• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A ka ardhur koha ta shfrytëzojmë komunizmin?!

by Java News
05/03/2016 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjafton të përmendësh një gjë të vogël, sa i përket kohës së socializmit, e të kesh mbi kurriz të gjithë përbaltjen e shqiptarëve, më së shumti patetikëve kinse patriotë. Në fakt, ka ardhur koha ndoshta ta shfrytëzojmë me anë të artit, paçka stigmave. Si? Kjo mbetet të shihet, por mund të krijohet së pari, një park me veprat e Soc-Realizmit në skulpturë, atë që vendet e tjera e kanë bërë prej kohësh dhe po ia ndjejnë paq përfitimet…, të paktën sa i përket edukimit…

Nga Ben Andoni

Statues of Enver Hoxha, Vladimir Illych Lenin, and others, stand abandoned in the iron foundry where they were once proudly made, in Tirana, Albania, 1992.

Kush është banor i Tiranës i sjell ndërmënd kujtimet që lidhen me një grup veprash skulpturore të socializmit. Për dekada me radhë potenca dhe dinjiteti patetik i tyre të tregonin forcën e një regjimi të paskrupullt. Por për njerëzit e thjeshtë, ata, më shumë sesa simbole ishin kthyer në metafora pragmatike. E lemë te Këmbët e Stalinit,  Shihemi pas Leninit! Ose shërbenin si drejtime. Kthehu te Partizani i Panjohur dhe vazhdo drejt deri te Vojo Kushi...Mu ke Qemal Stafa!

…

Nëse zërat e militantëve të dikurshëm të socializmit tashmë janë fashitur, nuk mund të thuhet kështu për ata që kundër tij. Mjafton sjellja e një relike, një objekti, kujtimi i një gjëje që lidhet me të ashtuquajturin komunizëm, si bunkeri i pak ditëve më parë dhe të të hidhen në fyt në gjithë duke të ofenduar.

Lituanët me një trashëgimi më pak të hidhur, por aspak të këndshme nga rusët, ua kanë gjetur vendin veprave të bëra në kohën e komunizmit, kur ata ishin një nga republikat e shumta të BRSS. Kanë krijuar të ashtuquajturin “Grūtas Park”, ku sot prehen disa nga reliktet ideologjike të erës sovjetike. I realizuar më 2001 nga Viliumas Malinauskas, parku është i lokalizuar afër Druskininkai, rreth 130 kilometra në jugperëndim të Vilnius. Por, nuk kanë mbetur më pas hungarezët dhe kështu me radhë…

“I kam bërë disa kërkesa Ministrisë së Kulturës, për një sistemim të veprave skulpturore të socializmit dhe fondit, por pyetjet e mia kanë mbetur në ajër sepse më mungon përgjigja e autoriteteve”, thotë me pezm Artan Shabani, drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve. “Ndërkohë ato që janë dhe ruhen në Galeri po dëmtohen për shkak të kushteve aspak të mira ku ruhen dhe degradimit të krejt godinës së GA-së”, thotë ai.

Janë dhjetëra e qindra skulptura dhe punë në materiale të ndryshme të kësaj kohe, më së shumti me sensin propagandistik, që tashmë nuk e shohin dritën. Një pakicë e tyre janë të mbetura në piedestale, por në vende ku po dëmtohen përditë dhe një palë syresh, të cilat po humbasin krejt në fonde të mbyllura…Mu këto, ka ardhur koha të shfrytëzohen për interesa turizmi dhe edukimi, çka do të thotë se ajo kohë nuk duhet harruar kurrë…

enver

Dikur

Në fakt, Tirana e bëri një përpjekje simpatike, por që mbeti udhës. Disa vepra të Realizmit Socialist, populluan vite më parë kopshtijen e Galerisë së Arteve, atë që do të mbajnë Renë japoneze tani. Pa asnjë kompleks, ish-drejtori i vjetër i Galerisë, Abaz Hado, duke u treguar paksa dhe pragmatist, mundi që t’i ekspozonte bustet dhe shtatoret e shumë veprave të viteve para ’90, në kopshtin e Galerisë dhe njerëzit mund të sillnin në mend vepra të harruara prej kohësh. “Unë kam insistuar gjithnjë dhe jam i mendimit se duhet ta shfrytëzojmë këtë trashëgimi skulpturore në mënyrën që kanë bërë vendet e tjera, me të njëjtën të kaluar si edhe ne”, thotë ai, tashmë në postin e zëvendëskryetarit të Bashkisë.

Veprat e dikurshme të Realizmit Socialist, që kishin krijuar në vite duart e Muntaz Dhramit, Kristaq Ramës, Shaban Hadërit etj., kureshtonin njerëzit e shumtë, që gjerbnin kafenë atëherë ndanë Galerisë. Mes tyre preheshin edhe disa vepra të vërteta arti… paçka se i kishin shërbyer ‘të mallkuarit’ socializëm…Si për t’i dhënë jetë më shumë, një projekt shumë i këndshëm i artistit Maks Velo, ideonte disa rrugica të vogla mes tyre, ku parashikohej dhe një ndriçim nga poshtë, për t’i evidentuar shumë më mirë këto vepra. U tha dhe çfarë nuk u tha, por e gjitha u harrua dhe veprat e kthyen në fond.

stalin lenin

Në këtë qerthull, ish-drejtori Abazi, e kuptoi më mirë se të gjithë, që projekti me ndriçimin e Maks Velos do të krijonte një oaz mirëfilli kulturor. Për pak kohë, me thëniet në media, u duk se u arrit me këtë projekt. Kuptohet se nuk ishte e lehtë.

Ata që i bënin lavde dikur socializmit, tani mund të shikonin një fytyrë tjetër sesa i kishin rezistuar artit të vërtetë këto. Dhe, ato statuetat, pavarësisht se shumë syresh u vrisnin sytë dhe u dukeshin tepër patetike – krijuan një mjedis të mirë. Atë të artit. Që është braktisur masivisht dhe, ku tymit që spërkat pa mëshirë Tiranën – i shtohet pa fund betoni.

Në fakt, kështu mbeti ëndërr ideja e këndshme, që mund të sillte në kujtim të njerëzve një kohë, që u duket e largët, por që pasojat e saj i kemi mbi kurriz.

Ndoshta i gjithë ky shtjellim i shërben idesë, që do të ishte mirë që veprat, të kujtdo kohe – sidomos këto të skulpturës – të dilnin për t’u ekspozuar. “E bëra që të kishte vepra arti, por edhe se zinin vend. Një rrugë e dy punë”, tha atëherë në vlerësimin e tij pragmatist drejtori Abaz Hado, që gjithsesi u mundua të sillte një erë ndryshe.

Kopshti i monumenteve të socializmit dhe jo vetëm fondit, por gjithë atyre veprave të komunizmit nëpër Shqipëri, mbase do të kthente në Tiranë atë dimension kujtese, që nuk duket asgjëkundi dhe më tepër do të bënte një punë edukuese-për të mos harruar nga vinim mund t’i shkohej deri në fund. Gjithsesi, nga ajo që shikon, duket se ka pak mundësi. Ashtu si çdo gjë tjetër në këtë vend. Ndërkohë kopshti i monumenteve, që mund t’i themi parku mund të shfrytëzohej dhe si atraksion turistik për Tiranën…por edhe për ta shfrytëzuar komunizmin ndryshe këtë herë shtruar për interesin tonë.

Next Post

Mogherini shkruan për Shqipërinë: Anëtarësimi në BE varet nga reformat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria vendos rekord të ri në turizëm/ 1.2 milionë italianë pushuan në vendin tonë gjatë vitit 2025

“Vizitoni shtegun epik të Ballkanit”, CNN Travel: Një nga mrekullitë e fundit të virgjëra të Europës…

August 20, 2026
“Maskat i kam qejf…”, 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan

“Maskat i kam qejf…”, 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan

August 20, 2026
Vrasja e turistit portugez/ Policia kontrolle nga veriu në jug, kërkon pronarin e lokalit ku ndodhi krimi

Vrasja e turistit portugez/ Policia kontrolle nga veriu në jug, kërkon pronarin e lokalit ku ndodhi krimi

August 20, 2026
Si mund ta ndihmojë teknologjia satelitore Evropën në luftën kundër zjarreve

Si mund ta ndihmojë teknologjia satelitore Evropën në luftën kundër zjarreve

August 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 21 Gusht 2026

August 20, 2026
Pavlefshmëria absolute, dy interpretime: Çfarë mësojnë juristët dhe çfarë vendosi gjyqtari Balliu në çështjen Veliaj

Pavlefshmëria absolute, dy interpretime: Çfarë mësojnë juristët dhe çfarë vendosi gjyqtari Balliu në çështjen Veliaj

August 20, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari

August 20, 2026
Shpërndanin drogë në Mykonos, arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

Shpërndanin drogë në Mykonos, arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

August 20, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Nuk është vetëm Ols Dado pa magistraturë…

August 20, 2026
“Mos më lini vetëm”| Pas 2 vitesh, Izraeli nis hetimet për vrasjen e vogëlushes palestineze

“Mos më lini vetëm”| Pas 2 vitesh, Izraeli nis hetimet për vrasjen e vogëlushes palestineze

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com