• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A ka lidhje diskutimi për “llotot” me zhdukjen e Martinajt? Flet Rama: Kjo është kriminale…

by A R
22/09/2022 22:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia nuk ka ende një komunikim zyrtar për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj dhe çfarë ka ndodhur me të. Kryeministri Edi Rama thotë se lidhur me këtë çështje, policia duhet që të ketë të dhëna të bazuara në prova konkrete.

Kështu është shprehur Rama në një intervistë nga Nju Jorku për emisionin Opinion në Tv Klan.

“Është e papranueshme që vendi të jetojë me një big brother të kronikës së zezë dhe me median që ushqen këtë telenovelë në pamundësi për të pasur versionin zyrtar. Së shpejti policia duhet të dalë me versionin zyrtar, ndryshe nga spekulantët… policia nuk duhet të ketë thjeshtë informacione por duhet të bazohet në prova. Unë jam vazhdimisht i informuar nga Policia e Shtetit, problemi është që policia duhet të ketë version të bazuar në prova. Policia ka shumë më tepër se sa ç’kanë të tjerët, por duhet të ketë qartësi kur bën një komunikim zyrtar dhe të bazuar në fakt”.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse rikthimi i diskutimit për bastet online ka të bëjë me zhdukjen e “mbretit të lojërave të fatit” Ervis Martinaj, Kryeministri Edi Rama mohoi këtë pretendim.

“Kjo është haluçinante dhe kriminale. Sepse çështja e lojërave të fatit është shumë e qartë, s’ka lidhje me asnjë teori konspiracioni. Ne nuk flasim për rikthim të lojërave të fatit se nuk ka shans sa të jem unë në këtë detyrë që të rikthehen lojërat e fatit. Nuk do ketë hapje të qendrave të lojërave të fatit. Kemi një problem të vetëm që ka të bëjë me bastet sportive online që janë problem që e ka gjithë planeti. Nuk ka lidhje fare sepse debati për këtë çështje është hapur nga Komiteti Olimpik Shqiptar, nga FSHF, kohë përpara. Të akuzosh qeverinë e vendit se angazhohet në iniciativa të tilla është kriminale. Bastet online janë të pakontrollueshme”.

/a.r

Next Post
Vetmia opozitare / Pse nuk e shohim krah Berishës? Ilir Meta përgjigjet në “Top Story”

Vetmia opozitare / Pse nuk e shohim krah Berishës? Ilir Meta përgjigjet në “Top Story”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In