• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A ka hequr dorë Trump nga shkatërrimi i programit bërthamor të Iranit?

by A R
25/04/2025 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bisedimet e rëndësisë së lartë për çështjen bërthamore mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit kanë kaluar tashmë në fazë teknike, pas vetëm dy raundeve të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Omani.

Rundi i tretë i bisedimeve, së bashku me bisedime të ndara teknike, është caktuar për 26 prill në Muskat. Përparimi në bisedime ka nxitur thashetheme, veçanërisht në Iran, se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, është tërhequr nga kërkesa për shkatërrimin e programit bërthamor të Teheranit, dhe tani synon kufizimin e tij. Por, analistët paralajmërojnë se është shumë herët për të nxjerrë përfundime të tilla.

Derisa kalimi në bisedime teknike mund të nënkuptojë se ka zbutje të kërkesave amerikane, analistët thonë se shkatërrimi i programit bërthamor mund të mbetet ende synimi përfundimtar – ose të paktën mjet trysnie. “Nuk kam menduar kurrë se shkatërrimi ishte synim i besueshëm”, tha Richard Nephew, i cili ka shërbyer si ekspert për sanksionet në ekipin amerikan që arriti marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin.

“Por, nëse kjo është ende në mendjen e administratës Trump, atëherë e ardhmja afatgjatë mbetet e zymtë”, shtoi ai.

Ai theksoi se edhe gjatë negociatave që çuan në Planin Gjithëpërfshirës të Veprimit të Përbashkët (JCPOA), pati bisedime teknike, edhe kur kërkesat amerikane mbeteshin maksimale. Jason Brodsky, drejtor i politikave në organizatën Të Bashkuar Kundër Iranit Bërthamor (UANI), nuk e sheh trajektoren e tanishme si lëshim, por si trysni strategjike.

“Një doktrinë e Trumpit për Iranin po merr formë, ku Iranit i jepet një zgjedhje: Ose e shkatërroni vetë programin tuaj bërthamor, ose SHBA-ja dhe/ose Izraeli do ta bëjnë këtë për ju”, tha ai.

A po përpiqet Irani të humbë kohë?

Disa, veçanërisht përkrahësit e shkatërrimit të programit bërthamor, argumentojnë se republika islamike po zvarrit negociatat derisa të skadojnë sanksionet e OKB-së. Britania, Franca dhe Gjermania kanë kërcënuar se do ta aktivizojnë mekanizmin e “rikthimit automatik” të JCPOA-së [Planit Gjithëpërfshirës të Veprimit të Përbashkët] – që do të rikthente sanksionet e OKB-së ndaj Teheranit – nëse nuk arrihet një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara deri në fund të qershorit.

Megjithatë, ky mekanizëm skadon në tetor. Të dy analistët pajtohen se Irani e sheh si të vlefshme zvarritjen e procesit për ta shmangur trysninë, për ta shmangur rikthimin e sanksioneve ose thjesht për të humbur kohë. “Ka vetëm një sasi të caktuar trysnie për ta kaluar kohën, sepse edhe pas skadimit të mekanizmit të rikthimit, SHBA-ja mbetet kundërshtar i fortë me fushatën e saj të sanksioneve kombëtare”, tha Nephew.

“Irani do të donte ta arrinte një marrëveshje të mirë, por nëse jo, do të pranojë edhe kohë të humbur – dhe shtyrje të mundshme të ndonjë veprimi ushtarak – si shpërblim ngushëllues“, shtoi ai. Brodsky ofroi një qëndrim më të ashpër, duke i quajtur negociatat “mburojë” që Teherani e përdor për ta mbrojtur punën e tij bërthamore nga kontrollet ose veprimet e mëtejshme.

“Irani është i vetmi që humb nëse dështojnë negociatat“, tha ai. “Shtetet e Bashkuara, ndërkohë, nuk kanë nevojë për këto bisedime aq shumë sa Irani”.

Si do të dukej një marrëveshje e mirë me Iranin?

Pavarësisht skepticizmit nëse shkatërrimi i programit bërthamor është ende kërkesë e arritshme, analistët pajtohen se një marrëveshje që kufizon aktivitetet bërthamore të Iranit mund të jetë e vlefshme, nëse përfshin garanci kyçe. “JCPOA [Plani Gjithëpërfshirës të Veprimit të Përbashkët ] na jep shumë udhëzime këtu”, tha Nephew. “Duhet t’i ketë 3 gjëra: verifikim të kufirit, kufizime fizike që të mos mund të tejkalohet shpejt, dhe mundësi për pasoja nëse ata mashtrojnë.”

Ai theksoi se, ndonëse është e pamundur që Irani të heqë sërish dorë nga centrifugat e avancuara, siç bëri në vitin 2015, “ende ka hapësirë për të gjetur një marrëveshje”.

Megjithatë, Brodsky është skeptik se çfarëdo marrëveshje pos shkatërrimit të plotë mund ta ndalë vërtet Iranin nga përdorimi i programit bërthamor si përparësi. Ai e konsideron kërcënim edhe pasurimin në nivele të ulëta – siç është kufiri prej 3.67 për qind i JCPOA-së.

“E drejta e tij për të pasuruar uranium në 3.67 për qind në kuadër të JCPOA-së ishte pjesë e një shantazhi”, tha ai, duke iu referuar përpjekjeve të Iranit për të kërcënuar me zhvillimin e armëve bërthamore.

“Vazhdimi i këtij procesi negociatash bën që disa vëzhgues të besojnë se SHBA- ja ka pranuar të drejtën e Iranit për pasurimin e uraniumit”, tha Brodsky. “Unë besoj se administrata Trump është ende duke përcaktuar format se si do të dukej një marrëveshje e pranueshme”, përfundoi ai.

Next Post
Apeli i GJKKO-së e la me “detyrim paraqitje, a do e zbatojë vendimin Sali Berisha?

“Gjyqi për Berishën do shtyhet pas 11 majit, analisti: S’ka vendim para zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk njeh zgjedhjet, i kërkon KQZ të mos certifikojë rezultatin e 11 majit

PD nuk njeh zgjedhjet, i kërkon KQZ të mos certifikojë rezultatin e 11 majit

May 20, 2025
Nuk mori mandatin, Meta kërkon të verifikohet puna e anëtarëve të Partisë së Lirisë në Qarkun Tiranë gjatë zgjedhjeve

Nuk mori mandatin, Meta kërkon të verifikohet puna e anëtarëve të Partisë së Lirisë në Qarkun Tiranë gjatë zgjedhjeve

May 20, 2025
“Fitoret personale zvogëlohen para një fitoreje të madhe”, mesazhi i Etilda Gjonajt pasi mbeti jashtë parlamentit

“Fitoret personale zvogëlohen para një fitoreje të madhe”, mesazhi i Etilda Gjonajt pasi mbeti jashtë parlamentit

May 20, 2025
Rama për televizionin austriak: Anëtarësimi në BE është një mundësi historike që nuk do të zgjasë përgjithmonë

Rama për televizionin austriak: Anëtarësimi në BE është një mundësi historike që nuk do të zgjasë përgjithmonë

May 20, 2025
Berisha u premton qytetarëve të Kukësit: Traun do e heqim që javën e parë! Nuk do paguani më asnjë qindarkë!

Gazetari Bala: Lajmet nga PD nuk besohen më, Berisha duhet të shkarkohet, po përgatitet dhe pasardhësi! 

May 20, 2025
Açka: Gazment Bardhi e Flamur Noka, si spermatozoidë të tërbuar

Açka: Gazment Bardhi e Flamur Noka, si spermatozoidë të tërbuar

May 20, 2025
160 mln lekë vetëm për reklama në Facebook, PD kryeson listën! Kush janë kandidatët që shpenzuan më shumë për 11 Majin

160 mln lekë vetëm për reklama në Facebook, PD kryeson listën! Kush janë kandidatët që shpenzuan më shumë për 11 Majin

May 20, 2025
AMA marrëveshje me Inspektoriatin Shtetëror të Punës, Krasniqi: Angazhim i përbashkët për zbatimin e ligjit mbi kushtet e punës dhe mbrojtjen e gazetarëve

AMA marrëveshje me Inspektoriatin Shtetëror të Punës, Krasniqi: Angazhim i përbashkët për zbatimin e ligjit mbi kushtet e punës dhe mbrojtjen e gazetarëve

May 20, 2025
Nga korrupsioni deri tek shpërdorimi i detyrës, SPAK nis hetimet për 39 raste

SPAK zbarkon në Bashkinë Klos/ Shoqërohen disa zyrtarë. Ja çfarë u sekuestruan

May 20, 2025
Nga Basha, Alibeaj e Shehi, te Majko, Kodheli e Kryemadhi, kush janë 79 deputetët aktualë që dorëzojnë mandatin në shtator

Nga Basha, Alibeaj e Shehi, te Majko, Kodheli e Kryemadhi, kush janë 79 deputetët aktualë që dorëzojnë mandatin në shtator

May 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com