• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A ka ilaç për të sëmurin nacionalist?

by Bajram Peçi
13/05/2024 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Është orvatur Edi Rama t’ju “vjedhi” grekëve Laskarina Bubulinën. Mos e dhëntë kurrë Zoti që ne shqiptarëve të na shtohen ankthe të tjera, që përveç kësaj, të kërkojmë t’u marrim grekëve heronjtë e tjerë të luftës për pavarësi, si Theodhor Kollokotronin, Odise Andruçon, Marko Boçarin apo Karaiskaqin! Kjo Laskarina na paska folur shqip në shtëpinë e vet – sipas Ramës – shqip kanë folur dhe këta arvanitasit që udhëhoqën luftën për pavarësi, por ky zotëri hiqet sikur nuk e njeh shpjegimin e pas vitit 1821 e që botërisht u shpall në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919, se “Çdo ortodoks, pamvarësisht se na folka shqip, është grek”. Pra, ky Edi, që hapur e paturp (sipas mediave nacinaliste greke) tenton të rrëmbejë nga historia helene një pjesë të çmuar të shkëlqimit, ende nuk ka dieni për doktrinën se arvanitasit e krishterë “janë grekë”.

Natyrisht që shtypi grek, “Kathimerini”, “Protothema”, flakë për flakë i ktheu përgjegjen e duhur kryeministrit tonë, sjelljen ja quajti të paturpshme e provokuese. Sikur këto gazeta të kishin patur dieni atëbotë kur Konica shpërblente, do dilnin të fituar, por ajo shuma prej 1000 frangash, që Konica vuri si çmim e që do t’i jepej në muajin tetor 1897, atij që “…do mund të provonte se ndër heronjtë e pavarësisë greke ka pasur qoftë edhe një të vetëm, që nuk ishte me origjinë shqiptare apo vllehe”, siç dihet mbeti pa u marrë se nuk u paraqit kush.

Ndërsa përpjekjet e perandorit gjerman për të ngjallur Greqinë e lashtë, kishin marrë rrugë, bashkë me to kish marrë rrugë dhe nacionalizmi i sëmurë grek, duke shtrembëruar historinë e bashkëjetesës shumëshekullore greko-shqiptare. Lufta për pavarësinë greke, ndonëse dihet se u bë mes shqiptarve, arvanitëve të krishterë dhe shqiptarëve myslimanë, për më pak se dy dhjetëvjeçarë pas pavarësisë, filloi të shtrembërohej.

“Në 3 shkurt 1830-shkruan historian Faveirial- Kongresi i Londrës krijoi një mbretëri të ashtuquajtur greke. Që në atë kohë anglezët donin që kjo mbretëri të mos kalonte Pindin dhe Parnasin. Nga këtu në Pind banorët janë të gjithë shqiptarë”. Pavarësia mbërriti, e bashkë me të, institucionet dhe presidenti i parë, që ishte një shqipfolës, jo arvanitas, po një gjirokastrit, Joani Kapodistria, i biri i Andon Gjikës, vendosur në Korfuz për shkak të persekutimit turk. Me vrasjen e pabesë të tij dhe të një aradhe ish komandantësh arvanitas të kryengritjes për pavarësi, mjerisht rrjedhës historike ju vesh epiteti social e politik, “Revolucion Grek”.

Oreksi i tepruar i nacionalizmit të sëmurë grek për shtrembërimin e historisë mbërriti deri në dyert e Konferencës së Parisit, kur, siç shkruan Margaret Macmilan te vepra “Paris 1919”, “Grekërit argumentuan …të krishterët ortodoks që flasin shqip janë grekë (?!)…që bullgarët dhe shumë nga turqit qenë grekë të vërtetë…që kishin humbur të gjitha njohuritë për gjuhën nënë”. A ka ilaç që ua shëron sëmundjen këtyre?

Arvanitasit, me gjuhë kombëtare të palëvruar, të pashkruar, sot vetë-identifikohen si grekët, si rezultat i një procesi të gjatë asimilimi, dhe nuk e konsiderojnë veten se i përkasin Shqipërisë apo kombit shqiptar, siç ngjet me vëllezërit e tyre arbëreshë të Italisë, një pjesë e të cilës u shkëput pikërisht nga Moreja. Ndërgjegja e tyre greke nuk i bën aspak race greke. AND-ja e tyre mbetet shqiptare.

Sidoqoftë, për shekuj me radhë, jetesa mes grekëve e shqiptareve, ashtu si jetesa mes vëndeve ballkanike, nuk ishte më pak e dhunshme se në vendet e tjera europiane. Kemi parë të bëhen spastrime etnike dhe të shpërthejnë urrejtje primitive, me burim nacionalizmin e sëmurë. Burimi i konflikteve mund të jetë i vjetër ose dhe i ri, por mes fqinjëve ia kemi domosdoshmërisht nevojën bashkëjetesës në paqe. Kjo arrihet vetëm nga një shoqëri që pranon të marri mjekim.

Next Post
Marrëveshja me Italinë për pensionet diskutohet sot në Komisionet Parlamentare

Marrëveshja me Italinë për pensionet diskutohet sot në Komisionet Parlamentare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com