• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A ka lidhje PD me 613 kg kokainë? Selia blu i përgjigjet Ramës: Skenar kriminal!

by Java News
22/05/2018 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka reaguar për herë të parë pas akuzës së fortë të kryeministrit Edi Rama dhe PS se zyrtarët më të lartë të PD janë të lidhur me 613 kg kokainë të kapur në Maminas më 28 shkurt të këtij viti.

Deputeti demokrat, Gent Strazimiri, e ka cilësuar këtë akuzë një skenar kriminal mashtrimesh nga kryeministri Rama, ndërsa ka shtuar se droga e Maminasit është e vëllait të kryeministrit, Olsi Rama.

Sipas tij, kokaina e Xibrakës dhe kokaina e Maminasit, trafiku dhe laboratorët e kokainës në Shqipëri janë të Genci Xhixhës, Ermal Hoxhës, Olsi Ramës dhe shokëve të tij.

“Për të mbrojtur veten dhe vëllezerit Xhafaj, Edi Rama është vënë në krye të një skenari kriminal mashtrimesh, manipulimesh dhe kërcënimesh kundër çdo denoncuesi të krimit me lidhje qeveritare. Njësoj si me ekspertizën e zërit të Agron Xhafajt, duke bërë prokurorin, Edi Rama hodhi mashtrimin e rradhës për drogën e Maminasit. Siç e dinë të gjithë shqiptarët, Partia Demokratike nuk mbron kriminelët.Kokaina e Xibrakës dhe kokaina e Maminasit, trafiku dhe laboratorët e kokainës në Shqipëri janë të Genci Xhixhës, Ermal Hoxhës, Olsi Ramës dhe shokëve të tij. Edi Rama, nëse secilin prej tyre i ke në Partinë Demokratike, je i lutur të vish tani, sot, dhe t’i arrestosh!Por e vërteta është se vetë i ke përcjellë në Kubë, Kolumbi e kudo tjetër me policët e tu narkotrafikantë të shpallur në kërkim, me dy ministrat e tu të brendshëm të lidhur me drogën dhe me vëllain tënd. Partia Demokratike nuk është Partia Socialiste. Ndryshe nga Edi Rama dhe PS, për ne droga është kanceri që po vret Shqipërinë.Ka vetëm një rrugë për hapjen e negociatave: lufta kunder drogës dhe krimit, kunder kapjes së shtetit nga xhafajt, habilajt tahirët, nga Edi Rama dhe shpura e tij mafioze. Shqipëria nuk mund të sakrifikohet për Sajmir Tahirin, vëllezërit Xhafaj, vëllezërit Habilaj dhe vëllezerit Rama.Ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohen të shtunën me 26 maj në ora 11 në protestën kombëtare për Shqipërinë e çliruar nga qeveria e lidhur me krimin, për drejtësinë e barabartë për të gjithë, për Shqipërinë si gjithë Europa!”

a.ç

Next Post
FOTOT/ Makina përmbyset në rrugë, rëndohet trafiku në aksin Librazhd-Përrenjas

FOTOT/ Makina përmbyset në rrugë, rëndohet trafiku në aksin Librazhd-Përrenjas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Mars 2026

March 26, 2026
Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

March 26, 2026
Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

March 26, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Përtej protestes së Lapajt

March 26, 2026
Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

March 26, 2026
Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Përsëritje të skenarëve të vjetër

“Boll kemi vuajtur! Salianji ta bëjë betejën brenda PD”, Tabaku kundër partisë: S’e bëj më gabimin e para 3 viteve…

March 26, 2026
Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

March 26, 2026
Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

March 26, 2026
Mbreti i Panairit

Carlo

March 26, 2026
“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In