin në familjen e madhe të BE-së.

 

Shqipëria është e mbërthyer në një ngërç të madh politik dhe ndryshimet e fundit po përpiqen të rregullojnë minuset e qeverisë Rama, anipse edhe pse me ndryshimet janë të pamundura për t’u mbuluar vështirësitë në ekonomi, korrupsionin galopant dhe politikën e padrejtë ndaj prodhimit vendas dhe jo vetëm. Më shumë akoma, anijes që e drejtojnë socialistët i futet uji ngado dhe madje është duke përmbytur bashkë me të edhe vendin, duke e drejtuar në ujëra aspak të mira.

Vendi ynë po merr masa në dukje që të ç’tensionojë politikën sociale, por kjo po rezulton e pamundur ngaqë ka qenë e pastudiuar ashtu si po përpiqet të ndihë prodhimin vendas, por ndërkohë gjithnjë e më shumë, po pengon ngado industrinë dhe bujqësinë vendase të gjejnë veten. Kudo mbizotërojnë monopolet dhe klientët e qeverisë. Dhe, arroganca e pushtetit.

Duket sikur Shqipëria, me qeverinë e re, është duke nisur një udhë nga një stad, kur nuk ka qenë shtet, sepse e tillë është edhe mënyra sesi po e drejton kryeministri vendin tonë. Ka pak erë të vitit 1921, kur Shqipëria sapo filloi të jetojë si shtet. Ndoshta, ndaj na u kujtua koha, kur liderat shqiptarë, njësoj si kolegët e  tyre të atyre viteve, e shikonin vendin tonë si një hapësirë nga ku mund të eksperimentonin gjithçka që mundeshin, thjesht për të mbajtur karrigen. Homos Albanicus , Gsh

Next Post
Harta globale/ Komunikimi mes shqiptarëve, ja aplikacioni që përdoret më shumë

Harta globale/ Komunikimi mes shqiptarëve, ja aplikacioni që përdoret më shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri tek karburanti i “Brrylit”, ekspertja: Mund të jetë shkaktuar nga mungesa e tokëzimit të depozitës

Zjarri tek karburanti i “Brrylit”, ekspertja: Mund të jetë shkaktuar nga mungesa e tokëzimit të depozitës

September 9, 2026
Protesta në ditën e 100-të, paralajmërohet rrethimi i Kryeministrisë përsëri!

Përplasjet në protestën para Kuvendit, lihen të lirë protestuesit e shoqëruar, vetëm një në pranga

September 9, 2026
107 kg kanabis “Gelato” nga Kanadaja kapen në Portin e Durrësit, droga 1.2 mln euro ishte fshehur në kamper

107 kg kanabis “Gelato” nga Kanadaja kapen në Portin e Durrësit, droga 1.2 mln euro ishte fshehur në kamper

September 9, 2026
Republika popullore e protestës

Republika popullore e protestës

September 9, 2026
Nga “magnet votash” në rrezik elektoral, Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

Nga “magnet votash” në rrezik elektoral, Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

September 9, 2026
Politikani më i paguar në botë rrit edhe më shumë pagën: Do ta jap për bamirësi

Politikani më i paguar në botë rrit edhe më shumë pagën: Do ta jap për bamirësi

September 9, 2026
“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

16 mijë studentë të regjistruar në Universitete, më të preferuarat Mjekësia dhe IT

September 9, 2026
Hoxha nga Trieste: Komunikimi publik rreth zgjedhjes sonë evropiane, përparësi strategjike e politikës së jashtme

Hoxha nga Trieste: Komunikimi publik rreth zgjedhjes sonë evropiane, përparësi strategjike e politikës së jashtme

September 9, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 10 Shtator 2026

September 9, 2026
Ekzekutohet shqiptari në Itali, gjendet i lidhur brenda makinës së fundosur në Padova

Ekzekutohet shqiptari në Itali, gjendet i lidhur brenda makinës së fundosur në Padova

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com