Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi teksa ishte i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel foli nëse ka një pakt të ri mes PS dhe PD.
Klosi e mohoi në mënyrë kategorike ndërsa shtoi se nuk ka marrëveshje me ‘non gratën’ referuar kryedemokratit Sali Berisha.
Në lidhje me votën e disporës, socialisti tha se nuk ishte një marrëveshje mes PD dhe PS, por vullnet i përbashkët mes dy palëve.
Pjesë nga debati në studio:
Iljazaj: Nuk e di, por mendoj, kam bindjen që këto dy palë në një monent do të ulen për të parë elementë të reformës në drejtësi. Nuk e gjykoj dot produktin si do jetë, por që do ulen palët, këtë e kam bidnje, nuk di nëse ka një marrëveshje, por di që klima mes Ramës dhe Berishës ka ndryshuar është 360 gradë.
Sulo: Mendoj se është PS që do të bëjë marrëveshje për komisionin Xhafaj.
Dudushaj: I vetmi njeri në këtë politikën që ndihet i rrezikuar është Edi Rama. Meta është në burg. Nuk e di se çfarë motivi mund të kishte Berisha t’i jepte një marrëveshje Ramës, për të shpëtuar vetëm Ramën. Nuk e di nëse Rama thotë ‘bëj ç’të dua me drejtësinë’
Klosi: Rama ka thënë e kemi projektuar, po vazhdojë të mbrojmë drejtësinë e re edhe me mbështetjen e partnerëve vetëm për votën e opozitës në Kuvend. Për mu ishte një ditë e mirë, edhe pse kishte debat, çudira nga këto të tonat që zgjat 3 orë. Megjithatë ishte një ditë e mirë parlamentare. Normalja është bërë e vështirë për politikën shqiptare. Nuk mendoj se ka arsye për të thënë që ka një marrëveshje, marrëveshje e ‘non gratën’ ne nuk kemi bërë dhe nuk bëjmë.
Klosi: Nuk janë marrëveshje Iljazaj, nuk janë! Kodi elektoral, vota e diasporës është vullnet i të dyjave palëve. Problemi më i madh nuk ishte sot, por i javës së kaluar. Pasi morën dënimin thanë ‘pse na dënuat kaq shumë’. E dinin që do dënoheshin. Do dënoheni sërish mor Dash. Nuk ka marrëveshje, për çfarë të ketë? Nuk ka marrëveshje. Është një vullnet i përbashkët.
Sula: Mundem?
Klosi: Një sekondë ta mbyll këtë. Nuk është marrëveshje të votohet kodi elektoral që të vota diaspora.